Kandidati i Partisë Demokratike (të drejtuar nga Alibeaj) për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha i ka futur një thikë pas shpine demokratëve, duke u strehuar në partinë e Ilir Metës.
Komentet Bejko i bëri nga takimi për hapjen e fushatës elektorale, ku tha se kandidatura e tij në Tiranë është e vetmja alternativë e së djathtës, pasi sipas tij, të gjithë flamujt e tjerë në fushatë përfaqësojnë parti të majta. Ai shtoi se këto zgjedhje për PD-në do të jenë të vështira, pasi sipas tij, përballë kanë trinomin e tranzicionit shqiptar, Rama-Berisha-Meta.
Fjala e plotë e Bejkos:
Të dashur motra dhe vëllezër,
Të dashur demokrate dhe demokratë,
Të dashur qytetarë të Tiranës,
Dua t’ju falenderoj nga zemra të gjithëve për pjesmarrjen tuaj sot këtu në celjen e fushatës tonë. Jo vetëm ju që jeni present, por të gjithë demokratë dhe qytetarë që na ndjekin nëpërmjet ekranit dhe i kanë sytë e veshët në këtë sallë. Dhe janë shumë më besoni! Këtë gjë e kamë ndjerë gjatë këtyre ditëve nga mesazhet e pafundme inkurajuese që kam marrë . Nga demokratë dhe nga qytarë të thjeshtë , nga Tirana dhe gjithë Shqipëria. Madje dhe nga shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë.
Nuk ka motivim më të madh për mua personalisht se sa mbështetja dhe inkurjami tyre.
Një falenderim të vecantë, dua të bëjë për të gjitha strukturat e Partisë Demokratike të Tiranës, për Kryesinë e Partisë dhe Kryetarit të saj zotit Enkelejd Alibeja, të cilët më dhanë besimin dhe mbështetjen që unë të jem kandidat për Partinë Demokratike në Tiranë. Ky është nderi dhe përgjegjësia më e madhe e karrierës time politike. Sepse Tirana është zemra e Shqipërisë. Tirana, është qyteteti i të gjithë shqiptarëve nga veriu në jug, nga lindja në perëndim. Sepse Tirana, është qyteti që më ka pritur me krahë hapur dhe ku kam jetuar e punuar për më shumë se 20 vite. Dhe këtë dashamirësi, Tirana dhe tiranasit e mrekullueshëm e kanë shprehur me të gjithë shqiptarët ngado që kanë ardhur dhe kanë jetuar e ndërtuar familjet e tyre këtu, në kryeqytetit e të gjithë botës Shqiptare.
Të dashur motra dhe vellëzer, këtë kandidim dhe këtë përgjegjësi e kam pranuar me bindjen dhe besmin më të madh. Është vendimi më i duhur dhe i më i drejtë që kam marrë në jetën time politike, për disa arësye:
E para sepse ka të bëjë me karakterin tim. Asnjëherë në jetën time 33 vjecare brenda Partisë Demokratike nuk jam stepur nga sfidat dhe veshtirësitë. Gjithmonë, në momentet më të vështira, sa herë që është dashur kontributi im për Partinë Demokratike, nuk jam kursyer në asnjë moment. Të gjitha energjitë dhe njohuritë e mia i kam vendosur në shërbim të saj dhe të demokratëve, pa përfituar asnjëgjë mbrapsht. Sepse jam njeri prej jush, demokratëve të thjeshtë që vetëm kanë luftuar për Partinë Demokratike dhe skanë përfituar kurrë prej saj. Dhe sigurisht që nuk do të stepesha as kësaj radhe. Aq më shumë në këtë garë ,ku lipset kontributi i të gjithëve ne. Unë e shikoj politikën si mison dhe jo si përfitim. Kështu jam unë. Një idealist i pandreqshëm, dhe kështu do të jem gjithmonë. Njësoj si të gjithë ju këtu.
E Dyta, si mund të pranoja une, si mund të pranonim ne të gjithë, që demokrtatët në Tiranë, në kryeqytetin e Shqipërisë të përfaqësoheshin nga një non-grata nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe, i izoluar nga e gjithë politika perëdimore si Sali Berisha. Si mund të pranonim ne, që demokratët në Tiranë të përfaqësoheshin nga nje socialist si Ilir Meta. Demokratët nuk e mertiojnë një poshtërim të tillë. Ne jemi këtu sot, unë jam në këtë garë pikërisht për të shpëtuar nderin dhe historinë e Partisë Demokratike që mos të rrëshkasë në duart e një autokrati lindor dhe në dorën e një grabitqari politik si socialisti Ilir META, të cilin Sali Berisha e ka futur në mënyrë të pabesë në gjirin e demokratëve, që ai votat e tyre ti marrë dhe ti cojë nesër te pazari I radhës me Edi Ramën. Kjo është një tradhti historike, një thikë mbas shpine që I ka futur demokratëve dhe të djathtës Sali Berisha. Kjo është pabesia më e madhe politike që i ka bërë atyre demorkatëve të ndershëm, që janë të gjithë miqtë dhe shokë tanë. Por ne, kurrsesi nuk mund tja jepnin këtë kënaqësi. Ne jemi këtu, pikërisht për të ndalur këtë pabesi. Ne jemi këtu, për ti thënë të gjithë shokëve tanë demokratë që kjo është partia e tyre, Partia Demokratike është shtëpia e tyre dhe jo Levizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës.
E treta, kandidatura jonë në Tiranë është e vetmja alterantivë e së djathtës shqiptare në këto këto zgjedhje. Të gjitha të tjerët janë flamuj të majtë. Nga komunistët e deri të soclialistët. Në këtë kuptim kjo garë, ka rëndësi edhe më të madhe për demokratët dhe të djathtën shqiptare. Nuk mund ta linim ne Tiranën në dorën e së majtës , sepse e dimë shumë mirë se cfarë shkatërrimi janë për të ardhmen e saj dhe të qytetarëve të Tiranës.
Dhe e fundit, por më e rëndësishmja, unë pranova të kandidoja në këtë garë sepse besoj fort se ne do te dalim me kokën lart dhe fitues. Unë kam besim te ju dhe të gjithë njërzit e ndershëm të Tiranës, se ne mund ta shporrim Erion Velinë nga zyra që ka zaptuar .
Jam i ndërgjegjshëm që nuk është një betëjë e lehtë, por ai që beson, në fund fiton. Dhe unë besoj te suksesi ynë i përbashkët që fillon nga Tirana.
Të dashur motra dhe vellezër ,
Kjo nuk është një garë e veshtirë sepse përballë kemi ndonjë kundërshatarë të fortë. Erion Veliaj nuk ka fituar asnjë betejë politike me forcat e tij. Në 2015 fitoj me votat e LSI-së, në 2019 nuk ishte kandidatë përballë. Ndersa kur ka garuar vetem me g-99, nuk mori as 2 përqind të votave. Popullariteti I tij, është një popullaritet fals, I ndërtuar nga propaganda mediatike. Ai është një njeri i katapultuar nga Edi Rama në Partinë Socialiste. Është thjesht një cirak i ustait të tij, pa asnjë rekord politik. Po!! Ka një rekord Erion Veliaj! Në fakt janë dy. Erion Veliaj njihet si kryebashkiaku që bënë totalisht të kundërtën e asaj që thote dhe premton. Premtoi moratorium për ndërtimet dhe ndërkohë ka dhënë 8 milion metër katron leje ndërtimi në 8 vite. Po e përsëris dhe njëhër! 8 milion metra katror në 8 vite. Një milion metër katror në vit. Erion Veliaj do të mbahet mend si kryebashkiaku që ka ka dhënë më shumë lejë ndërtimi se sa të gjithë kryebashkiakët në 33 vite tranzicioni së bashku. Erion Veliaj do të mbahet mend si kryebashkiaku i betonit, do të mbahet mend që në Tiranën e tij sipas raporteve ndërkombëtare janë pastruar 1.6 miliard dollar. Ka dhe një reKord tjetër.. Ka rritur me 8 herë taksat lokale. I ka marrë frymën sipërmmarjes dhe qytetarëve me taksa dhe me gjoba absurde. Një person I cili, këto para që ja ka marrë sipërmarrjes dhe qytetarëve i ka shpërndoruar me haengje politike dhe me tendera korruptiv për kilentët e tij. Qeverisja e tij në krye të bashkisë Tiranë do të mbahet mend si një qeverisje që i ka marrë frymen njerzve, një qeverisje që ka rrjepur qytetarët e tiranës dhe paratë e tyre i ka cuar në xhepat e oligarkeve. Si mund të jetë popullor një njëri i tillë?! Nuk ka kurrsesi. Qytetarët e Tiranës kanë vetëm urrejtje dhe përcmimi për të. Kjo është e sigurtë.
Kjo betejë, është e vështirë jo se përballë kemi Erion Veliajn , por përballë nesh kemi trinomin e tranzicionit shqiptar, oligarkinë politike Edi Ramën – Sali Bershën dhe Ilir Metën, që për 33 vite me radhë ja kanë marrë frymën Shqiprisë dhe Tiranës. I kanë ngulur kthetrat Tiranës dhe Shqipërisë për interesat e tyre dhe familjarëve të tyre. Kjo oligakriki politike, mbështet nga oligarkia ekonomike. Të cilët i kanë të gjithë së bashku. Që të tre! Erion Veliaj është përfaqësuesii tyre më i denjë. Ditën bëjnë sikur zihen ndërsa natën Erion Veliaj shpërndan leje ndërtimi për të gjithë këtë oligarki politike. E keni dëgjuar ju ndonjëherë Belind Këllicin të denoncojë ndonjë oligark apo ndonjë kullë?!! Si ka mundësi se bënë ndonjëherë? Është shumë e thjeshtë . Shefat e tij, Ilir Meta dhe Sali Berisha nuk ja lejojnë, sepse i kanë kanë të lidhura interesat me oligarkët e Tiranës dhe Shqipërisë. Belind Këllici, me keqardhje e them, është vënë në dispozicion të politikës antiamerikane në Shqipëri. Po përdoret si levë e politikës së vjetër Meta -Berisha. duke përfaqësuar politikën e vjetër 33 vjecare në Shqipëri . Prandaj, si Belo si Lali janë fotokopje e njeri tjetrit. Nuk ka asnjë dallim midis tyre në qëllimet që kanë për këto zgjedhje.
Trinomi Berisha Meta RAMA janë bashkë dhe kjo ska asnjë pikë dyshimi. Nuk mund të ketë jetë politike gjysma e sistemit pa gjysmën tjetër! Dhe interesat lidhen pikërisht te ndërtimet e Tiranës të Erion Veliajt. Shikoni se cfarë po u bëjnë pronarëve të tokavë në Tiranë. Po ja u zhvasin. Në disa raste kemi shpronësime me dhunë. Në disa raste shpronesime jashte cmimeve të tregut. Vetëm e vetëm që oligarkia politike të qerasë oligarkinë ekonomike që i mban këta në pushtet.
E megjithatë, megjithëse kemi perballë kastën e vjetër politike shqiptare dhe interesat e tyre financiare, ne jemi besimplotë në betejën tonë se do tja dalim. Sepse do të kërkojmë votën e demokratëve, votën e njerzve të lirë, votën e atyre që nuk e durojnë dot këtë kastë politike sepse i ka marrë frymën për 33 vite , sepse mbi 70 përqind e qytetarëve shqiptare janë kundra trinomit Rama-Berisha-Meta dhe do të jenë kundra edhe dy cirakve të tyre Kellici dhe Veliaj.
Ne do të fitojmë edhe për një arësye tjetër. Sepse ne, bashkë me hartuesit e programit tonë për Tiranën, që gjejë rastin ti falenderoj nga zemra të gjithë për kontributin e tyre, kemi vizionin dhe alteranativën më të mirë për Tiranën.Perkushtimi. ndershmëria dhe aftësia, janë ato cka na diferencojnë nga kundërshtarët tanë.
Vizioni im për Tiranën, vizoni ynë për Tiranën, nuk bazohet te premtime utopike me autobaza falas apo me dy million pemë, por te një vizon realist dhe tërësisht i mundshëm. Nje vision qartësisht i djathtë ku në thelb janë vlerat më të mira njërzore si merita, konkurenca, morali politik, ndershmëria. Ku në qendër të këtij vizioni janë identiteti, kultura dhe historia e Tiranës. Ky është një vizion totalisht i kundërt me dy alternativat majtise që kemi përballë.
Në fakt, ne mund ti premtonim qytetarëve të Tiranës jo vetëm autobuzë falas, por edhe një euro për cdo person që merrte transportin publik, apo nga një pemë në cdo shtepi, por ne jemi njërëz serioz. Ne e shikojmë politikën dhe qeverisjen me seriozitet dhe ndershmëri, dhe jo me mashtrime populiste që si beson askush.
Ne jemi për një Tiranë, qytet mikëpritës për studentët me të gjitha infrastrukturat nevojshme, e cila të jetë e gatshme për të pritur 150 mijë studentë, shqiptar dhe të huaj brenda vitit 2030.
Ne jemi për një Tiranë, ku cerdhet, kopshtet dhe shkollat mos të jenë më shumë se 15 minuta larg shtëpive të cdo familjeje.
Ne jemi për një Tiranë, ku taksat lokale për sipërmarjet kulturore dhe artisitke, apo individë, janë zero.
Ne jemi për një Tiranë, ku tregjet e ushqimeve nuk janë monopol. Dhe ne për këtë, do të ndërtojmë 5 tregje në pikat hyrëse të Tiranës dhe do të nxisim konsumin e ushqimeve me ‘’kilometër zero’,’ për të ndihmuar shitjen e prodhimit të zonave rurale të tiranës.
Ne jemi për një tiranë, me taksa të ulta dhe taksa për të gjithë. Për të nxitur dhe për ti dhënë frymarrje ekonomisë lokale. Për nxitjen e keonomisë lokale dhe tregut të lirë në do të ndërtojmë tre zona të lira ekonomike. Në zonën e Kërrabës , Arbanës dhe Ndroqit.
Ne jemi për një Tiranë, që kujton dhe respekton sakrificën e atyre njërzve që dhanë jetën në kohën e kumunizmit, ku falë sakrificës së tyre ne sot jetojmë në pluralizëm. Për këtë, do të ndërtojmë muzeun dhe monumentin në nderim të të gjithë viktimave të regjimit komunist. Është një turp që në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë, nuk ka ende një monument dhe muze të mirëfilltë për viktimat e komunizmit. Aq më shumë është turp që e djathta në 33 vite se ka ndërtuar atë.
Ne jemi për një Tiranë, që zbaton dhe i afrohet normave europiane të mjedisit dhe ajrit deri në fund të mandatit , 350 mikro grimca m3. Dhe jo për një Tiranë, ku smogu dhe ndotja po u merr jetën njërzve duke shkaktuar sëmundje nga më të ndryshmet. 60 përqind më shumë është rritur vdekshmëria si pasojë e demtimit të rrugve të frymëmarrjes në Tiranë, sipas të dhënave të shëndetësisë dhe ekspertëve të saj në Tiranë.
Ne jemi për një Tiranë ku të gjithë kanë mundësi të strehoen. Dhe këtë gjë mund ta bëjë të mundur ulja e barrës fiksale dhe lufta kundër parave të pista në ndërtim. Shtrenjtimi i pronave nuk tregon aspak zhvilim sic thote erion veliaj. Përkundrazi, tregon pamundësi jetesë për shumicën e njerzve dhe familjeve që jetojnë në tiranë apo cifteve të reja, që u duhen tre jetë për të blerë një apartament. Rritja e cmimve e cila nuk përputhet me rritjen e rrogave dhe ekonomisë, tregon se këto apartamente janë apartamente që ndërtohen nga paratë e korrupsionit dhe të krimit të cilat kanë prishur cdo rregull të ekonomisë së tregut dhe normalizimit të cmimeve.
Ne jemi për një Tiranë ku shërbimet shëndetsore, klinikat e ndryshme mos të jenë më shumë se 15 minuta larg cdo familje.
Ne jemi për një Tiranë, ku turizmi është për gjatë gjithë vitit dhe i shumËllojshëm. Dhe për këtë, do do të ketë zero taksa ndaj siperrmarjeve turistike bujtinave dhe startupeve për turizmin në pesë vitet e para.
Ne jemi për një Tiranë ku transporti publik është i kronometuar, sic ndodhë në të gjitha qytetet europiane dhe ndërtimin e pesë parkimeve të mëdha në hyrje të tiranës për të zbutur trafikun brenda qytetit.
Ne jemi për një tiranë ku zonat e ndryshme historike , ajo otomane, ajo para luftës, e komunizmit dhe asmbali arkitekutror iq endrës të përbëjnë zonat e trashgimisë kulturore të Tiranës.
Ne jemi për një Tiranë ku dallohen qartëSisisht pesë zonat urbanistike. Zonat industriale, spitalore, universitare, moderne me kulla dhe ajo historike. Dhe jo për një Tiranë kaotike sic është sot, ku nuk kuptohet asgjë dhe që ka reflektuar një mungesë identiteti total dhe, ku reflektohet mungesa e cdo standarti europian për një qytet të banueshëm dhe efikas nga ana ekonomike, sociale dhe urbanistike. Ne nuk jemi kundër ndërtimit dhe zhvillimit. Industria e ndërtimit përbën një pjesë të rëndësishme të ekonomisë së Tiranës dhe Shqipërisë, ku punësoshen mijra njërëz. Por ne jemi për një qytet ku cdo sektor ka zonën e vet të mirëpërcaktuar, që edhe ekonomia të zhvillohet, dhe njërzit të punosëhoet, por edhe që qyteti të jetë i jetueshëm me identit dhe me hapësriat përkatese sipas funskioneve.
Këto janë 15 premtimet të miat dhe të stafit tim për Tiranën. Vizionin tonë, planin tonë për Tiranën, ne do tja u bëjmë të ditur të gjitha grupeve të interesit dhe qytetarëve të tiranës në ditët në vashdim.
Për të gjithë këto arsye , vizioni yne, është FRYMARRJE PËR TIRANËN!!
Discussion about this post