GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Begaj në Kalabri: Mbështesim arbëreshët, të rrisim bashkëpunimin

19:51 - 20/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Begaj në Kalabri: Mbështesim arbëreshët, të rrisim bashkëpunimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Bajram Begaj nisi sot vizitën 3 ditore në Kalabri, ku pas Katanxaros ai u ndal në Pallagorio, në krahinën e Krotones, qytezë që njihet në gjuhën arbëreshe me emrin Puheri.

Begaj u prit nga autoritetet vendore dhe komuniteti arbëresh me ceremoni festive dhe të hareshme. Flamuj shqiptarë dhe italianë, tinguj të himnit kombëtar dhe të valleve arbëreshë, e shoqëruan kreun e shtetit përgjatë gjithë takimeve me banorët në fshatrat e kësaj krahine.

Gjatë qëndrimit në provincën Krotones, Presidenti Begaj vizitoi ngulimet e lashta arbëreshe,“San Nicola dell’Alto” dhe fshatin “Carfizzi”. Presidenti i Republikës u prit nga qytetarë të shumtë në “Carfizzi” dhe në sheshin qendror u zbulua një pllaakatë e vendosur ne dedikim të kësaj vizite. Ceremoia kulmoi në Pallagario, aty ku gjendet dhe kisha me dy “Këmbanat që Flasin”. Nga sheshi “Santa Filomena”, Presidenti Begaj iu drejtua të pranishmëve më një fjalim, ku vlerësoi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Italisë në forcimin e lidhjeve historike, kulturore dhe ekonomike.

“Përvec anës institucionale, kjo vizitë ka dhe një anë shumë të madhe emocionale. Është emocion jashtëzakonisht i fortë të shikosh këta fëmijë të vegjël me flamurin shqiptar dhe italian dhe të përshendesin shqip ”Mirëseerdhët!”

Para pak muajsh bëra një vizitë shtetërore dhe u takova me Presidentin Matarela dhe ditën pasuese bëra një vizitë në “Vila Badesa”. Shqiptarë të lëvizur 400 vite më parë nga Jugu i Shqipërisë. Ajo që ështe përbashkët me atë që shoh sot, është se ata morën me vete dhe një pjesë të ushqimit të tyre shpirtëror që unë e pash këtu brenda në kishë” .

Kreu i shtetit ritheksoi rolin patriotik të atdhetarit Anselmo Lorecchio, i cili me gazetën “Kombi Shiptar” kryesoi dhe frymëzoi lëvizjen intelektuale të arbëreshëve.

“Jam këtu për te vlerësuar të gjitha autoritetet dhe figurat e shquara të arbëreshëve të Kalabrisë. Anselmo Lorecchio është njëri prej tyre. Nuk reshti për 40 vjet duke mbrojtur çështjen e vendlindjes së tij.

I pash dhe nga dy kambanat e familjes së tij që janë prezente. Ja thash dhe dikujt nga familja që për mua , përkthimi i asaj që pash i atyre dy kambanave të orientuara dhe që shikojnë nga Shqipëria; njëra tregon për dashurinë e madhe që ju keni për vendin tuaj , për Shqipërinë dhe Italinë. Për shëndetin dhe për të mirat e Italisë dhe Shqipërisë dhe tjetra që ka të bëjë me mbrojtjen e gjërave të veçanta, që kanë të bëjnë me atdheun tonë, gjuhën kulturën traditën , zakonet, veshjet tona. Sot i shpreh Italisë mike që ne jemi shumë mirënjohës. Ne shqiptarët kemi një fjalë të urtë që thotë:” Miku i mirë njihet në ditë të vështira. Dhe nuk ka më të mirë se sa marrëdhënia jonë mes dy shteteve.”

Jemi shumë afër, na ndan një det, por kemi dhe një bashkësi shqiptarësh të ardhur 600 vjet më parë dhe një bashkësi të re shqiptarësh të ardhur 32 vjet më parë , që janë shumë mirë të integruar në shoqërinë italiane. Faleminderit shumë familjeve italiane , shtetit italian për gjithçka që ka bërë për shqiptarët. Kemi shumë mundësi dhe duhet të punojmë që këto mundësi t’i shfrytëzojmë me oportunitete për të bërë shumë gjëra në interes të përbashkët të dy vendeve. Unë ju siguroj që kjo nuk do të jetë vizita ime e fundit në këtë vend të mrekullueshëm . Gjatë gjithë mandatit tim do të shkoj në çdo vend ku ka shqiptarë, ku ka arbëresh”, tha Begaj.

Kreu i shtetit u shprehu falënderim autoriteteve lokale dhe komunitetit arbëresh për mikpritjen dhe gjithçka kanë bërë për të mbrojtur identitetin kombëtar.

Etiketa: BegajkalabriVizita

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Para
Zjarr në Manëz, flakët rrezikojnë një banesë

Zjarr në Manëz, flakët rrezikojnë një banesë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com