GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Begaj i përgjigjet Ramës, dekreton datën e zgjedhjeve në Himarë pa pritur afatet e ankimit të Belerit

në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ç’po ndodh? Rama takohet me presidentin Begaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj i është përgjigjur me shpejtësi kërkesës së kryeministrit Edi Rama për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja në Himarë.

Referuar dekretit të kreut të shtetit, zgjedhjet e reja do të mbahen më 4 gusht 2024.

Vendimi i Begajt, ashtu si kërkesa e Ramës, nuk respektojnë afatet e ankimit të Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, mandati i të cilit u konstatua i pavlefshëm më herët gjatë ditës nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

Dekreti

Në një njoftim të zyrës së shtypit të Presidencës, thuhet se “sot, Këshilli i Ministrave njoftoi zyrtarisht Presidentin e Republikës për vakancën e krijuar në bashkinë Himarë për shkak të konstatimit të pavlefshmërisë së mandatit të fituar nga z.Dhionisios (Alfred) Petro Beleri dhe kërkoi caktimin e datës së zgjedhjeve, brenda afateve që përcakton Kodi Zgjedhor. Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë është gjendur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kushtet e pavlefshmërisë së mandatit, për shkak të dënimit me vendim të formës së prerë për veprën penale të ‘korrupsionit aktiv në zgjedhje’, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”,

Më tej në komunikatë sqarohet se vendimi për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja erdhi pas një takimi që Presidenti Beqaj pati me kreun e KQZ-së, Celibashi.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z.Bajram Begaj thirri në konsultë z. Ilirjan Celibashi, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve për t’u informuar lidhur me kapacitetet dhe gadishmërinë e institucionit menaxhues të zgjedhjeve, për zhvillimin e zgjedhjeve në këtë bashki, brenda kornizës kalendarike të Kodit Zgjedhor. Pas kësaj konsulte, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z.Bajram Begaj dekretoi datën 4 gusht 2024 për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar bashkie në bashkinë Himarë, si alternativa më e mirë që pajton nevojën për përgatitjen dhe zhvillimin e një fushate të rregullt zgjedhore dhe nevojën për përgatitjen optimale të administratës zgjedhore, me kushtet, rrethanat dhe ngarkesën që sjell sezoni turistik për bashkinë Himarë, si njësi bregdetare e qeverisjes vendore”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Urgjenca për zgjedhjet e reja

Më herët gjatë ditës, KQZ shpalli pavlefshmërinë e mandatit të Fredi Belerit, duke u bazuar në ligjin e dekriminalizimit. Disa javë më parë, Apeli i GJKKO konfirmoi dënimin me burg për Belerin, për korrupsion në zgjedhje.

Megjithatë, kryekomisioneri Celibashi shqiptoi gjatë seancës se Beleri ka 30 ditë kohë për të ankimuar pranë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve vendimin dhe Vangjel Dule, në përfundim të seancës paralajmëroi ankim të vendimit teksa deklaroi ndjekjen e çdo hapi ligjor “për të vendosur të drejtën në vend”.

Pas vendimit, kryeministria i adresoi një shkresë KQZ-së përmes së cilës i kërkon ta njoftojë zyrtarisht për vendimin. KQZ përgjigjet shpejt dhe menjëherë më pas, kryeministria i kërkon Presidentit Begaj shpalljen e datës për zgjedhjet e reja në Tiranë.

Ashtu si KQZ, Begaj vepron me urgjencë ndaj kërkesës së kryeqeveritarit Edi Rama, duke mos marrë parasysh afatin ligjor për ankimin e vendimit nga Fredi Belerit – që ende nuk ka marrë formë të prerë.

Lexo edhe:

Rama nuk pret vendimin e KAS, i kërkon Begajt me urgjencë shpalljen e datës së zgjedhjeve në Himarë

Etiketa: Bajram BegajBashkia HimareKryesore1

Lajme të lidhura

Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet
Aktualitet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26
A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Para
Greqia dorëzohet për Himarën: T’i mundësohet Belerit të marrë detyrën në Parlamentin Europian

Greqia dorëzohet për Himarën: T’i mundësohet Belerit të marrë detyrën në Parlamentin Europian

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këlliçi reagon pas deklaratave të Ahmetajt: Rama dhe Nufi duhet të japin dorëheqjen! SPAK të nisë hetimet
Aktualitet

Këlliçi: Parlamenti Europian rrëzoi propagandën e Ramës, Brukseli kërkon zgjedhje të lira

07:39 - 11/11/26

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas qëndrimeve të anëtarëve të Parlamentit Europian...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Nëntor 2026

07:28 - 11/11/26
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 11 Nëntor 2026

07:26 - 11/11/26
A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com