GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Begaj i dhuron Ramës kompetencën për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme nëpër bashki

18:02 - 25/09/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Begaj i dhuron Ramës kompetencën për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme nëpër bashki
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Qeveria e re “Rama 4” e nisi punën të enjten me vendimin për shkarkimin e kryebashkiakut socialist Erjon Veliaj, pasi ai po pret gjykimin në paraburgim për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Këshilltarët socialistë të Bashkisë Tiranë, me udhëzim të kryeministrit Edi Rama, vendosën t’i propozojnë Këshillit të Ministrave shkarkimin e tij për arsye të mungesës në detyrë, shtatë muaj pasi Veliaj u arrestua me kërkesë të SPAK.

E ndërsa Rama e justifikoi këtë akt politik me nevojën urgjente të kryeqytetit për një kryetar bashkie në detyrë, janë të paktën edhe katër bashki të tjera pa kryetarë për shkak të dorëheqjeve. Kryetarët e bashkive Mat, Berat dhe Tepelenë u larguan në pranverë pasi Rama i futi në listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa para dy javësh u dorëhoq edhe kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha.

Pavarësisht parashikimeve kushtetuese për shpalljen dhe organizimin e zgjedhjeve të reja të pjesshme, zgjedhjet në këto bashki vijojnë të mbeten peng i procedurave të paqarta mes kryeministrit dhe presidentit, të cilët, duke luajtur “ping-pong” me përgjegjësitë, i kanë shkelur afatet ligjore.

Kushtetuta e Shqipërisë i njeh Presidentit në nenin 92 kompetencën e caktimit të datës së zgjedhjeve për Kuvendin, organet e pushtetit vendor, si dhe për zhvillimin e referendumeve. Kjo kompetencë është e kufizuar në kohë nga neni 10 i Kodit Zgjedhor, i cili specifikon se: “Në rast të ndërprerjes së mandatit, për shkaqet e parashikuara në nenin 115 të Kushtetutës, zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit.”

Por Presidenca pretendon se vakanca duhet t’i njoftohet zyrtarisht nga kryeministri, duke e lënë shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme de facto në dorë të mazhorancës në pushtet, pavarësisht afateve dhe parashikimeve ligjore.

Standarde të dyfishta

Zgjedhjet lokale të vitit 2019 krijuan një precedent zgjedhor, kur opozita e atëhershme, Partia Demokratike dhe ish-Lëvizja Socialiste për Integrim, vendosën t’i bojkotonin duke shkaktuar një ngërç politik.

Ish-presidenti Ilir Meta, në përpjekje për të zgjidhur këtë ngërç, shfuqizoi dekretin e tij për zhvillimin e zgjedhjeve më 30 qershor, duke caktuar një datë të re në tetor. Por Kuvendi miratoi një rezolutë ku e shpalli të pavlefshëm dekretin e presidentit, me argumentin se cenonte parashikimet ligjore. Socialistët nisën më pas një procedurë parlamentare për shkarkimin e presidentit për tejkalim të kompetencave të tij.

Duke iu referuar përplasjeve të gjata institucionale mes ish-presidentit dhe Kuvendit, Rigels Xhemollari nga “Qendresa Qytetare” e sheh sjelljen e sotme të PS-së të lidhur me interesat e ngushta politike.

“Në 2019 PS kishte një interes politik për të marrë zotërimin e të gjitha bashkive, për të mbajtur pushtetin qendror, ndërsa tani që e ka atë, janë thjesht shpenzim energjie,” thotë ai, duke shtuar se nga ana tjetër “opozita i sheh këto bashki thjesht si beteja të pamundura.”

Edhe për ekspertin e çështjeve vendore, Agron Haxhimali, që drejton Institutin e Bashkive, sjellja e institucioneve bie ndesh me parashikimet e afateve ligjore dhe dobëson rolin e bashkive.

“Procedurat për zëvendësimin e kryebashkiakëve të dorëhequr janë në shkelje të afateve kushtetuese,” i tha ai BIRN-it, ndërsa sjelljen e mazhorancës e quan me “standard të dyfishtë”.

“Kjo që po ndodh sot mund të ishte ekuivalente me situatën që ndodhi në vitin 2019 për zgjedhjet vendore, kur PS refuzoi dekretin e presidentit për të shtyrë zgjedhjet për shkak të këtyre afateve,” shtoi Haxhimali.

Për përfaqësuesit e shoqërisë civile, sjellja e mazhorancës nuk është vetëm në shkelje të ligjit, por vjen edhe në vazhdën e një serie vendimesh me pasoja në autonominë vendore.

“Mënyra se si pushteti qendror po e zhvesh pushtetin vendor nga kompetencat, duke i marrë ujin, menaxhimin e mbetjeve, lejet e ndërtimit apo duke ndikuar në ngarkimin dhe shkarkimin e drejtorëve, të le të kuptosh se mazhoranca nuk i ka prioritet bashkitë dhe po përgatit një reformë për të goditur më tej autonominë e tyre,” përfundoi Xhemollari./BIRN

Etiketa: Bajram BegajKryesore1

Lajme të lidhura

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
Breaking Views

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:19 - 25/12/25
Pjerin Ndreu: Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen
Breaking Views

Pjerin Ndreu: Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen

21:56 - 25/12/25
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri
Aktualitet

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri

21:43 - 25/12/25
Para
Çfarë mund të vendosë Gjykata Kushtetuese për Kuvendin e Kosovës?

Çfarë mund të vendosë Gjykata Kushtetuese për Kuvendin e Kosovës?

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
Breaking Views

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:19 - 25/12/25

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Ilir Alimehmeti ka deklaruar se Shqipëria preket drejtpërdrejt nga ligj i nënshkruar së...

Lexo më shumë
Pjerin Ndreu: Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen

Pjerin Ndreu: Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen

21:56 - 25/12/25
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri

21:43 - 25/12/25
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin

21:21 - 25/12/25
Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari

20:50 - 25/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com