GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Beleri flet nga qelia: GJKKO noterizoi vendimin e Ramës, duan të …

22:19 - 11/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama i prerë: Edhe sikur BE të kthehet përmbys, Beleri nuk betohet…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, ka folur nga burgu për emisionin “Now” në Euronews Albania, pas rrëzimit të kërkesës së tij nga GJKKO për t’u betuar si kryebashkiak.

Beleri tha se po qëndron në burg me urdhër të kryeministrit Edi Rama dhe u shpreh i bindur në pafajësinë e tij. Ai shtoi se gjykata është bërë palë me ata që sipas tij, duan të rrëmbejnë Bashkinë e Himarës.

“Edhe kjo që nuk jepet leje të flasin në paraburgim, nuk është gjë normale sepse të gjithë të tjerët flasin për mua, përveç meje. GJKKO mori sot një vendim që kishte dhënë Rama 4 muaj më parë. Në gusht në Ekathimerini Rama tha se ka një vendim gjyqësor që e ndalon Belerin të betohet. Sot gjykata noterizoi vendimin.

Ka dalë mbi 5 herë në media dhe forume të PS ku ka thënë se nuk mund të betohet sepse nuk e lë ligji. Nga paraburgimi këtu ka dalë një deputet dhe ka marrë mandatin. Këtu nuk ka barazi ligjore. Gjykata është futur në aleancën e atyre që duan të marrin Himarën me forcë. Në asnjë vend të Europës dhe botës një humbës nuk mund të ushtrojë detyrën e tij.

Për mua kryesore do të ishte pafajësia dhe jam i bindur në pafajësi. Por këtu ka një regji që merret me këto. Pra me çfarë tagri Bashkia e Himarës po drejtohet sot nga dikush që ka humbur. Në të vërtetë Rama e drejton Bashkinë e Himarës”, tha Beleri.

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës theksoi se GJKKO me vendimin e saj noterizoi atë të dhënë nga kryeministri Edi Rama 4 muaj më parë.

Beleri tha gjithashtu se në Shqipëri nuk ka barazi ligjore dhe po mbahet në burg padrejtësisht me urdhër politik.

Ai shtoi se gjykata është bërë palë me ata që sipas tij, duan të rrëmbejnë Bashkinë e Himarës.

Ndërsa u pyet lidhur me qëndrimin e Greqisë dhe kërcënimin me veto ndaj Shqipërisë në BE, Beleri u shpreh se Greqia po bën atë që i kërkon kushtetuta, po mbron shtetasit e vet jashtë territorit.

Beleri u tregua kritik ndaj deklaratave të disa gazetarëve që flasin për greqizim të Himarës, të cilët i cilësoi zëdhënës bandash.

“Janë ca gazetarë që po thonë po rrezikon Himara, por e çon Beleri në Korfuz. Janë ata që kanë marrë përsipër të diskriminojnë, të tjetërsojnë deklaratat e mia, të shpikin gjëra që nuk janë. Himara është bashki e Shqipërisë, ligji duhet të qartësojë ndarjen ne pushteteve, këtu nuk funksionojnë.

Gazetarët po e bëjnë se shumica po bëjnë rolin e qeverisë dhe ka nga ata budallenj që besojnë se në Himarë po bëhet një luftë etnike, ndërkohë që dy komunitet në Himarë bashkëjetojë, qeshin kur dëgjojnë këto deklarata në studio televizive. Çështja është në Tiranë jo në Himarë, atje nuk merret njëri me etninë”, tha Beleri.

Etiketa: belerihimarakryebashkiakuKryesore1

Lajme të lidhura

Kapet autori, zbardhet seria e vjedhjeve të banesave në Korçë
Aktualitet

Kapet autori, zbardhet seria e vjedhjeve të banesave në Korçë

13:08 - 11/01/26
Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”
Breaking Views

Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”

13:04 - 11/01/26
Pasi arrestoi Ilir Metën u bë drejtor policie, Vilson Bala transferohet nga DVP Durrës në Korçë
Aktualitet

Pasi arrestoi Ilir Metën u bë drejtor policie, Vilson Bala transferohet nga DVP Durrës në Korçë

12:03 - 11/01/26
Para
Pse e donin ndërkombëtarët largimin tënd nga sistemi? Ja si përgjigjet Elisabeta Imeraj

Inceneratori i Tiranës, Imeraj: Dosja në hetim, të presim çfarë do të ndodhë me Veliajn

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapet autori, zbardhet seria e vjedhjeve të banesave në Korçë
Aktualitet

Kapet autori, zbardhet seria e vjedhjeve të banesave në Korçë

13:08 - 11/01/26

Policia e Korçës ka zbardhur dhe dokumentuar pesë raste të vjedhjes së banesave në qytet. Shërbimet e Komisariatit të Policisë...

Lexo më shumë
Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”

Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”

13:04 - 11/01/26
Pasi arrestoi Ilir Metën u bë drejtor policie, Vilson Bala transferohet nga DVP Durrës në Korçë

Pasi arrestoi Ilir Metën u bë drejtor policie, Vilson Bala transferohet nga DVP Durrës në Korçë

12:03 - 11/01/26
Qarku Elbasan në errësirë, ndërprerje masive të energjisë elektrike në të shtatë bashkitë

Qarku Elbasan në errësirë, ndërprerje masive të energjisë elektrike në të shtatë bashkitë

11:48 - 11/01/26
Policia ‘mësyn’ në apartamentin e monitoruar prej javësh, 3 të reja arrestohen në Elbasan për prostitucion

Policia ‘mësyn’ në apartamentin e monitoruar prej javësh, 3 të reja arrestohen në Elbasan për prostitucion

11:38 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com