GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bejko: Berisha përjashtoi Azem Hajdarin nga PD-ja, të shkëputemi nga e shkuara

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bejko: Berisha përjashtoi Azem Hajdarin nga PD-ja, të shkëputemi nga e shkuara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko, në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së u shpreh se ka mbështetur Bashën, duke theksuar se në këto 8 vite PD ka bërë opozitarizëm të fortë, ndonëse në kushte aspak të favorshme.

“Menduan që ky Kuvend do të ishte një dështim, por nuk e dinë që demokratët kanë një ëndërr për të bërë realitet. Është dashur nga shqiptarët në këto 30 vite që Shqipëria të ishte si e gjithë Evropa. Të kishte forca politike demokratike, një njeri që donte të qëndronte në vend, të kishte një edukim cilësor, të kishin teatrin, kulturën, mjediset sociale etj. Shqipërisë këto të gjitha thuajse i mungojnë ose i ka në mënyrë të cunguar. Ne këto vite jemi bërë zgjatime të ideologjisë që Ramiz Alija përcolli në vitet e fundit të diktaturës. Liderët tanë politikë, por edhe bota akademike nuk u ndanë dot qartazi sepse thellë te ne ishit ngulitur njeriu i ri. Unë e kam mbështetur Bashën të bëhet kryetar para 8 vitesh me besimin që në krye të PD do të kishim një lider perëndimor. U bë diçka, por jo sa duhet, sepse kështu ishte konteksti dhe situata. Ajo që ne thoshim në studio televizive ishin dy bashkëkryetar e ku janë 2 thuajse nuk është asnjëri dhe më pas dihet kaosi i krijuar. S’ka bërë njeri opozitarizëm më të fortë se PD në këto 8 vite. Opozita ka qenë e vështirë sepse kishim përballë një anë tjetër, që zëvendësoi ideologjinë komunizëm duke çorientuar mendjen e njerëzve e duke paraqitur një Shqipëri virale, ajo e Edi Ramës. Të quajnë të paaftë nëse nuk ke 2-3 vila, e na thonë ju s’jeni si ne. Po ndaj jemi të ndryshëm”, tha Bejko.

Ai u  shpreh se Berisha e përdori PD-në dhe demokratët kur i duheshin, ndërsa rikujtoi themelimin e kësaj force politike, duke thënë se Azem Hajdarit iu mohua kontributi i tij duke u përjashtuar nga partia.

“Nuk do të doja kurrë të isha në këtë pozicion që jam vendosur këto 6 muaj përballë liderit historik Sali Berisha. Ne kemi bërë sakrifica, sepse fëmijët e mi u rritën pa banë sepse unë kur jam bërë baba për herë të parë kam qenë në fushatë. Na është dashur shumë sakrificë për të mbijetuar këtu sepse na vodhën të ardhmen, kontributet e në fund historinë, atë të viteve ’90. Kështu ndodhi me Azem Hajdarin. Ai ishte themeluesi i PD, studenti që udhëhoqi lëvizjen e dhjetorit. Ça ndodhi me të? E përjashtuam nga PD, ia mbyllëm derën. Ne kemi qenë dëshmitar kur e përjashtuan nga grupi parlamentar, kështu ka ndodhur me të gjithë figurat e PD. Më vjen keq kur shoh miqtë tanë që janë kthyer në hije të vetvetes.

Sali Berisha na përdori kur i duheshim, por për të dhënë kontribut na mbylleshin dyert”, tha ai.

Bejko shprehu mbështetjen e tij nga shkëputja e PD-së me të shkuarën, ndërsa shprehu keqardhje për të gjithë demokratët që kanë sakrifikuar në emër të partisë, duke theksuar se Berishës i ka ardhur fundi politik.

“ Unë përshëndes vendimin që ka marrë PD për t’u ndarë nga e shkuara, ne nuk kemi nevojë të ndahemi nga individë, ata janë të mirëseardhur. Më vjen keq për ata studentë e demokratë që kemi ndarë sakrifica, e kjo ndodhi për shkak të dëshirës së një individi që quhet Sali Berisha. Ka një fund politik për shumëçka, e kjo mund të vijë për shumë arsye, edhe për një fjalë goje e thënë në momentin jo të duhur”, tha Bejko.

Etiketa: Kuvend Kombetar PDPDRoland Bejko

Lajme të lidhura

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Para
“Baza e demokratëve janë zhgënjyer”, Açka-Bashës: Merr stilolaps dhe dil e mbaj shënime

“Baza e demokratëve janë zhgënjyer”, Açka-Bashës: Merr stilolaps dhe dil e mbaj shënime

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda
Sport

Presidenti Duka pas fitores me San Marinon: Një rrugëtim i nisur si duhet, sytë dhe mendjen te Finlanda

08:50 - 30/09/26

Shqipëria mposhti San Marinon në transfertë, 0-3, duke siguruar dhe vendin e parë të grupit në Ligën C të Ligës...

Lexo më shumë
Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

Të mbytura me dosje dhe pa siguri, mjerimi i godinave të gjykatave në Shqipëri

08:45 - 30/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com