GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Bëhet te QSUT, pa asnjë detyrim financiar”/ Mjeku Edvin Prifti publikon pjesë nga dosja e tij në SPAK, zbulohet komunikimi me ‘Lindën’: S’ke pse shkon në privat

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Bëhet te QSUT, pa asnjë detyrim financiar”/ Mjeku Edvin Prifti publikon pjesë nga dosja e tij në SPAK, zbulohet komunikimi me ‘Lindën’: S’ke pse shkon në privat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kardio-kirurgu Edvin Prifti, i akuzuar për korrupsion dhe fshehje pasurie, ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një pjesë nga dosja hetimore e tij në SPAK, ku është e dekriptuar një bisedë mes tij dhe një personi të identifikuar si ‘Linda’.

Në këtë bisedë, lexohet kur mjeku i thotë pacientes se nuk duhet të shkojë në spitalet private për të kryer një ndërhyrje, por mund ta bëjë në QSUT, pa pagesë.

Mjeku Prifti shkruan bashkangjitur pjesës nga dosja hetimore, se edhe një herë vërtetohet se ai nuk ka thënë asgjë të paligjshme, ndërsa i bën thirrje SPAK që të bëjë publike çdo video apo  regjistrim me zërin dhe figurën e tij, ku të provohet se ka bërë diçka të paligjshme.

Prifti shton se nëse rezulton se nuk thotë të vërtetë, ndaj tij “të shtojnë edhe një akuzë tjetër për mashtrim apo falsifikim!”.

“Pergjim zyrtar me urdher gjykate 1! (te tjere si keto do te ndjekin) Pas me shume se 3 vjetesh me ne fund Spak na jep nje pjese te pergjimeve ku ne menyre te perseritur une them vecse gjera te ligjshme dhe etike. Ky jam une! Sigurisht keto nuk merren parasysh!? Me poshte eshte njera prej tyre e marre nga dosja perkatese. Gjykojeni vete ju? Edhe njehere une i bej thirrje te hapur Spak qe te beje publike cdo video apo regjistrim me zerin dhe fytyren qe te kem bere qofte edhe elementin me te vogel te paligjshem. Dhe nese une nuk them te verteten dhe vetem te verteten ne dore e kane te shtojne edhe nje akuze tjeter per mashtrim apo falsifikim!. Une do bej publike gjithshka qe ju te kuptoni te ardhmen tuaj te mundshme! p.s. shenimet dhe vizimet jane kryer nga vete Spak! Melodrama kthehet ne komedi dhe me pas ne tragjedi dhe ne fund ne nje butafori groteske!”, shkruan mjeku Prifti.

Pjesë nga dosja hetimore, ku dekriptohet komunikimi i mjekut:

Edvin Prifti (A):  Alo Linda?

B-Urdhëro

A – Se më mori vetë doktori Liu tani. Dëgjo tani, në QSUT nuk ka asnjë lloj detyrimi financiar, dakord.

B– Po e di e di

A– Më fal po ti nuk ke pse e bën, ti bësh unazë gjetiu, as operacionin. Gjithçka bëhet në QSUT pa pagesë. Ti mendoje vetë, në qoftë se do t’i bësh gjërat këtu, hajde që të sistemojmë gjërat e të zëmë radhën, të të ndihmoj unë maksimalisht. Dakord, mirë?

B– Tani do vij pas Vitit të Ri

A– Hajde pas Vitit të Ri dakord, por duhet të bësh diçka se nuk mund të rrish kështu, se mund të bësh infarkt.

B– E di, por unë mendova me i ba të gjitha atje, po se përballoja

A– Po jo moj jo s’ke pse bën gjëra nëpër struktura private

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!
Aktualitet

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve
Aktualitet

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26
Dhuna policore në oborrin e Katedrales, reagon Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Respektoni vendet e shenjta
Aktualitet

Dhuna policore në oborrin e Katedrales, reagon Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Respektoni vendet e shenjta

21:20 - 19/10/26
Para
E zë kolona e banesës poshtë, vdes 64-vjeçari në Elbasan

E zë kolona e banesës poshtë, vdes 64-vjeçari në Elbasan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Lista me 1 mijë pedagogë dhe intelektualë që kërkojnë dorëheqjen e Ramës

23:01 - 19/10/26

Ka arritur në njëmijë numri i intelektualëve që kanë firmosur online një kërkesë publike nga Forumi për Dialog Politik që...

Lexo më shumë
Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

Klosi: Selinë e PS-së do ta mbrojmë me bandën e Rigers Sheqerit, me hunj dhe gurë, është normale!

22:21 - 19/10/26
Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

Të rinjtë sfidojnë policët në bulevard, kërcejnë vallen e Tropojës

22:13 - 19/10/26
Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

21:56 - 19/10/26
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com