GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Begaj kërkon punëtorë dhe studentë nga Bangladeshi

17:49 - 26/09/25
në Breaking Views, Ekonomi & Sociale, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 1 min
A A
Begaj kërkon punëtorë dhe studentë nga Bangladeshi

Screenshot

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj ka hapur zyrtarisht derën për importin masiv të punëtorëve, studentëve dhe emigrantëve nga Bangladeshi në një takim me Këshilltarin Kryesor të Bangladeshit, Muhammad Yunus gjatë vizitës në Nju Jork, ku mori pjesë në Asamblenë e OKB.

Begaj është shprehur në takim se: “Ne kemi nevojë për punëtorë për vendin tonë, dhe disa kompani shqiptare kanë paraqitur tashmë aplikime për të punësuar nga Bangladeshi”.

Shqetësimit të Yunus se qytetarët e Bangladeshit duhet të udhëtojnë deri në New Delhi për të marrë një vizë në Shqipëri, Begaj iu përgjigj me propozimin për ta lehtësuar udhëtimin në vendin tonë përmes vizave dixhitale.

Por Begaj nuk u mjaftua me kaq. Sipas mediave të huaja, ai është ofruar në takim edhe për të pritur studentë nga Bangladeshi.

Begaj duket se ka zbatuar një porosi të kryeministrit Edi Rama, i cili nuk e ka fshehur vizionin e hershëm për të zëvëndësuar shqiptarët e larguar nga vendi me punëtorë bangladeshas, që siç është shprehur Rama “nuk dinë shqip dhe nuk merren me thashetheme”.

“Presidenti Begaj njoftoi më tej se universitetet shqiptare janë të hapura për të regjistruar studentë nga Bangladeshi përmes programeve ekzistuese të arsimit ndërkombëtar, duke shënuar një mundësi tjetër për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve” raportojnë mediat e vendit me më shumë se 175 milionë banorë.

Aktualisht, Bangladeshi është ndër 6 vendet që dërgojnë më shumë emigrantë në botë, kryesisht për shkak të varfërisë që ekziston në këtë vend.

Etiketa: Bajram BegajBangladeshasitKryesore1

Lajme të lidhura

Rama vizitë në ish-rezidencën e Enverit: Artistët i gjeta të traumatizuar! Turp për gjykatësit …
Breaking Views

Rama vizitë në ish-rezidencën e Enverit: Artistët i gjeta të traumatizuar! Turp për gjykatësit …

12:20 - 01/03/26
Merrte porosi për tu vënë flakën automjeteve, arrestohet autori 38-vjeçar
Aktualitet

Merrte porosi për tu vënë flakën automjeteve, arrestohet autori 38-vjeçar

11:43 - 01/03/26
Dita e 10-të e bllokimit të Korridorit VIII, akoma nuk ka afat për hapjen e rrugës
Breaking Views

Dita e 10-të e bllokimit të Korridorit VIII, akoma nuk ka afat për hapjen e rrugës

11:21 - 01/03/26
Para
Opozita alternative përplaset për ofertën e Këlliçit: Qori refuzon, Shehi dhe Lapaj lënë derën hapur

Opozita alternative përplaset për ofertën e Këlliçit: Qori refuzon, Shehi dhe Lapaj lënë derën hapur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama vizitë në ish-rezidencën e Enverit: Artistët i gjeta të traumatizuar! Turp për gjykatësit …
Breaking Views

Rama vizitë në ish-rezidencën e Enverit: Artistët i gjeta të traumatizuar! Turp për gjykatësit …

12:20 - 01/03/26

Kryeministri Edi Rama ka vizituar ambientet e ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha, e kthyer në rezidencë për artistët e huaj,...

Lexo më shumë
Merrte porosi për tu vënë flakën automjeteve, arrestohet autori 38-vjeçar

Merrte porosi për tu vënë flakën automjeteve, arrestohet autori 38-vjeçar

11:43 - 01/03/26
Dita e 10-të e bllokimit të Korridorit VIII, akoma nuk ka afat për hapjen e rrugës

Dita e 10-të e bllokimit të Korridorit VIII, akoma nuk ka afat për hapjen e rrugës

11:21 - 01/03/26
Rama vazhdon mbrojtjen e Ballukut: Nëse rrethanat do të ishin ndryshe…

Rama vazhdon mbrojtjen e Ballukut: Nëse rrethanat do të ishin ndryshe…

11:10 - 01/03/26
SPAK thellon hetimet për IPARD II, gati prangat për Samir Manen dhe Frida Krifcën

SPAK thellon hetimet për IPARD II, gati prangat për Samir Manen dhe Frida Krifcën

10:55 - 01/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com