GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Begaj: Beteja për shtetin e së drejtës nuk është as e përfunduar…

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Begaj: Beteja për shtetin e së drejtës nuk është as e përfunduar…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj me rastin e mesazhit për vitin e ri, tha midis të tjerash se aspirata kryesore për vitin në vijim mbetet shteti i konsoliduar i së drejtës, drejtësi e gjithëpranishme sociale dhe reduktim i polarizimit në shoqëri, politikë dhe ekonomi.

Në fjalën e tij, kreu i shtetit tha se gjatë vitit që lamë pas, roli ndërkombëtar i Shqipërisë u konsolidua.

Fjala e plotë:

Afrimi i vitit të ri përbën një moment të veçantë për të gjithë ne. Është festë e shprehjes së ngrohtësisë familjare e shoqërore rreth tavolinave të mbushura me dashuri. Është festë e mirëseardhjes dhe e shpresës për të ardhmen, festë  që nuk na ndan, por na afron më pranë njëri -tjetrit. Kjo është festa e të gjithëve.  Dëshiroj të ndaj me ju disa reflektime mbi rrugëtimin tonë të përbashkët dhe aspiratat për ardhmen.

 

Viti që lëmë pas pati zhvillime pozitive. Këtu  veçoj forcimin e pozitës tonë ndërkombëtare dhe rritjen e reputacionit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë.

 

Treguam se ndonëse vend i vogël, i kemi të gjitha mundësitë të jemi faktor në rajon dhe kontribues për paqen në botë.  Megjithatë, rritja e rolit tonë në arenën ndërkombëtare dhe përmirësimi i imazhit të Shqipërisë, nuk mund të kuptohen pa politika të mira brenda vendit. Këtë vit, miliona turistë vizituan vendin tonë. Në Shqipëri ata gjetën jo vetëm bukuritë e natyrës, por edhe mikpritjen tradicionale të shqiptarëve. Gjithashtu, vijuam angazhimin tonë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Jemi të vetëdijshëm se procesi nuk është vetëm një ushtrim i thjeshtë administrativ, por transformim i thellë institucional dhe shoqëror.  Sistemi i drejtësisë, i ka të gjitha mundësitë të jetë mishërues i këtij transformimi. Beteja për shtetin e së drejtës nuk është as e përfunduar as e fituar.

Ne kemi ende shumë rrugë për të bërë që shteti ynë të jetë i drejtë dhe transparent. Ndërsa një rrugë më e gjatë është ajo drejt drejtësisë sociale.

Për këto dy aspekte themelore të drejtësisë, asaj  juridike dhe sociale, i bëj thirrje të gjitha forcave politike, që pavarësisht dallimeve, t’i japin përparësi interesave të qytetarëve shqiptarë. Ndaj dhe aspirata kryesore për vitin në vijim mbetet shteti i konsoliduar i së drejtës, drejtësi e gjithëpranishme sociale dhe reduktim i polarizimit në shoqëri, politikë dhe ekonomi.

Shpreh bindjen se me politika të drejta dhe stimuluese ekonomike, me investime publike të mençura, me koordinim ndërsektorial dhe duke administruar me eficiencë burimet njerëzore, e ardhmja do të jetë më e sigurt dhe begatë.

Të gjithë së bashku duhet të punojmë për të krijuar mundësi të reja, tërheqëse, që të rinjtë të duan ta ndërtojnë jetën  e tyre këtu, në atdhe.

Të dashur bashkëatdhetarë,

Dua tu uroj të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, vëllezërve dhe motrave në Kosovë e në rajon një vit të ri të mbarë, të paqtë dhe të begatë.

Më lejoni që në mbyllje të këtij mesazhi të ndalem, te njerëzit e thjeshtë, te punëtorët dhe profesionistët e angazhuar për të mirën personale dhe për të mirën e vendit.

Dua t’ju them se secili prej jush e të gjithë ne bashkë, jemi Shqipëria. Të gjithë bashkë japim kontributin në ndërtimin e një të ardhme më të mire e më të qëndrueshme. Këtë prag viti të ri, le ta shohim bashkërisht të ardhmen me besim te vetja dhe te vendi. Vetëm kështu do të dimë të hapim horizonte shprese.

Etiketa: Bajram BegajPresidenti

Lajme të lidhura

Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria digjet, Rama krihet
Aktualitet

Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria digjet, Rama krihet

20:17 - 22/08/26
“Ajka e kombit” në diasporë është përkrah protestuesve, Ditmir Bushati: Atdheu ka nevojë për shkundje!
Aktualitet

Bushati: Në Shqipëri po zhvillohet një kapitalizëm grabitqar i një grushti njerëzish në kurriz të qytetarëve

20:07 - 22/08/26
Kaos në Dhërmi/ Trafiku kthehet në makth për pushuesit, rruga lirohet vetëm kur kalon Rama!
Aktualitet

Kaos në Dhërmi/ Trafiku kthehet në makth për pushuesit, rruga lirohet vetëm kur kalon Rama!

19:38 - 22/08/26
Para
Ilir Meta: Të ndezim një shpresë të re që të jetë udhërrëfyes për…

Ilir Meta: Të ndezim një shpresë të re që të jetë udhërrëfyes për...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria digjet, Rama krihet
Aktualitet

Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Shqipëria digjet, Rama krihet

20:17 - 22/08/26

Protesta e 84-të vijon me marshimin e qytetarëve, ndërsa nga turma dëgjohen thirrjet “Nuk shitet Shqipëria”, “Rama në burg” dhe...

Lexo më shumë
“Ajka e kombit” në diasporë është përkrah protestuesve, Ditmir Bushati: Atdheu ka nevojë për shkundje!

Bushati: Në Shqipëri po zhvillohet një kapitalizëm grabitqar i një grushti njerëzish në kurriz të qytetarëve

20:07 - 22/08/26
Dramë në futbollin portugez, ndërron jetë në fushë futbollisti 25 vjeçar

Dramë në futbollin portugez, ndërron jetë në fushë futbollisti 25 vjeçar

20:01 - 22/08/26
Kaos në Dhërmi/ Trafiku kthehet në makth për pushuesit, rruga lirohet vetëm kur kalon Rama!

Kaos në Dhërmi/ Trafiku kthehet në makth për pushuesit, rruga lirohet vetëm kur kalon Rama!

19:38 - 22/08/26
80 ditë protestë, qytetarët mblidhen sërish sot për dorëheqjen e Ramës dhe ndryshimin e sistemit politik në vend

84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, edhe sot para Kryeministrisë

19:18 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com