GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bejko: Sa herë Berisha sulmon PD, dikush pranë tij merr një kullë

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Roland Bejko: Duam votat e atyre që kanë refuzuar Berishën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Roland Bejko, i emëruar nga Lulzim Basha si nënkryetar i PD-së zyrtare, akuzoi ish-Kryeministrin për sulmet ndaj Partisë Demokratike, ndërsa shprehet se sa herë ai hidhet në sulm dikush pranë tij fiton leje ndërtimi.

Bejko në një reagim, duke iu përgjigjur deklaratave të Berishës, thekson se sulmet e tij të dy viteve me shpifje e gënjeshtra u shpërblyen me 64 kate kullë sa një mal në mes të Tiranës.

Ai thekson se rrugët e PD me aleancën e kullave, non gratave dhe me bashkëpunëtorët e sigurimit famëkeq të shtetit janë ndarë njëherë e mirë.

REAGIMI I PLOTË

Pas çdo sulmi që Sali Berisha i bën Partisë Demokratike, dikush pranë tij fiton nga Rama një leje ndërtimi për kulla e resorte.

Që ta kuptojmë mirë të gjithë; sa më shumë akuzon Saliu PD-në dhe lidershipin e saj si “opozita në shërbim të Ramës” aq më e madhe është leja e radhës për kulla e resorte që merr prej Ramës e Veliajt klani i familjes së tij.

Është fakt që sulmet e tij të dy viteve me shpifje e gënjeshtra u shpërblyen me 64 kate kullë sa një mal në mes të Tiranës.

Aleanca e kullave kërkon ta mbajë ende peng Shqipërinë. Halli i nongratës nuk është halli i shqiptarëve dhe as i demokratëve.

Përpjekjet e tij për t’i ikur përgjegjësisë për humbjen katastrofike të 14 majit nuk do të kenë sukses.

Aleanca e kullave dhe oligarkëve u faktua më qartë me humbjen në Kukës. Ata shpresojnë se duke mbajtur njëri tjetrin do kukëzojnë gjithë Shqipërinë.

Rrugët e PD me aleancën e kullave, non gratave dhe me bashkëpunëtorët e sigurimit famëkeq të shtetit janë ndarë njëherë e mirë.

PD është çdo ditë mes qytetarëve, ku në bashkëpunim të ngushtë me ta dhe me partnerët strategjikë, do t’i japë vendit alternativën qeverisëse që presin dhe duan shumica e shqiptarëve.

Etiketa: akuzaBejkoberisha

Lajme të lidhura

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund
Breaking Views

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta
Aktualitet

Mashtrimet me SMS, Policia e Shtetit: Kujdes nga mesazhet në emër të institucioneve, mos vendosni të dhënat bankare në faqe të dyshimta

21:45 - 09/11/26
Para
Izraeli kërkesë Shqipërisë: Shpallni HAMAS-in organizatë terroriste

Izraeli kërkesë Shqipërisë: Shpallni HAMAS-in organizatë terroriste

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com