GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Begaj mesazh deputetëve: Nisni një periudhë të re bashkëpunimi në shërbim të shqiptarëve

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Presidenca sqaron pse dekretoi zgjedhje në Himarë pa pritur afatet e ankimimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidentit i Republikës, Bajram Begaj, i drejtoi sot një mesazh deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë me rastin e çeljes së sesionit të ri parlamentar.

Në fokus të mesazhit të tij është apeli për vijueshmërinë e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, zhvillimin më 11 maj të një procesi zgjedhor të drejtë e të sigurt dhe sipas standardeve të OSBE-ODIHR-it,  rritjen e cilësisë së demokracisë, stabilitetin ekonomik e politik, si dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Presidenti i Republikës e konsideron të pazëvendësueshëm rolin e Kuvendit të Shqipërisë, ndërsa u bën thirrje deputetëve të nisin një periudhë të re bashkëpunimi e dialogu në shërbim të shqiptarëve në vend, në Diasporë dhe në rajon.

Mesazhi

Me fillimin e një viti të ri dhe rinisjen e punimeve të Kuvendit, uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi e dialogu në shërbim të shqiptarëve në vend, në Diasporë dhe në rajon.Shqipëria ka hedhur tashmë hapa vendimtarë drejt integrimit evropian. Viti që lamë pas shënoi një moment historik për rrugëtimin e saj: çeljen e negociatave teknike me Bashkimin Evropian.Ky hap i rëndësishëm në procesin e integrimit është rezultat i përpjekjeve të vazhdueshme për përparim dhe reforma, të cilat jo vetëm kanë marrë shumë energji dhe përkushtim, por edhe kanë dhënë më shumë forcë, besim, optimizëm e frymëzim.

Në çdo hap që kemi hedhur, çelësi i suksesit ka qenë i qartë. Ai qëndron te dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirja.

Kuvendi i Shqipërisë ka rol të rëndësishëm për realizimin e këtij objektivi madhor. Ai duhet të kontribuojë në thellimin e reformave që përafrojnë legjislacionin tonë me acquis communautaire.

Roli i Kuvendit është i pazëvendësueshëm edhe për përmirësimin e cilësisë së drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit, për mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik e territorial në respekt të burimeve natyrore të vendit, për kujdesin shëndetësor, për forcimin e arsimit dhe kërkimit shkencor në të gjitha nivelet, si dhe për përshtatjen me risitë teknologjike e inovacionin. Këto janë veç disa prej sfidave kryesore, ndërsa shumë të tjera mbeten të sillen në sallën e parlamentit me argumente, kthjelltësi dhe bashkëpunim për të gjetur zgjidhje. Reformat e ndërmarra duhen ndjekur hap pas hapi, shërbimet duhet të përmirësohen pa humbur vëmendjen dhe pa neglizhuar prioritetet.

Puna e pandërprerë për sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe drejtësinë sociale, është punë për të ndërtuar një Shqipëri më të fortë, më të drejtë dhe më të integruar në familjen evropiane.

Situatat gjeopolitike na kujtojnë se kemi nevojë për cilësi të demokracisë, stabilitet ekonomik e politik dhe zhvillim të qëndrueshëm, jo vetëm si qëllim në vetvete, por edhe në funksion të rolit të shqiptarëve si faktor paqeje e stabiliteti në rajon.

Shqipëria dhe Kosova si shtete, dhe të gjithë shqiptarët, nuk mund veçse të jenë aleatët më të besueshëm në rajon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe Bashkimit Evropian, sepse ky është detyrimi ynë historik.

Shpreh mirënjohje që u dhatë mundësi shqiptarëve të Diasporës të përfshihen në jetën politike të vendit dhe të kontribuojnë me votë për të mirën e përgjithshme. Sesioni i ri parlamentar përkon me zgjedhjet e datës 11 maj. Është e kuptueshme që agjenda politike e zgjedhjeve të jetë në qendër të vëmendjes.

Zgjedhjet janë ngjarja më e rëndësishme në një demokraci. Ato testojnë pjekurinë e forcave politike dhe të institucioneve, ndaj le të përpiqemi t’i japim vendit një proces zgjedhor të drejtë e të sigurt, ku të garojnë alternativat, ku votuesi të respektohet, ku vota të shërbejë për të zgjedhur, ku fituesi reflekton modesti e përgjegjësi, dhe humbësi vetëpërmbajtje.

Ju ftoj që këtë proces ta kryejmë me maturi, paqe dhe respekt për vlerat demokratike.

Shpreh besimin se i kemi të gjitha mundësitë që zgjedhjet të zhvillohen në përputhje me ligjin dhe sipas standardeve të OSBE-ODIHR-it. Ky nuk është opsion, është detyrimi që ka klasa politike ndaj shqiptarëve. Cilësia e zgjedhjeve duhet të tejkalojë çdo ndasi e të mbizotërojë mbi çdo interes partiak.

Ky objektiv duhet të jetë i përbashkët dhe i panegociueshëm. Bashkë me urimin për punë të mbarë në këtë sesion të ri parlamentar, le të mirëpresim mundësitë që janë hapur në horizont, të ndërtojmë mbi arritjet që na bashkojnë dhe të frymëzohemi nga modelet që mbartin atdhedashuri, vizion, paqe dhe mirësi.

Etiketa: BegajKryesore1kuvend

Lajme të lidhura

U lëndua duke riparuar automjetin në servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari (Emri)
Aktualitet

Tre makina përfshihen në aksident në Shkodër, humb jetën një person

18:28 - 02/05/26
Përshtati ambientin me qira për prostitucion, arrestohet 24-vjeçarja braziliane në Durrës
Aktualitet

Përshtati ambientin me qira për prostitucion, arrestohet 24-vjeçarja braziliane në Durrës

15:29 - 02/05/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja
Aktualitet

Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta e benzina

14:24 - 02/05/26
Para
Tabaku: Ministrat po marrin kartat e identitetit, duke plotësuar në portalet për votimin e diasporës

Tabaku: Ministrat po marrin kartat e identitetit, duke plotësuar në portalet për votimin e diasporës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Flamurtari i jep leksion Partizanit! Tirana dhe Bylis 3 pikë të arta në transfertë, Dinamo blindon ‘Final Four”
Sport

Flamurtari i jep leksion Partizanit! Tirana dhe Bylis 3 pikë të arta në transfertë, Dinamo blindon ‘Final Four”

18:34 - 02/05/26

Kanë përfunduar ndeshjet e javës së 34-t në Abissnet Superiore, të zhvilluara të gjitha në të njëjtin orar, ku vëmendjen...

Lexo më shumë
U lëndua duke riparuar automjetin në servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari (Emri)

Tre makina përfshihen në aksident në Shkodër, humb jetën një person

18:28 - 02/05/26
Përshtati ambientin me qira për prostitucion, arrestohet 24-vjeçarja braziliane në Durrës

Përshtati ambientin me qira për prostitucion, arrestohet 24-vjeçarja braziliane në Durrës

15:29 - 02/05/26
Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj

Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj

15:05 - 02/05/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

“Çmimet do të bien si një gur kur të mbyllet lufta”, Trump: Shumë shpejt ekonomia do të kthehet në normalitet

14:40 - 02/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com