GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Beleri i drejtohet Himarës: Pavarësisht shpifjeve të Ramës, do të rikthehem…

10:43 - 27/06/23
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Beleri i drejtohet Himarës: Pavarësisht shpifjeve të Ramës, do të rikthehem…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fredi Beleri ka dërguar një letër nga burgu për Këshillin Bashkiak në ditën e tij të betimit si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.

Fredi Beleri, i cili u shpall fitues më 14 Maj si kryebashkiak i Himarës, ndonëse ishte i arrestuar nën akuzën për shit-blerje votash, i është drejtuar nga qelia qytatarëve, ndërkohë që  sot konstituohet edhe Këshilli Bashkiak.

Ai shprehet i bindur se pavarësisht nga sulmet dhe shpifjet e ulëta të kryeministrit Edi Rama ndaj ti, ai do të arrijë të fitojë dhe se një ditë do rë rikthehet në detyrën e tij.

Letra e plotë:

Të nderuar këshilltarë, të nderuar qytetarë të Bashkisë së Himarës,

Sot, në ditën e marrjes së detyrës si kryetar i Bashkisë Himarë, megjithëse kërkova leje për të marrë pjesë dhe njëherësh përgjegjësinë që më ngarkuat me rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit 2023, ma refuzuan.

Pas sulmit shpifës dhe vulgar ndaj meje nga Edi Rama në javën e fundit zgjedhore, arrestimit tim të paligjshëm dy ditë para garës zgjedhore, paraburgimit tim për 45 ditë, sot më penguan të marr detyrën duke tjetërsuar për momentin, rezultatin e zgjedhjeve.

Pavarësisht kësaj, unë ende besoj në fuqinë e së vërtetës. Unë ende besoj në fuqinë e së mirës dhe virtytit. Sulmi i paprecedentë dhe 45 ditët e paraburgimit tim të padrejtë nuk e ndryshojnë besimin tim të thellë te demokracia, te të drejtat, institucionet dhe pikë së pari te qytetarët.

Besoj dhe ju ftoj të besoni dhe ju se ky kalvar nuk do të ketë kryqëzim. Shpresoj që së shpejti të gjithë të mendojnë lirshëm dhe të veprojnë me virtyt.

Prandaj ju kërkoj të tregoni durim, besim në demokraci dhe në shtetin e së drejtës, në atë që mbrojtët me votën tuaj. Sepse më 14 maj fitoi Demokracia. Fitoi Himara. Dhe u jam mirënjohës atyre që treguan trimëri, por edhe mirëkuptoj ata që u nënshtruan presionit. Por ju premtoj se për mua nuk ka fitues dhe humbës. Të gjithë qytetarët e Himarës dhe unë si kryebashkiak, i pari mes të barabartëve, do të marshojmë të bashkuar për t’u bërë edhe më të fortë, duke mbrojtur Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut.

Personalisht marr forcë nga forca juaj dhe duroj, si një qytetar që ka mësuar të mbrojë idetë e tij për liri, demokraci dhe në praktikë të mbrojë dhe të kujdeset për çdo njeri që vuan apo kërcënohet.

Jam i sigurt se së shpejti bashkësia ndërkombëtare do të mbrojë parimet dhe vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Sepse mbi të gjitha sot një kryetar bashkie i zgjedhur në këtë pjesë të Evropës, një qytetar pjesëtar i minoritetit, u pengua të merrte detyrën.

Sepse sot u konfirmua synimi i kundërshtarëve të popullit, demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Dhe nga ky cep i Evropës, i drejtohem lidershipit të zgjedhur në mënyrë demokratike të Shqipërisë, Bashkimit Evropian dhe të gjitha Kombeve që i shërbejnë demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

U drejtohem të gjithë anëtarëve përkatës të të gjitha organizatave ndërkombëtare të cilët sipas kompetencës së tyre mbrojnë dhe ruajnë të drejtat e njeriut, drejtësinë dhe shtetin e së drejtës, duke u kërkuar të mbrojnë jo Fredi Belerin, as pjesëtarët e minoritetit etnik grek në Bashkinë e Himarës, as shumicën e qytetarëve që më zgjodhën, jo demokracinë në Shqipëri apo rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, por për të mbrojtur veten, për të mbrojtur atë që përfaqësojnë, për të mbrojtur historinë e tyre dhe pikësëpari të ardhmen e tyre.

Sepse nëse të drejtat e njeriut dhe shteti i së drejtës do të lihen në fatin e tyre në këtë cep, atëherë vetë demokracia do të mposhtet, atëherë ata do të jenë mposhtur dhe do të jetë mposhtur morali që janë betuar të mbrojnë.

Në fund të fundit, mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe parimeve demokratike është një ushtrim kolektiv dhe jo një përpjekje e njëanshme. Dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara edhe Presidenti i Evropës së Bashkuar edhe krerët e organizatave ndërkombëtare, edhe kryetari i bashkisë së Himarës, ose kryetari i çdo cepi të botës perëndimore mbrojnë të njëjtën demokraci, të njëjta të drejta të njeriut, të njëjtin shtet të së drejtës.

Prandaj u kërkoj që t’i kushtojnë vemëndje paraburgimit dhe aktakuzës ndaj kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës për të përmbushur misionin e tyre në mbrojtje të shtetit të së drejtës dhe të drejtave të njeriut.

Nëse këtu, si dhe në çdo cep të planetit, humbet beteja, atëherë nesër mund të humbasë edhe lufta.

Por beteja do të jepet dhe do të fitohet dhe dita kur unë do të lirohem dhe do të marr detyrat që më keni caktuar, do të jetë një ditë e guximshme në histori ndryshe nga e sotmja që është turpëruese për përgjegjësit dhe zhgënjyese për ne të tjerët.

 

Etiketa: beleriKryesore1Rama

Lajme të lidhura

“Mirënjohje për pritjen entuziaste në Shkodër”, Salianji: Nuk do të ndalojmë asnjë moment
Breaking Views

“Mirënjohje për pritjen entuziaste në Shkodër”, Salianji: Nuk do të ndalojmë asnjë moment

15:24 - 28/12/25
Rama merr në mbrojtje edhe Karçanajn e AKSHI-t: Një akuzë e hatashme, por të presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e çorbës politike
Breaking Views

Rama merr në mbrojtje edhe Karçanajn e AKSHI-t: Një akuzë e hatashme, por të presim drejtësinë dhe jo 700 tenxheret e çorbës politike

09:52 - 28/12/25
Akuzat për “turma të importuara” ndaj Salianjit, por dikur Berisha përuronte rrugë krah Benet Becit
Breaking Views

Akuzat për “turma të importuara” ndaj Salianjit, por dikur Berisha përuronte rrugë krah Benet Becit

09:12 - 28/12/25
Para
lajmi fundit

SPAK lëshon 20 urdhër-arreste, për trafik droge ndaj një grupi të strukturuar kriminal

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 19% e votave: Kryeson VV me 49.18% , ja si ndahen votat e tjera
Breaking Views

Zgjedhjet në Kosovë/ Numërohen mbi 19% e votave: Kryeson VV me 49.18% , ja si ndahen votat e tjera

20:51 - 28/12/25

Në shumicën e vendvotimeve ka nisur numërimi i votave të hedhura sot nga qytetarët për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në...

Lexo më shumë
A do të ketë paqe? Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump

A do të ketë paqe? Zelensky mbërrin në Mar-a-Lago, shtrëngon duart me Trump

20:27 - 28/12/25
Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë

19:51 - 28/12/25
Përfundon votimi në Kosovë/ Exit Poll-i i UBO Consulting: LVV është afro 46%, PDK e LDK renditen pas saj

Përfundon votimi në Kosovë/ Exit Poll-i i UBO Consulting: LVV është afro 46%, PDK e LDK renditen pas saj

19:10 - 28/12/25
Asist i Xhakës ndeshjen e Premier League, Sunderland barazon 1-1 me Leeds

Asist i Xhakës ndeshjen e Premier League, Sunderland barazon 1-1 me Leeds

18:36 - 28/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com