GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Presidenti Begaj në kuvendin e Kosovës: Historia nuk mund të rishkruhet, e vërteta është me UÇK

11:31 - 17/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidenti Begaj në kuvendin e Kosovës: Historia nuk mund të rishkruhet, e vërteta është me UÇK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria është krah Kosovës. Ky ishte mesazhi që përcolli presidenti Bajram Begaj gjatë senacës solemne në Kuvendin e Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë. Begaj tha se lufta ish-krerët e UÇK-së, për të cilët Prokuroria e Hagës ka kërkuar 180 vite burg, po përballen me akuza të montuara. Begaj bëri thirrje që të hiqen sanksionet e BE ndaj Kosovës, ndërsa shtoi se Shqipëria do jetë “jetë e mot me Kosovën”. “Ne jemi një komb, Shqipëria është shtëpia juaj, Kosova është shpirti ynë.”, theksoi Begaj.

“Kënaqësi të jem në këtë solemnitet të Kuvendit të Kosovës. Ju uroj gëzuar ditën e pavarësisë, çdo shqiptar, kudo ndodhet, çdo familje shqiptare, sot ndihet pjesë e festës, gëzimit, urimit dhe krenarisë. Sot është ditë e madhe, sot Kosova mbush 18 vjeç.

Në jetën e një njeriu kjo është mosha e pjekurisë, momenti kur ëndrrat e fëmijërisë marrin formën e përgjegjësisë. Republika e Kosovës është realitet i pakthyeshëm, shtet sovran, sot është vendi ku liria frymëzon.

Kosova është shtet i ri në vite, por me rrënjë të thella kontributesh e sakrificash. Ecën me hapa të sigurt drejt së ardhmes, pa harruar themelet me të cilat u ndërtuar, intelektualët dhe luftëtarët. Luftuan me sukës për ideale të mëdha, lirinë, të drejtat e tyre, identitetin kombëtar shqiptar dhe mbijetesën.

Ky popull ka treguar se është qëndrestar dhe i pathyeshëm. Kosova ishte me fat që i pati, i rriti i besoi, dhe i mban siç e meritojnë, simbole frymëzuese të Republikës së Kosovës. Kosova është histori që bën krenar kombin tonë dhe ata që luftuan, por edhe miqtë e partnerët tanë strategjikë, sidomos SHBA dhe bashkësinë perëndimore.

Për herë të parë, NATO përdori nenin e angazhimit duke parandaluar katastrofën humanitare, gjenocidin dhe dëbimin kolektiv të qytetarëve të Kosovës, duke mundësuar rikthimin në tokën e tyre, në familjen e vlerave europiane. Zërat tona janë me dëshmorët e lirisë, por sot mendimi ynë është edhe me ata që po përballen me betejë të vështirë, të padrejtë dhe vendimtare në Hagë.

Historia e Kosovës nuk mund të shkruhet pa emrat e Thaçit, Veselit, Krasniqit, Selimit dhe bashkë luftëtarëve të tyre. Ata që udhëhoqën popullin drejt lirisë, po përballen me akuza të montuara duke na bërë të gjithëve të ndihemi të fyer, të paragjykuar dhe të akuzuar. UCK që mori armët për të kërkuar lirinë, do jenë simbole të lirisë.

E vërteta nuk mund të tjetërsohet, historia nuk mund të rishkruhet, sepse liria ka emër, liria meriton drejtësi, liria meriton mirënjohje. Shqipëria është me UÇK, qytetarët e Kosovës. Shqipëria ka qëndruar pranë Kosovës, qëndron sot krah Kosovës dhe do të qëndrojë jetë e mot me Kosovën.

Ne jemi një komb, Shqipëria është shtëpia juaj, Kosova është shpirti ynë. Bashkëpunimi ynë nuk është zgjedhje politike, por detyrim i yni ndaj brezave, Shqipëria dhe Kosova ecin krah përkrah drejt një hapësire ku vlerat e demokracisë dhe paqes janë të pacenueshme. Ky 18-vjetor na rikujton se do jemi bashkë edhe në tryezat e Brukselit për të dëshmuar se shpirti i shqiptarit ka qenë dhe do të mbetet euroatlantik”, tha Begaj.

Etiketa: BegajKosove

Lajme të lidhura

Abuzoi me partneren dhe e detyroi të përdorte drogë, shqiptari dënohet në Angli
Aktualitet

Abuzoi me partneren dhe e detyroi të përdorte drogë, shqiptari dënohet në Angli

08:30 - 10/03/26
Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve
Aktualitet

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve

23:27 - 09/03/26
Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Dyshohet se qëlloi veten me armë zjarri në banesë, vdes 47-vjeçari në Tiranë

23:16 - 09/03/26
Para
Vrasja e Ardit Spahiut/ Gjykata belge dënon me 25 vite burg Franc Çopjan dhe burgim të përjetshëm për dy të tjerë

Vrasja e Ardit Spahiut/ Gjykata belge dënon me 25 vite burg Franc Çopjan dhe burgim të përjetshëm për dy të tjerë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Abuzoi me partneren dhe e detyroi të përdorte drogë, shqiptari dënohet në Angli
Aktualitet

Abuzoi me partneren dhe e detyroi të përdorte drogë, shqiptari dënohet në Angli

08:30 - 10/03/26

 Një 24-vjeçar është dënuar me burg në Angli. I dënuari është Berajd Mazari, 24 vjeç. Ai u dënua për sjellje të...

Lexo më shumë
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

07:46 - 10/03/26
Horoskopi, e marta ditë “tersi” për dy shenja, ja parashikimi sipas yjeve

Horoskopi, e marta ditë “tersi” për dy shenja, ja parashikimi sipas yjeve

07:32 - 10/03/26
Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve

Mamaja e Bleona Matës rikujton ditën kur u zhduk e bija: 800 veta e kërkuan maleve

23:27 - 09/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com