GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bejko: Arif Rexhmati çon opozitën drejt fitores në Kukës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Akuza e Berishës për Bashës, Bejko: U trondita nga ajo që dëgjova, ai e ka mbështetur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, Roland Bejko, ka reaguar për zgjedhjet vendore të Kukësit, që do të mbahen më 24 shtator.

Në një postim në rrjetin sociale Facebook, Bejko shkruan se Arif Rexhmati, kryetari në detyrë të Partisë Demokratike, do e çojë opozitën drejt fitores së sigurt.

Postimi i plotë:

Demokratët dhe qytetarët e Kukësit, prej disa ditësh po u bënin thirrje gjithë partive opozitare që nëqoftë se donin vërtet t’a fitonin bashkinë e Kukësit në zgjedhjet e pjesshme lokale, ata duhet të bashkoheshin rreth një kandidati të vetëm, duke ofruar si zgjidhje z. Arif Rexhmati, kryetarin në detyrë të Partisë Demokratike, si figurën më potenciale që mund ta çonte opozitën në një fitore të sigurt. Por, ata u refuzuan sot në këtë ide e në këtë dëshirë, nga Sali Kulla.

Non Grata, e ka ndarë mendjen. Ai, si zakonosht, në një monolog me gazetarët, përsëriti refrenin e vjetër se më mirë bashkëpunon me Ramën se me këdo që mbështet, sipas tij, “Lul-Bravën”.

Dhe në këtë që thotë, ne e besojmë. Sali Berisha është i sinqertë. Bashkëpunimi i tij me Ramën nuk shtrihet vetëm tek lejet e ndërtimit që ky i fundit u jep familjarëve dhe ortakëve të familjes së tij, apo dhe oligarkëve që i kanë si bankomatë të përbashkët, por edhe në garantimin e një pushteti të përjetshëm duke e mbajtur opozitën në një gjendje armiqësore e të ndarë midis tyre.

Në deklaratën e sotme Sali Berisha, bëri të paditurin se z. Rexhmataj, një demokrat me vlera të larta qytetare, është drejtuesi lokal i Partisë Demokratike. Me këtë rast, ai u shoi çdo shpresë bashkëpunimi në nivel vendor faktorëve opozitarë të Kukësit,  duke u hequr kështu mëndësinë atyre të ishin fitues në garën për kryetarin e bashkisë .

Kështu, midis Arif Rexhmatajt e demokratëve të Kuksit, Sali Kulla zgjodhi bashkëpunimin me Edi Ramën duke i garantuar kandidatit të tij sërish, fitoren në tavolinë.

Sot është rasti që demokratët ta kuptojnë se hallet e Sali Kollës janë krejt të ndryshme nga hallet e tyre. Shqetësimet e Sali Nongratës, janë krejt të kundërta nga shqetësimet e atyre që vuajnë në kurriz padrejtësitë dhe abuzimet nga pushteti i Edi Ramës, ortaku i Sali Kullës.

E, nëse demokratët varfërohen përditë e më shumë, përditë e më shumë pasurohet Sali Kulla e familja e tij.

Ndaj e vetmja zgjidhje në këtë situatë të vështirë për demokratët dhe Partinë Demokratike dhe opozitën shqiptare, është ndarja përfundimtare nga Sali Kulla, dhe bashkimi një orë e më parë nën siglën e Partisë Demokratike, si e vetmja mundësi reale për t’u rikthyer në alternativë pushteti duke u çliruar nga barra e një udhëheqësi të refuzuar nga Perëndimi që e ka cilësuar si minues të demokracësë, pengues të drejtësisë së pavarur dhe të korruptuar familjarisht.

Demokratët nuk meritojnë të jenë pengje të Sali Kullës, ata janë aq inteligjentë sa ta gjejnë vet rrugën e tyre të së ardhmes.

Etiketa: BejkoKryesore1

Lajme të lidhura

Tabaku takon përfaqësuesin e OSBE-së: Liria e medias në Shqipëri ndodhet në një moment kritik
Aktualitet

Tabaku takon përfaqësuesin e OSBE-së: Liria e medias në Shqipëri ndodhet në një moment kritik

13:09 - 22/05/26
Çështja ‘Partizani’/ SPAK thërret si dëshmitarë 8 persona, i pari në listë është Taulant Balla në cilësinë e kallëzuesit
Aktualitet

Padia për shpifje/ Balla nuk guxon sërish të përballet me Berishën në gjyq! Kalaja: Kemi të dhëna të tjera

11:37 - 22/05/26
Salianji: Sa herë Edi Rama ndodhet në zgrip, merr oksigjen politik nga Sali Berisha
Aktualitet

Salianji: Sa herë Edi Rama ndodhet në zgrip, merr oksigjen politik nga Sali Berisha

11:12 - 22/05/26
Para
“Të varfrit hanë…”/ Ja deklarata e ministrit që i zemëroi të gjithë

“Të varfrit hanë…”/ Ja deklarata e ministrit që i zemëroi të gjithë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku takon përfaqësuesin e OSBE-së: Liria e medias në Shqipëri ndodhet në një moment kritik
Aktualitet

Tabaku takon përfaqësuesin e OSBE-së: Liria e medias në Shqipëri ndodhet në një moment kritik

13:09 - 22/05/26

Situata e medias në Shqipëri, kërcënimet dhe sulmet ndaj gazetarëve, pavarësia editoriale dhe politike e mediave, si dhe roli i...

Lexo më shumë
Përplasja për Aeroportin e Vlorës, ministri i Infrastrukturës: Nuk do të ndërhyjmë në konflikt

Përplasja për Aeroportin e Vlorës, ministri i Infrastrukturës: Nuk do të ndërhyjmë në konflikt

12:49 - 22/05/26
“Na trajtuan si skllevër”, aktivisti Baki Goxhaj kthehet në Shqipëri pas ndalimit nga Izraeli: Vetëm ujë dhe bukë të thatë!

“Na trajtuan si skllevër”, aktivisti Baki Goxhaj kthehet në Shqipëri pas ndalimit nga Izraeli: Vetëm ujë dhe bukë të thatë!

12:37 - 22/05/26
Dy supersfidat e radhës në Superiore, fundjava sjell spektaklin e “Final Four”

Dy supersfidat e radhës në Superiore, fundjava sjell spektaklin e “Final Four”

12:10 - 22/05/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e ish-kreut të ARRSH-së, Evis Berberi mbetet në qeli

11:59 - 22/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com