GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Begaj në SHBA: Pa udhëheqjen amerikane, nuk do të kishim një Kosovë të pavarur

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Begaj në SHBA: Pa udhëheqjen amerikane, nuk do të kishim një Kosovë të pavarur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, po merr pjesë në Sesionin Pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që këtë vit po mbahet në Dayton të Shteteve të Bashkuara në 30-vjetorin e marrëveshjes që i dha fund konfliktit në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Gjatë fjalës në forumin me temë  “Renewing focus on peace and prosperity in the Balkans”, Presidenti Begaj rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj Marrëveshjes së Dayton-it dhe integrimin Euroatlantik të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Duke nxjerrë në pah përpjekjet ndërkombëtare për shuarjen e konflikteve në rajoni tonë, Presidenti i Republikës theksoi se “Marrëveshja e Paqes e Dayton-it i dha fund një lufte brutale në Ballkan, duke mbetur një gur themeli i paqes, stabilitetit dhe shpresës”. Presidenti Begaj nënvizoi rëndësinë e ndërhyrjes në kohë në Kosovë, që ndihmoi në parandalimin e një katastrofe: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës luajtën një rol historik në sigurimin e paqes tre dekada më parë. Pa udhëheqjen amerikane, Marrëveshja e Dayton-it nuk do të kishte qenë e mundur. Pa udhëheqjen amerikane, nuk do të kishim një Kosovë të pavarur. Për më tepër, rajoni ynë nuk do të kishte arritur stabilitetin e tij aktual pa angazhimin e qëndrueshëm të SHBA-së”.

Kreu i Shtetit vlerësoi partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u shprehur se “Shqipëria riafirmon angazhimin e saj të fortë ndaj vlerave thelbësore të demokracisë, duke promovuar paqen, sigurinë, stabilitetin, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Ne shqiptarët e nderojmë dhe e vlerësojmë thellësisht miqësinë tonë me Shtetet e Bashkuara dhe jemi të përkushtuar ta forcojmë atë për brezat që do të vijnë”.

Presidenti i Republikës vlerësoi angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-së, NATO-s dhe BE-së në rajonin  e Ballkanit, ndërsa shprehu përkushtimin si anëtare e Aleancës Euroatlantike për të forcuar solidaritetin, unitetin dhe kohezionin e NATO-s.

Përballë sfidave të reja më të cilat përballet Ballkani pas luftës në Ukrainë, Presidenti Begaj bëri thirrje për bashkëpunim mes aleatëve për transformimin e tyre në mundësi, shpresë dhe unitet.

“Le të riafirmojmë angazhimin tonë ndaj Ballkanit Perëndimor, një rajon që nuk mbetet në hijen e së kaluarës së tij, por qëndron në dritën e të ardhmes së vet. 30 vjet më parë paqja u bë e mundur këtu. Tani është detyra jonë të sigurohemi që ajo të bëhet e përhershme”, – deklaroi Presidenti i Republikës, Bajram Begaj.

Etiketa: BegajSHBA

Lajme të lidhura

Stuhi të forta pritet të përfshijnë vendin në fundjavë, ja zonat më të rrezikuara
Aktualitet

Stuhi të forta pritet të përfshijnë vendin në fundjavë, ja zonat më të rrezikuara

10:06 - 22/07/26
Zjarr pranë nënstacionit elektrik në Lushnjë, shkrumbohet një automjet
Aktualitet

Zjarr pranë nënstacionit elektrik në Lushnjë, shkrumbohet një automjet

09:40 - 22/07/26
Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë! Furgoni përplaset me zetorin, një i plagosur rëndë (Emri)
Aktualitet

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë! Furgoni përplaset me zetorin, një i plagosur rëndë (Emri)

09:06 - 22/07/26
Para
Sylvinho publikon listën, ja kuqezinjtë që do të kërkojnë fitoren ndaj Serbisë

Sylvinho publikon listën, ja kuqezinjtë që do të kërkojnë fitoren ndaj Serbisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Stuhi të forta pritet të përfshijnë vendin në fundjavë, ja zonat më të rrezikuara
Aktualitet

Stuhi të forta pritet të përfshijnë vendin në fundjavë, ja zonat më të rrezikuara

10:06 - 22/07/26

Shqipëria pritet të përballet të premten me stuhi të shkurtra, por me intensitet të lartë, të shoqëruara me reshje të...

Lexo më shumë
Trump habit me kërkesën e tij: Dua që Infantino të bëhet sekretar i përgjithshëm i OKB-së

Trump habit me kërkesën e tij: Dua që Infantino të bëhet sekretar i përgjithshëm i OKB-së

09:45 - 22/07/26
Zjarr pranë nënstacionit elektrik në Lushnjë, shkrumbohet një automjet

Zjarr pranë nënstacionit elektrik në Lushnjë, shkrumbohet një automjet

09:40 - 22/07/26
Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë! Furgoni përplaset me zetorin, një i plagosur rëndë (Emri)

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë! Furgoni përplaset me zetorin, një i plagosur rëndë (Emri)

09:06 - 22/07/26
U përplas nga një motomjet teksa lëvizte me biçikletë/ Ndërron jetë në spital babai i ministres Adea Pirdeni, në pranga shoferi

Po punonte për të rikthyer rrjetin elektrik pas stuhisë në Himarë, humb jetën punonjësi i OSHEE-së

09:01 - 22/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com