GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Belerit i mohohet leja e posaçme për tu betuar si Kryebashkiak, reagon Athina: Vendim politik

17:20 - 26/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata njeh mandatin e Fredi Belerit në krye të Bashkisë Himarë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet greke kanë reaguar sërisht lidhur me çështjen “Beleri”, ndërsa i kërkojnë Shqipërisë të respektojë shtetin e së drejtës.

Ministria e Jashtme greke ka reaguar pasi GJKKO nuk pranoi kërkesën e avokatëve të Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, për t’a lejuar atë, të bëjë betimin para Këshillit Bashkiak, veprim ky që i hapte rrugën të merrte zyrtarisht mandatin si Kryetar Bashkie.

Por gjyqtarja Atalanta Zeqiri e refuzoi kërkesën për një autorizim të veçantë në mënyrë që ai të linte ambientet e spitalit të burgut për t’u paraqitur në një mbledhje, për të cilin anëtarët e këshillit e njoftuan përmes një shkrese.

“Kërkesa e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, për të marrë një leje të posaçme, në mënyrë që të jetë pjesëmarrës  nesër në mbledhjen e parë të Këshillit të ri Bashkiak, si dhe të bëjë betimin dhe të marrë zyrtarisht detyrën, u rrëzua sot. Ky refuzim tregon tani, pa asnjë dyshim, se qëllimi i autoriteteve shqiptare është ta privojnë atë, pa një dënim përfundimtar dhe pa u akuzuar, nga detyra e kryetarit të Bashkisë, në të cilën ai u zgjodh në mënyrë demokratike nga qytetarët e zonës. Si kandidate për anëtarësim në familjen europiane, Shqipëria duhet të respektojë shtetin e së drejtës dhe të drejtën e pafajësisë deri në zhvillimin e gjyqit”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme greke.

Si rezultat i vendimit të GJKKO, Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur për Bashkinë Himarë nuk do të betohet si kryetar ditën e nesërme para Këshillit Bashkiak.

Anëtarët e këshillit në këtë dokument njoftojnë Fredi Belerin përmbajtjen e mbledhjes me tre pika, konstituohet Këshilli Bashkiak i Himarës dhe do duhej të kryhej dhe ceremonia për marrjen e detyrës si kryebashkiak. Ai kërkoi në gjykatën anti-korrupsion që të ishte i pranishëm dhe u rrëzua kërkesa.

Tashmë nuk dihet se si do të procedohet me Bashkinë e Himarës, por referuar precedentit të ndodhur në Shkodër në 2019-ën, duket se detyrën e Kryebashkiakut do e vijojë Jorgo Goro, i cili vijon të jetë në detyrë, edhe pse humbi zgjedhjet e 14 majit.

 

Etiketa: athinabeleriKryesore1reagimi

Lajme të lidhura

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin
Aktualitet

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht
Aktualitet

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz
Aktualitet

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
Para
Nis evidentimi i dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Pejë

Nis evidentimi i dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Pejë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League
Breaking Views

Atalanta përmbys 4-1 Dortmundin dhe kualifikohet në 1/8 e Champions League

21:25 - 25/02/26

- Atalanta ka prerë biletën për në fazën e 1/8-ave të Champions League pas një përmbysjeje spektakolare ndaj Borussia Dortmund...

Lexo më shumë
Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

Kavajë/ Theu masën e arrestit në shtëpi, policia hap zjarr dhe ndalon 38-vjeçarin

21:15 - 25/02/26
Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

Hazizaj: Fëmija humbi jetën duke lypur, Shërbimi Social hesht

21:03 - 25/02/26
Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

Shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare që dhunonte nxënësit në Kamëz

20:33 - 25/02/26
“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00

20:25 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com