GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Bëhuni gati për luftë!”, suedezët të alarmuar pas paralajmërimit të ministrit

15:57 - 11/01/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Bëhuni gati për luftë!”, suedezët të alarmuar pas paralajmërimit të ministrit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqetësime dhe akuza për alarm kanë përfshirë Suedinë, pasi ministri i Mbrojtjes Civile, Carl-Oskar Bohlin paralajmëroi në një konferencë për shtyp, se në Suedi mund të shpërthente lufta.

Mesazhi i tij u mbështet edhe nga shefi i shtabit të ushtrisë, gjenerali Micael Byden, i cili tha se të gjithë suedezët duhet të përgatiteshin mendërisht për një mundësi të tillë. Qytetarëve ju bë thirrje që t’i bashkohen vullnetarisht organizatave të mbrojtjes për një konflikt të mundshëm të armatosur të nxitur nga Rusia. Megjithatë, politikanët e opozitës i kanë kundërshtuar tonet e paralajmërimeve.

“Ndërsa situata e sigurisë është serioze, nuk mund të themi se lufta është jashtë derës”, tha Magdalena Andersson, ish-kryeministre e Suedisë.

Organizata për të drejtat e fëmijëve Bris, tha se gjatë këtyre ditëve kishte marrë thirrje të vazhdueshme nga të rinj të shqetësuar mbi lajmet e postuara në TikTok apo rrjete të tjera sociale. Por, pavarësisht ashpërsisë së mesazheve, deklaratat e ministrit të Mbrojtjes Civile dhe të kreut të ushtrisë po shihen si një zile zgjimi. Pas më shumë se dy shekujsh paqe, Suedia është pak hapa larg bashkimit me aleancën e NATO-s, teksa pret dritën jeshile nga parlamenti turk e ai hungarez. Ministri i Mbrojtjes Civile tha se qëllimi i tij nuk ishte të frikësonte qytetarët por t’i ndërgjegjësonte mbi atë që po ndodhte realisht.

“Nëse ka diçka që më mban zgjuar natën është ndjenja se gjërat po lëvizin shumë ngadalë. Në Suedi mund të ketë luftë. Bota po përballet me rreziqet më të mëdha që prej Luftës së Dytë Botërore”, u shpreh Carl-Oskar Bohlin Ministër i Mbrojtjes, sipas A2Cnn.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka kërkuar Suedisë të bashkëpunoje më vendin e tij dhe të tjerët për të prodhuar më shumë armatime dhe për t’u fuqizuar së bashku.

Etiketa: LuftaMinistrisuedezet

Lajme të lidhura

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët
Botë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët

13:12 - 10/03/26
Para
Arbër Hajdari bëhet baba për herë të parë

Arbër Hajdari bëhet baba për herë të parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi
Breaking Views

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

17:44 - 12/03/26

Polonia pret Shqipërinë në 26 mars, në kuadër të gjysmëfinales së Play Off të Botërorit. Federata Polake ka vendosur që...

Lexo më shumë
Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26
‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

17:08 - 12/03/26
Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

16:17 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com