GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bejko: Basha duhet të përjashtojë edhe deputetë të tjerë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Trami i domosdoshëm”, Roland Bejko përsërit premtimin e Bashës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Roland Bejko, i cili është emëruar nga Lulzim Basha, si nënkryetar në partinë që drejton, e konsideroi përjashtimin e 11 deputetëve nga Grupi Parlamentar si një akt administrativ.

Nga studio e News24, Bejko tha se lista duhet të kishte edhe emra të tjerë.

“Një grup i brendshëm që kur ka filluar ky sherr janë pozicionuar qartë me Sali Berishën, duke menduar se ai është PD-ja. U ndërmor një veprim administrativ që bëri të qartë pozicionimin e deputetëve. Këta deputetë nuk i njohin forumet e partisë, për rrjedhojë dhe partia nuk i njeh. Ishte thjesht një akt administrativ.

Ne jemi një parti që nuk e mbështesim ekzistencën tonë te përjashtimet. Kryen një akt sulmi më 8 janar ndaj selisë së PD-së dhe bashkëpunëtorëve. Me këtë vendim ka qenë dhe z.Bardhi dhe disa deputetë të tjerë. Kanë qenë në këtë pozicion që përjashtuan z. Berisha. Një pjesë e këtyre i janë bashkuar grupit të z.Berisha. Në kryesi këtë kam thënë që këta kanë merituar të përjashtoheshin që në momentin që janë pozicionuar te z.Berisha. Ai ka zgjedhur.

Për mua lista duhet të kishte dhe të tjerë. Administrata burokratike e partisë, juristët i kanë qëndruar vendimit të 10 janarit 2022”, tha Bejko.

Sa i përket qëndrimeve kundër Bashës, duke iu referuar dhe deklaratave një ditë më parë të deputetit të PD, Tomor Alizoti, Bejko tha se ndoshta kanë premisa personale.

“Më parë Alizoti ka pasur një qëndrim kundër Berishës, ai ka thënë nuk mund ta lëmë që PD të kthehet në një OJQ të z. Berisha. Nuk i gjykoj fare, kanë bërë zgjedhjen e tyre.

Janë mendimet e tyre, ndoshta kanë premisa personale që mbajnë këtë lloj qëndrimi. Të flasësh me këto terma për kryetarin e PD, ku koha vërtetoi në një 1 vit e gjysmë me akuzat e Berishës nuk ishte ai demoni, po Berisha që e çoi PD-në nga humbja në humbje, atë pjesë të PD-së që mori me vete.

Sot në konferencë Berisha nuk e përmendi fare Kukësin. Në këtë rast z. Berisha pse i ikën Kukësit, sepse është gjithë problemi i kësaj pjese të opozitës”, tha ai.

Sa i përket deputetëve që nuk janë me Bashën, por as me Berishën ai theksoi se “kanë ende kohë të reflektojnë dhe të gjejnë pozicionin e tyre. Ne i lutemi të gjejnë pozicionin e tyre”.

Lidhur me të përjashtuarit dhe mundësinë e rikthimit ai tha se në momentin që përjashtohesh nga grupi, të duhen 6 muaj që të riatashohesh te grupi.

“Si anëtar partie po, mund të kthehet. Të thotë po, unë këtej e tutje do jem pjesë e PD-së dhe punoj për programin e saj.

PD nuk e ka luksin të përjashtojë, por përderisa këta personazhe po kërkojnë identitetin e tyre politik janë të lirë.

  1. Bardhi po ka pranuar që dështoi përballë z. Berisha është fatkeqësi për të.

Unë personalisht nëse gjykata do ia kishte dhënë logon dhe të njihte si përkatësi z.Berisha nuk do pranoja që partia ku bëj pjesë të quhej PD. Këta e bëjnë me dashje, nuk duan të na lënë ne të rritemi”, deklaroi Bejko.

Etiketa: BASHABejkoPDperjashtime

Lajme të lidhura

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi
Aktualitet

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”
Aktualitet

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26
Para
U kap me 43 kg kokainë, dënohet me 12 vite burg shqiptari në Itali

U kap me 43 kg kokainë, dënohet me 12 vite burg shqiptari në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26

Një sulm i përmasave gjigante kibernetike ka tronditur Francën, pasi hakerët kanë arritur të depërtojnë në sistemet e Maileva-s, kompanisë...

Lexo më shumë
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

07:44 - 15/11/26
Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi i së dielës, 15 nëntor 2026 – Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

07:40 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com