GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Beleri i përgjigjet Ramës: Miqtë i ke në burg për vjedhje gjigande

14:32 - 15/08/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Beleri i drejtohet Himarës: Pavarësisht shpifjeve të Ramës, do të rikthehem…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, iu përgjigj me një deklaratë Kryeministrit Edi Rama, i cili e krahasoi kryebashkiakun e arrestuar me një plesht për të cilin nuk duhet djegur jorgani.

Deklarata e Ramës erdhi pas protestës së thirrur dje nga Omonia në Himarë, ku morën pjesë 3 kryebashkiakë të Greqisë, por që Kryeministri e quajti një skenar sarkastik.

Në reagimin e tij, Beleri nga qelia ku mbahet i izoluar prej 12 majit, shprehet se himarjotët kanë lindur me lirinë  e shprehjes dhe se nuk ua ka dhënë kryeministri, por e kanë mbrojtur atë me gjak.

Beleri shprehet se ccështja e tij nuk do të mbetet te ajo që e konsideron si Gjykatat e Kryeministrit, duke lënë të kuptohet se Edi Rama komandon drejtësinë në vend.

“Është e vërtet që shumë nga të zgjedhurit dhe miqtë e tij janë në burg sot, por asnjë prej tyre për krime zgjedhore, por për krime që kanë të bëjnë me shpërdorime fondesh publike në përmasa gjigande, që ccuditërisht i bënin pa ditur gjë Kryeministri, megjithëse ka qenë në karriken ngjitur me ta kur hidheshin firmat. Për krime zgjedhore jam i vetmi i arrestuar në 33 vjet. Në 33 vjet që kemi dëgjuar për krime zgjedhore, vetëm një grek është arrestuar dhe vetëm një grek që publikisht është cilësuar nga kryeministri si armiku i tij personal, mbahet në burg”, shkruan Beleri.

REAGIMI i PLOTË:

Duke falenderuar te paret votuesit e mi dhe me tej miqte e mi per mbeshtetjen e tyre diten e djeshme, dua t’ikthej nje pergjigje te shkurter Kryeministrit te vendit tim qe megjithe angazhimet e tij me miqte mezi priti te zbardhte dita dhe te jepte komentin e tij per protesten e djeshme ne Himare. Vendimet e gjykatave ‘te reformuara’ eshte e vertet qe nuk komentohen, por nuk mund te deklaroje qe keto gjykata e prokurori jane te pavarura prej tij. Ne cdo rast, para se te arrestohej nje prej te tijve, kryeministri e ka ditur para, dhe e ka shkarkuar apo larguar nga karrikja ngjitur tij, gjithe publiku i di rastet, para se te arrestohen te tijte, merret leje dhe i jepet kohe te beje deklaratat justifikuese paraprakisht, pergjegjesia eshte individuale.

Eshte e vertet qe shume nga te zgjedhurit dhe miqte e tij jane ne burg sot, por asnje prej tyre per krime zgjedhore, por per krime qe kane te bejne me shperdorime fondesh publike ne permasa gjigande, qe cuditerisht i benin pa ditur gje Kryeministri, megjithese ka qene ne karriken ngjitur me ta kur hidheshin firmat. Per krime zgjedhore jam i vetmi i arrestuar ne 33 vjet. Ne 33 vjet qe kemi degjuar per krime zgjedhore, vetem nje grek eshte arrestuar dhe vetem nje grek qe publikisht eshte cilesuar nga kryeministri si armiku i tij personal, mbahet ne burg.

Te gjithe i kemi degjuar regjistrimet e dosjes se Dibres dhe Durresit, deri ne Gjermani kane shkuar, por asnje prej atyre qe u degjuan nuk eshte arrestuar, por jane ngritur ne detyre, nje minister madje. Edhe Erdogani si ju flet per Drejtesi te Pavarur. Dhe eshte ankuar se Amerika dhe Europa nderhyjne ne punet e gjyqsorit Turk.

Edhe Erdogani mbahet si kampion demokracie qe nuk nderhyn ne sistemin e drejtesise!! Edhe ne diktature me vendime gjykate perndiqnin kundershtaret politike paraardhesit Tuaj, Z.Kryeminister !

Sa per pronat e bregut, nuk fshihesh dot pas gishtit, qe ia drejton gjithkujt, vetem nga vetja nuk e kthen z. Kryeminister, punonjesit e tu ne kadaster i detyrojne pronaret e ligjshem t’u shesin pronat qe t’ua regjistrojne. Te te kujtoj nje shokun tend qe shkarkoi 5-6 shefa kadastre ne Vlore qe te mos i regjistronin pronen te zotit se e kishte piketuar ai per investime strategjike.

Sa per lirine e shprehjes qe himariotet ushtruan dje, nuk na e keni dhene Ju z.Kryeminister, por ka lindur me ne dhe eshte mbrojtur me gjak. Te mburresh ne 2023, kur komunizmi ka rene prej 33 vitesh, se po na lene te shprehemi lirshem, eshte arrogance. Natyrisht neve vetem te shprehemi na ka mbetur, dhe do presim me durim qe drejtesia e “pavarur” nga Ju te flase fjalen e saj, por kjo ceshtje nuk mbaron ketu, tek gjykatat e kryeministrit. Populli ka folur z.Kryeminister, lere te zgjedhurin te beje punen e vet, kaperdije mospelqimin, dhe leri gjykatat te flasin, pa u thene ti qe “provat aty duhet te jene” dhe se “jane ‘te pavarura’. Drejtesia vonon po nuk harron!!!

Etiketa: beleriKryesore1perplasjaRama

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar
Breaking Views

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Hasa, talenti që po mahnit Italinë. FSHF: Derën e ke të hapur

Hasa, talenti që po mahnit Italinë. FSHF: Derën e ke të hapur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com