Presideti i Republikës Bajram Begaj ka reaguar pas shpërthimit me tritol të makinës së kryetarit të Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, Benard Ndrecës, në oborrin e shtëpisë.
Begaj ka dënuar me forcë aktet e dhunës ndaj çdo individi dhe aktivisti politikë, duke nxitur institucionet ligjzbatuese të identifikojnë e të vendosin para ligjit personat përgjegjës.
Reagimi:
Mësova me shqetësim mbi vendosjen e një sasie eksplozivi në automjetin në pronësi të Z.Bernard Ndreca, në Laç, Vau i Dejës.
Dënoj me forcë aktet e dhunës ndaj çdo individi e ndaj aktivistëve politikë të çdo kahu.
Nxis institucionet përgjegjëse të identifikojnë e të vendosin para ligjit personat përgjegjës.
Discussion about this post