GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Begaj bën tender sekret për rikonstruksionin e Presidencës, në lojë janë 3.42 miliardë lekë

14:41 - 10/06/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Begaj bën tender sekret për rikonstruksionin e Presidencës, në lojë janë 3.42 miliardë lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përgjunjësia politike e Presidentit Begaj ndaj kryeministrit Rama dhe mazhorancës shpërblehet me një fond të madh për restaurimin e godinës. Tenderi do të bëhet sekret meqenëse Begaj është edhe Komandant i Ushtrisë. Kështu fondi 342,011,360.87 lekë pa tvsh do të kalojë me procedurën Ligjit për Prokurimet në Fushën e Mbrojtjes dhe Sigurisë.

Objekti i kontratës së shpallur është emërtuar “Restaurim dhe rikonstruksion i godinës ekzistuese të Institucionit të Presidentit të Republikës”, Monument Kulture Kategoria e II-të.

Kohëzgjatja e kontratës është brenda 9 muajve, duke filluar nga data e nisjes së punimeve, deri në përfundimin e tyre.

Ndërkaq, ofertuesi duhet të disponojë Çertifikatën CSI në nivelin e klasifikimit “Sekret” për kompaninë dhe për personelin kryesor, drejtues teknik, në licencën e shoqërisë të disponojë Çertifikatën CSI në nivelin e klasifikimit “Sekret”, lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

Presidenti Begaj trefishon shpenzimet

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, që prej marrjes së detyrës në krye të shtetit, duket se ka kërkesa të vazhdueshme financiare, që tashmë përfshijnë dhe një godinë të re si dhe dy makina luksoze. Kjo u mësua gjatë diskutimit të buxhetit vitin e kaluar.

Institucioni i Presidentit i ka kërkuar në tetor 2024, Ministrisë së Financave shumën prej 400 mijë eurosh për blerjen e dy makinave, ndërkohë që godina e rindërtuar kërkon një fond rreth 4 milionë euro.

Presidenca argumentonte në kërkesën drejtuar Ministrisë së Financave se do të shtohej një ndërtesë e re, që do të shërbejë për stafin administrativ, do të ketë gjithashtu një ekspozitë dhe një bibliotekë.

Që pas zgjedhjes së Begajt në krye Presidencës, buxheti i institucionit, që më herët drejtohej nga Ilir Meta, është 3-fishuar. Nga pak më shumë se 253 milionë lekë në vitin 2023, Presidenca pati një vit më pas në dispozicion plotë 635.5 milionë lekë.

Çdo president bën “restaurimin” e selisë!

Në vitin 2012, kur Presidenti i ndjerë, Bujar Nishani sapo kishte ardhur në detyrë, godina e Presidencës i është nënshtruar tërësisht rikonstruksionit. Gjithçka që ka qenë krijim i ish-presidentit Bamir Topi, u zhbë. Përveç pllakave, dyerve, parketeve dhe infrastrukturës së përgjithshme, kreu i ri në Presidencë ndërroi edhe pemët, lulet dhe barin. Madje për rikonstruksionin dhe rregullimin e institucionit i është kërkuar ndihmë edhe policisë bashkiake, e cila vuri në dispozicion një fadromë për këtë qëllim.

Restaurimi u bë me donacione private, ku përfshihej dhurimi një ulliri 450-vjeçar dhe një skulpture për institucionin. Tashmë është radha e Begajt t’i shkulë të gjitha dhe të nisë nga e para!

Begaj futi “mik” Erdoganin tek Rama për paratë e restaurimit

Në Tetor 2024, gjatë vizitës së Presidentit të Turqisë Erdogan, i zoti i shtëpisë Begaj ankohej se zyra e tij ishte e ngushtë.

Në një moment kur Erdogani së bashku me Begajn po futeshin për në zyrën e këtij të fundit, Presidenti ynë ka thënë se zyrat e presidencës janë të vogla në krahasim me atë të pallatit që ka Erdogan.

“Zyrat janë shumë të vogla…” thotë Begaj. Përkthyesi i Erdogan e pyet se sa metra katrorë është e gjithë godina, dhe Begaj shprehet: “Po nja 600 metra katrorë”. Në kohën që përkthyesi po ia shpjegonte në turqisht Presidentit Erdogan, Begaj dëgjohet teksa thotë se do flasë “me Edin” (kryeministrin Edi Rama) që duhet një godinë tjetër, ndërsa kreu i shtetit turk qesh.

Tani që Presidenti do të zgjerohet me zyra dhe po bën këtë tenderin sekret të rikonstruksionit, urojmë që të mos i ngushtohet akoma më shumë pushteti që ia përdor kryeministri.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Bajram BegajPresidencatender

Lajme të lidhura

Petrit Maho i fut paratë e pista poshtë vezëve “Beata”, lidhjet nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti, tek Taulant Balla dhe Bledi Çuçi
Fact-Checking & Analize

Petrit Maho i fut paratë e pista poshtë vezëve “Beata”, lidhjet nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti, tek Taulant Balla dhe Bledi Çuçi

18:39 - 12/06/25
Gjendet i vrarë me thikë pranë pronës së tij një burrë në fshatin Xibër
Aktualitet

Gjendet i vrarë me thikë pranë pronës së tij një burrë në fshatin Xibër

22:59 - 11/06/25
Juventus, akord me trajnerin deri në vitin 2027
Sport

Juventus, akord me trajnerin deri në vitin 2027

21:58 - 11/06/25
Para
I vuri zjarrin një magazine me pajisje elektroshtëpiake, arrestohet i riu në Librazhd (Emri)

Tentoi të vriste fqinjin duke e djegur me benzinë, arrestohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekstradohen në Shqipëri 2 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar
Aktualitet

Ekstradohen drejt Italisë 3 pjesëtarë në organizata kriminale – Emrat

18:47 - 12/06/25

Tre persona të cilët janë pjesëtarë në organizata kriminale janë ekstraduar këtë të enjte nga Tirana drejt Italisë në vijim...

Lexo më shumë
Petrit Maho i fut paratë e pista poshtë vezëve “Beata”, lidhjet nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti, tek Taulant Balla dhe Bledi Çuçi

Petrit Maho i fut paratë e pista poshtë vezëve “Beata”, lidhjet nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti, tek Taulant Balla dhe Bledi Çuçi

18:39 - 12/06/25
Matura 2024/ Sot 28 mijë nxënësi i nënshtrohen provimit në ‘Gjuhën e huaj’!

Dalin rezultatet e provimit të Maturës në gjuhën e huaj, ja lista e notave

18:29 - 12/06/25
PD: Publikimi i tezës së provimeve të maturës pas fillimit të testimit, dështim i sistemit arsimor

PD: Publikimi i tezës së provimeve të maturës pas fillimit të testimit, dështim i sistemit arsimor

18:21 - 12/06/25
Kolegji Zgjedhor cakton datën për shqyrtimin e 4 kërkesave të PD-së

Kolegji Zgjedhor cakton datën për shqyrtimin e 4 kërkesave të PD-së

18:11 - 12/06/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com