GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Belgjika heq dorë nga vendi i parë në grup për respekt ndaj Suedisë

në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Belgjika heq dorë nga vendi i parë në grup për respekt ndaj Suedisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dueli mes Belgjikës dhe Suedisë, që i takoi kualifikimeve për “Euro 2024”, nuk përfundoi të hënën mbrëma. Ndërprerja erdhi si pasojë e një sulmi me armë në Bruksel që çoi në vdekjen e dy tifozëve suedezë. Për shkak të kërkesës së lojtarëve të Suedisë, të dyja ekipet nuk u kthyen në fushën e stadiumit “King Baudouin” pas pjesës së parë.

Në këtë situatë, UEFA zakonisht kërkon që 45 minutat e mbetur të ndeshjes të zhvillohen sa më shpejt që të jetë e mundur. Në disa raste skuadrat janë takuar sërish të nesërmen për ta përfunduar ndeshjen prapa dyerve të mbyllura. Mirëpo, ky nuk do të jetë rast këtë herë pasi futbollistët e dyja përfaqësueseve janë shpërndarë nga grumbullimi të hënën mbrëma. Futbollistët e Suedisë dhe të Belgjikës janë kthyer të martën nëpër klubet e tyre dhe asnjëra prej përfaqësueseve nuk ka dëshirë që ndeshja e ndërprerë të zhvillohet kurdo qoftë.

Suedezët prej stadiumit ku qëndruan për më shumë se dy orë të mbyllur për arsye sigurie, kanë shkuar direkt në aeroport për t’u larguar nga Belgjika. Ata janë larguar në mesnatë, ndërsa rreth 650 tifozë kanë lëshuar stadiumin në katër të mëngjesit nën përcjelljen e policisë belge, e cila ka ruajtur edhe hotelet ku ishin të akomoduar. UEFA nuk ka dhënë një datë të saktë për zhvillimin e pjesës së dytë të këtij takimi, ndonëse në njoftim ka shkruar se një vendim do të merret më vonë. Duke pasur parasysh se Suedia ishte përgjegjëse për t’i dhënë fund takimit, atëherë mund ta humb me rezultatin zyrtar. Mirëpo, në Federatën e Futbollit të Belgjikës kanë insistuar se nuk duan një gjë të tillë. Madje, belgët kanë insistuar se nuk do të kërkojnë që ndeshja të regjistrohet me rezultat zyrtar në favor të tyre, por as nuk do të duan ta vazhdojnë pjesën e dytë. Sipas tyre zgjidhja ideale do të jetë që ndeshja të regjistrohet me rezultatin që u ndërpre – 1:1.

Madje federata belge do të bëjë kërkesë në UEFA për këtë ide edhe pse e rrezikon vendin e parë në Grupin F. Aktualisht Belgjika ka 16 pikë, sa i ka edhe Austria, përfaqësuese që tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen në Evropianin e vitit të ardhshëm.

“Nuk do të kërkojmë në asnjë mënyrë që Suedia ta humb ndeshjen me rezultatin zyrtar. Ne duam të tregojmë respekt pas asaj që ndodhi të hënën mbrëma. Ne duhet të tregohemi madhështor dhe do të mbetemi të tillë”, ka thënë Manu Leroy, kryetari i përkohshëm i federatës belge për të përditshmen “Le Soir” të martën. “Zgjidhja më e mirë është që ndeshja të regjistrohet me rezultatin 1:1. Ne do ta kontaktojmë federatën suedeze, UEFA-n dhe federatën austriake për të bërë presion që të regjistrohet me rezultatin që ishte në fushë”.

Federata belge ka thënë se shpreson të ketë edhe mirëkuptimin e UEFA-s dhe federatës austriake.

“Mbetet të shihet reagimi i tyre, mirëpo në këtë pikë është e nevojshme të tregohet etika dhe morali. Në aspektin sportiv barazimi 1:1 nuk na konvenon pasi mund ta humbim vendin e parë por kjo nuk na intereson aspak për shkak se duam të tregohemi njerëzor”, u shpreh Leroy.

Ndërsa Belgjika u zgjua në një gjendje shoku pas atij sulmi, shumë shkolla mbetën të mbyllura të martën. Alarmi për terror në Bruksel u ngrit brenda natës në nivelin 4, shkalla më e lartë në Belgjikë, duke treguar një kërcënim jashtëzakonisht serioz. Niveli i alarmit për pjesën tjetër të vendit u ngrit në 3.

“Ne duam të falënderojmë të gjithë tifozët në stadium për mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre në këto rrethana të vështira”, ka shkruar përfaqësuesja belge në rrjetet sociale. “Mendimet tona janë me suedezët, shpresojmë që të gjithë të kthehen në shtëpi të sigurt”.

I dyshuari për të shtënat e së hënës mbrëma u qëllua për vdekje nga policia të martën në mëngjes, tha ministrja e punëve të brendshme të Belgjikës Annelies Verlinden. Arma që besohet të jetë përdorur nga sulmuesi është gjetur.

Etiketa: belgjikasuedia

Lajme të lidhura

Kombëtarja shqiptare zhvlerësohet me 30 milionë euro, sot vlen 88.8 milionë euro
Uncategorized

Kombëtarja shqiptare zhvlerësohet me 30 milionë euro, sot vlen 88.8 milionë euro

14:33 - 26/08/26
Si do të funksionojë “Vatikani i bektashinjve”, mikroshteti mysliman në Shqipëri, roli i Baba Mondit
Uncategorized

“Shteti bektashi pa hapa konkretë”, NRC: Rama po e zhvendos fokusin nga problemet e brendshme

12:37 - 25/08/26
Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar, arrestohet autori i krimit makabër në Lushnje (Foto)
Uncategorized

Vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë, 45-vjeçari nuk flet para hetuesve dhe bën gjeste skizofrenie

10:24 - 25/08/26
Para
A po e fiton luftën Hamasi?

A po e fiton luftën Hamasi?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut
Aktualitet

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut

22:27 - 26/08/26

Veprimet hetimore pas arrestimit të bujshëm të Ergys Agasit dhe ish-efektivit të policisë Uljan Shpataraku po vijojnë me në kryeqytet....

Lexo më shumë
Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

22:12 - 26/08/26
Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

22:04 - 26/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

21:38 - 26/08/26
Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

21:32 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com