GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Bëhu burrë dhe jep dorëheqjen”/ Rama mburret me qeverinë: Nga 60 ministra, vetëm 6 kanë probleme me drejtësinë

09:35 - 11/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Bëhu burrë dhe jep dorëheqjen”/ Rama mburret me qeverinë: Nga 60 ministra, vetëm 6 kanë probleme me drejtësinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edi Rama deklaron i entuziasmuar se nga 60 ministra në këto 12 vite qeverisje, vetëm 6 prej tyre po përballen me drejtësinë. Këtë deklaratë e bëri pasi një komentues në rrjete sociale i kërkoi të japë dorëheqjen si burrë “pasi gjysmën e qeverisë e ke në burg”.

“Për çfarë arsye ta jap dorëheqjen? Çështjen do ta diskutojmë me shumë maturi. Kjo është e domosdoshme. Thotë që e ke gjysmën e qeverisë në burg. Gjysmën apo të gjithën është një çështje që në të gjitha rastet ka një zanafillë. Nëse i referohemi fakteve, nuk ka pasur asnjë anëtar qeverie më parë që të jetë hetuar nga një drejtësi e pavarur.

Si ndodhi kjo, ra nga qielli? Dumani e ka pasur 21 Janarin edhe më parë në tavolinë kur ka qenë në një prokurori të zakonshme. Sot drejtësinë e ka çliruar nga kontrolli i pushtetit politik, forca politike që kam privilegjin të udhëheq. Ne jemi në pushtet prej 12 vjetësh, cila gjysmë e qeverisë?

Këtu llogarisni dikë që ka qenë në qeverinë e parë? Më tregoni një anëtar të kabinetit qeveritar që nuk ka qenë i larguar dhe nuk është trajtuar më pas nga drejtësia.

Kam pasur 60 ministra, nuk bëhen as 6 që kanë probleme me drejtësinë. Do ishte më mirë të mos ishte asnjëri. Arsyeja pse nuk fitoni është se nuk dini të ndani atë që është e Çezarit me atë që është e Zotit.

Pse e kërkoni dorëheqjen time? Apo pse e kemi sjellë Shqipërinë në pozicione që s’ka qenë kurrë më parë. Kushdo të qeverisë bujrum ‘ja sheshi, ja mejdani, ja dhe Muço kapedani’. Unë llogaritë i kam me historinë, për këtë rri këtu”, tha Rama.

Etiketa: drejtesiministraRama

Lajme të lidhura

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës
Breaking Views

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur
Aktualitet

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Para
Loredana e pranon: Kam qenë nën hijen e Jozit, babi kishte të drejtë!

Loredana e pranon: Kam qenë nën hijen e Jozit, babi kishte të drejtë!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com