GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Behar Çukaj i “Bolv Oil” me fatura fiktive bëhet pjesë e skemës së zhvatjes me Bankers, me paratë e vjedhura ndërtoi komples vilash

22:22 - 12/07/25
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 7 min
A A
Behar Çukaj i “Bolv Oil” me fatura fiktive bëhet pjesë e skemës së zhvatjes me Bankers, me paratë e vjedhura ndërtoi komples vilash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një hetim i Prokurorisë së Fierit ka zbuluar se Bankers Petroleum, gjatë dy dekadave të operimit në Shqipëri, ka përfituar 5.5 milardë euro nga shitja e naftës. Kompania ka fryrë shpenzimet me faturime fiktive, për të mos paguar taksa. Bosët e Bankers, fillimisht kanadezët dhe më pas kinezët, kanë bërë letrat sikur kanë dalë me 117 milionë humbje. Përmes shpenzimeve të rreme, Bankers ka përfituar edhe dhjetëra milionë euro nga buxheti i shtetit për rimbursimin e TVSH-së.

Zhvatja e pasurisë nëntokësore të Shqipërisë është disa herë më e madhe, duke përfshirë kontrabandën e naftës, ndotjet dhe shkatërrimin e nëntokës së Shqipërisë përmes shpërthimeve me fuqi të madhe, të palejuara dhe me pasoja shkatërrimtare, me qëllim maksimalizimin e nxjerrjes së naftës. Eskpertët e konsiderojnë vjedhjen më të madhe në historinë e kombit shqiptar.

Të gjitha të dhënat flasin për një organizatë kriminale. Krerët e organizatës nuk kanë vjedhur vetëm, por në bashkëpunim me ‘ustallarët’ shqiptarë dhe të huaj, gjithnjë në koordinim të heshtur me qeveritë.

Një nga ‘ustallarët’ shqiptar, me të cilin administratorët e Bankers kanë bashkëpunuar në vjedhje dhe pastrim parash, duke fryrë shpenzimet për punë imagjinare, është biznesmeni i naftës, Behar Çukaj, njëherësh përfitues i dhjetëra milionë euro para publike, përmes tenderave me pazar në tavolinë.

Bankers Petroleum rezulton se ka kaluar dhjetëra milionë euro në llogaritë e kompanive të Behar Çukajt, bazuar në kontrata të dyshuara si fiktive. Përfitimi ka qenë i dyanshëm. Kompania ka fryrë shpenzimet, duke shmangur taksat dhe përfituar nga TVSH-ja, ndërsa Çukaj ka përlarë thasë me para në dukje të ligjshme, duke i investuar më pas në ndërtim.

Fakte dhe rrethana

Behar Çukaj është pronari i kompanisë së naftës Bolv Oil shpk, ku si administrator të besuar mban ‘mjeshtrin’ e tenderave Agron Bulkun. Përmes kompanisë Bolv Oil, i skeduar nga Autoriteti i Konkurrencës për marrëveshje të ndaluara dhe krijimin e monopoleve, kontrollon një kartel kompanish për shitje makinash, ndërtimi, institucione private arsimore, hidrokarburesh, kërkimi nafte, prodhim bitumi, ruajtje fizike etj.

Nga viti 2008 dhe në vijim, kompania Bankers ka kontraktuar kompaninë Bolv Oil për kryerjen e shërbimeve të transportit, sipas hetimeve dhe një raporti auditues, me qëllim zhvendosjen dhe kamuflimin e fitimit, shmangien e taksave, përfitimin nga rimbursimi i TVSH dhe pastrimin e parave. Vetëm gjatë vitit 2011, Bankers ka kaluar në llogaritë e kompanisë Bolv Oil mbi 10 milionë euro.

Pjesë e të njëjtës skemë është edhe Idajet Ismailaj i Albstar-it, një nga ‘starët’ e pastrimit të parave, vjedhjes me tendera dhe ndërtimit në zona të mbrojtura. Vetëm gjatë vitit 2011, kompania e Ismailajt ka përfituar 22 milionë euro nga Bankers në funksion të skemës së fryrjes së shpenzimeve.

Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, (AKBN) institucioni që përfaqëson Shqipërinë në kontratën koncesionare, kreu një auditim të Bankers dhe procedurave të prokurimit të kompanisë për vitin 2011 dhe konkludoi se pjesa dërrmuese e shpenzimeve të kompanisë për këtë vit ishin të parregullta.

Në një raport të hartuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, thuhet se Bankers duhet të derdhë në buxhetin e shtetit 60 milion dollarë tatim fitim, pasi përmes mashtrimit të bilanceve ajo ka deklaruar shpenzime të fryra dhe në shkelje të kontratës që ka me Shqipërinë. Për të shmangur taksat dhe fshehur fitimet, Bankers kishte sajuar 247 milion dollarë shpenzime.

Behar Çukaj pastroi paratë në ndërtim 

Paratë e paligjshme që ka përfituar nga skema zhvatëse e Bankers, Behar Çukaj rezulton se i ka pastruar në ndërtim, mbi prona të grabitura. Një pjesë e parave dyshohet se i ka pastruar për ndërtimin e kompleksit me vila Tulipan në Farkë, disa nga të cilat i kanë blerë politikanë të korruptuar, drejtorë dhe figura të krimit të organizuar. Tulipani është hinka e parave të evazionit fiskal, korrupsionit dhe trafikut të kokainës. 

Në vitin 2019, Behar Çukaj themeloi kompaninë e ndërtimit B & O Construction, me administrator Zaho Jaçaj, ish-Drejtor i Tatimeve Fier që i ka fshirë mbi 5 milionë euro detyrime tatimore me aktivitetin e import- tregtimin e karburanteve.

Në të njëjtën kohë, Behar Çukaj, i skeduar dhe i lakuar edhe si kontrabandist karburantesh, falsifikator cilësie e zhvatës nafte nga depozitat e Albpetrol, për pastrim parash dhe lidhje me dy El Chapo kokaine në Fier, i vuri syrin një sipërfaqe prej 50 mijë m2, në fshatin Mjull Bathore që i përket komunës Farkë, mes TEG dhe Saukut, për të ndërtuar kompleksin e vilave ‘Tulipan’.

Së pari, prona publike dhe private është denoncuar në mediat se është tjetërsuar me dokumente false, mbivendosje dhe zhdukje letrash, duke kaluar në disa duar dhe në fund në duart e Behar Çukajt.

Së dyti, kompanitë e Behar Çuakjt, edhe pse me bilanc zhvatje dhe kontrabande me vlerë dhjetëra milionë euro, kanë një kapital më pak se 9 milionë euro, ndërkohë që investimi për të ndërtuar kompleksin është rreth 90 milionë euro. Vlera e kapitalit të Bolv Group në raport me vlerën e investimit, ngre dyshime të forta për një operacion masiv të pastrimit të parave që janë produkt i aferës me Bankers dhe aktivitetet e tjera të paligjshme.

Në të njëjtën zonë, biznesmeni i naftës Behar Çukaj ka përlarë edhe 35 mijë m2 të tjera prona, duke aplikuar për leje për ndërtim vilash, disa nga të cilat për bosë të krimit të organizuar, trafikantë droge, ish ministra, deputetë dhe ish deputetë, drejtorë të korruptuar etj.

Kjo sipërfaqe prej 35 mijë m2 është përfituar me letra false bazuar në një dosje të prokurorisë në vitin 2011, pasuar në një vendim gjykate, ku janë dënuar disa nga falsifikatorët Masar Dushku, Fiqiri Dallashi dhe Halil Teqja, përgjegjës për administrimin e tokave të ish Komunës Farkë.

Jo vetëm kaq. Por, Behar Çukaj dyshohet se po ndërton edhe pa leje në këtë zonë nga ankthi për të mbyllur sa më shpejt kantierët e ndërtimit para ndonjë lëvizje të mundshme nga SPAK-u.

Ironia e madhe qëndron në faktin se i biri i Behar Çukajt, Olsi Çukaj, është parë disa herë te ‘Rruga e Salës’ për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti. Olsi ka qenë edhe kandidat për deputet i PD-së në Fier në vitin 2017, ku luftoi për Republikën e Re të Lulzim Bashës.

Teksa i biri fliste për regjimin e Edi Ramës, Behar Çukaj, përveç vjedhjes me Bankers, bënte kërdinë me tendera publikë me disa kompani të tij si Olsi shpk, Bolv Oil etj. Rreth 20 milionë euro tendera, Çukaj i ka marrë vetëm përmes kompanisë së hidrokarbureve Olsi shpk, kompani që mban emrin e të birit. Mbi 10 milionë euro tendera i ka marrë me kompaninë Bolv Oil. Mbi 20 tendera i ka marrë me kompaninë Autovizion, kamuluar me kompaninë Bolv Oil./Prapaskena

Etiketa: abuzimBankersBehar CukajKryesore1

Lajme të lidhura

Tjetër “sukses” i qeverisë Rama, Tirana me kostot më të larta të jetesës në Rajon
Aktualitet

Qeveria fiton në kurriz të qytetarëve, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja

08:33 - 22/04/26
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
Aktualitet

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

07:59 - 22/04/26
Autoriteti i Dosjeve për 2025: 15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike
Aktualitet

Autoriteti i Dosjeve për 2025: 15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike

22:57 - 21/04/26
Para
Kush ka faj për ndërtimet pa leje? Vetëm ata që paguhen për këtë punë s’kanë faj

Teliti: Oligarkët e mëdhenj duan të kapin Thethin përmes ‘Paketës së Maleve’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tjetër “sukses” i qeverisë Rama, Tirana me kostot më të larta të jetesës në Rajon
Aktualitet

Qeveria fiton në kurriz të qytetarëve, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja

08:33 - 22/04/26

Rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet nga kriza e luftës në Iran e kanë ndihmuar qeverinë të rrisë të ardhurat buxhetore...

Lexo më shumë
Prezantohet trajneri Gvozdenovic: Objektivi i Elbasanit është “Final Four”

Gvozdenovic beson te finalja para sfidës me Egnatian: Ndeshja do të jetë e hapur, por do bëjmë maksimumin

08:12 - 22/04/26
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

07:59 - 22/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Prill 2026

07:39 - 22/04/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 22 Prill 2026

07:36 - 22/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com