GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Begaj takon Trump: Miqësia shqiptaro-amerikane, lidhje e pathyeshme

09:16 - 27/09/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Begaj takon Trump: Miqësia shqiptaro-amerikane, lidhje e pathyeshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si Kryesues i delegacionit shqiptar në punimet e Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Presidenti Begaj mori pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që u zhvillua në Nju Jork në datat 22 – 27 shtator 2025.

Në këtë kuadër, Presidenti Begaj së bashku me Zonjën e Parë, Armanda Begaj morën pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe Zonja e Parë e SHBA, Melanie Trump.

Begaj u shpreh në një postim në rrjetet sociale se, miqësia shqiptaro-amerikane është një lidhje e fortë dhe e pathyeshme.

“Miqësia shqiptaro-amerikane – një lidhje e fortë dhe e pathyeshme, një aleancë historike dhe strategjike”, shkroi Begaj.

Gjatë kësaj jave, Kreu i Shtetit mbajti fjalën e tij në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme, ku prezantoi qëndrimet e Shqipërisë mbi çështjet kryesore, përfshirë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, multilateralizmin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut.

Agjenda e Presidentit Begaj përfshiu, gjithashtu, pjesëmarrjen në disa aktivitete të rëndësishme shumëpalëshe.

Kreu i Shtetit zhvilloi edhe takime dypalëshe me homologë të tij dhe përfaqësues të lartë të OKB-së.

Pjesë e agjendës së Presidentit Begaj ishin edhe takimet me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vizita në shkollat ku fëmijët e Diasporës mësojnë gjuhën amtare.

Etiketa: Bajram BegajDonald TrumpSHBA

Lajme të lidhura

E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes
Aktualitet

E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes

10:58 - 13/04/26
Hetimet për AKSHI-n/ ‘Kapet’ në përgjime edhe deputeti i Ramës, biseda për rrëmbim me dhunë
Aktualitet

Hetimet për AKSHI-n/ ‘Kapet’ në përgjime edhe deputeti i Ramës, biseda për rrëmbim me dhunë

10:43 - 13/04/26
“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjecarja nga Fieri: Lekët…
Aktualitet

Përplasen makinat në aksin Milot–Morinë, përfundon në spital një nga shoferët

10:13 - 13/04/26
Para
Këmbimi valutor 1 shtator/ Rritet dollari, por çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten valutat

Discussion about this post

TË FUNDIT

E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes
Aktualitet

E rëndë në Fier/ Tentoi të vjedhë në një banesë në Fier, hajduti humb jetën gjatë grabitjes

10:58 - 13/04/26

Një ngjarje e pazakontë dhe e rëndë  ka ndodhur gjatë natës në lagjen “ 8 Shkurti” në Fier. Në tentativë...

Lexo më shumë
Hetimet për AKSHI-n/ ‘Kapet’ në përgjime edhe deputeti i Ramës, biseda për rrëmbim me dhunë

Hetimet për AKSHI-n/ ‘Kapet’ në përgjime edhe deputeti i Ramës, biseda për rrëmbim me dhunë

10:43 - 13/04/26
Arben Malaj: Edi Rama, si kryeministri italian Craxi, që iku në Tunizi

Apeli i Hungarisë për zgjimin e Ballkanit dhe mbretëria jonë Kryeministrore

10:31 - 13/04/26
“Ma nxiu jetën, e urreja”/ Tentoi të fshihte vrasjen e të atit, si u ‘thye’ para policëve 26-vjecarja nga Fieri: Lekët…

Përplasen makinat në aksin Milot–Morinë, përfundon në spital një nga shoferët

10:13 - 13/04/26
Nafta çon drejt falimentit transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

Nafta çon drejt falimentit transportin me kamion, paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit

09:30 - 13/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com