GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Begaj dekoron ambasadorin amerikan Walker

13:48 - 16/01/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Begaj dekoron ambasadorin amerikan Walker
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj ka dekoruar ambasadorin amerikan William Walker me medaljen “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”. Gjatë ceremonisë, Begaj deklaroi se Walker është njeriu që ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës, rajonit tonë dhe të vetë NATO-s. Po ashtu ai ka theksuar se Walker ishte një ndër diplomatët e parë që i treguan botës për krimet e tmerrshme kundër shqiptarëve të Kosovës, si masakra e Reçakut. Po pikërisht për këtë masakër, Walker do të botojë dhe një libër.

Fjala e Begaj:

Sot jemi të nderuar që kemi në mesin tonë ambasadorin amerikan Walker, i cili është mik i shqiptarëve dhe mund të them me plot gojën, se është njeriu që ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës, rajonit tonë dhe të vetë NATO-s. Ambasadori ëilliam ëalker është një personalitet ndërkombëtar, diplomat dhe humanist, i cili me punën dhe kontributin e tij krijoi një lidhje të pazgjidhshme me kombin shqiptar dhe me te gjithë qytetarët e Kosovës.  Kanë kaluar njëzet e katër vjet,që nga dita kur ambasadori Walker, shef i Misionit Monitorues të OSBE-së në Kosovë, u bë dëshmitar i një prej masakrave më të rënda të kryera në Reçak, më 15 janar të vitit 1999. Dyzet e pesë qytetarë të pafajshëm të Reçakut u masakruan mizorisht nga trupat ushtarake dhe paraushtarake të regjimit të Millosheviçit. Ambasadori Walker, i pari, ekspozoi në mbarë botën këtë akt mizor dhe e cilësoi masakrën para mediave si “një krim kundër njerëzimit”. Falë veprimeve dhe angazhimeve të tij e gjithë bota u informua për krimet në Kosovë. E gjithë bota e qytetëruar u trondit! Vendet e qytetëruara dhe demokratike si edhe komuniteti ndërkombëtar reaguan me shpejtësi për të dënuar gjenocidin në zemër të Evropës dhe për t’i dhënë fund regjimit të Millosheviçit në Kosovë.

Kosova

Sot populli i Kosovës prosperon në rrugën e demokracisë dhe lirisë por hijet e atyre kohërave të trishta vërtiten akoma në rajonin tonë, në epokën e një lufte tjetër të re e të përgjakshme në Evropë. Pikërisht për të mos harruar krimet, për të ruajtur paqen dhe për të lënë një botë në paqe për fëmijët tanë, vlerësojmë personalitete si Ambasadori Walker, të cilët më punën dhe përkushtimin e tyre janë bërë shembull që duhen ndjekur dhe kanë hyrë në histori si ruajtës dhe mbrojtës të paqes, jetës, lirisë dhe prosperitetit të qytetarëve të Kosovës, të rajonit e të kombit tonë. I nderuar Ambasador Walker Te jemi mirënjohës për përkushtimin tuaj në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për mbështetjen e vazhdueshme të të drejtave të shqiptarëve, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin më të madh të shqiptarëve. Ju do të botoni një libër për Reçakun. Jam i sigurt se ky libër do të jetë një kontribut i rëndësishëm dhe i shtuar për arsyet dhe parimet që bota demokratike, SHBA dhe NATO vendosën të ndërhyjnë dhe i dhanë fund gjenocidit serb në Kosovë. Për të gjitha këto arsye, por jo vetëm, Ambasadorit William Walker kam nderin t’i jap në emër të shtetit shqiptar dhe në emër të të gjithë shqiptarëve një nga medaljet më të larta të Republikës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhrit të Flamurit “. Duke e mbyllur, ju uroj juve dhe familjes suaj Ambasador një Vit të Ri të mbarë, të shëndetshëm dhe të begatë. Shumë faleminderit!

Etiketa: BegajdekorimiWalker

Lajme të lidhura

“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Para
Diva e kinematografisë, ndahet nga jeta aktorja italiane

Diva e kinematografisë, ndahet nga jeta aktorja italiane

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

Një aksident rrugor me pasojë fatale është regjistruar rreth orës 3 te mëngjesit të sotëm, në autostradën “Fier Vlore ”,...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com