Kombëtarja e Belgjikës, ka mposhtur me rezultatin 1-0, në “Dallga Arena” të Bakut, skuadrën e Azerbajxhanit, duke fituar tre pikë të rëndësishme në garën drejt kualifikimit për në Euro 2024.
Djemtë e Tedescos, vuajtën më shumë se sa pritej, përballë vendasve modestë, të drejtuar nga ish-tekniku i Kombëtares Shqiptare, Gianni De Biasi.
Goli i futbollistit të Atletico Madrid, Yannick Ferreira Carrasco, në minutën e 38’, mjaftoi për ta dërguar përfaqësuesen e “monarkisë multietnike”, në vend të parë, me pikë të barabarta me Austrinë (10 pikë), pas 4 takimesh.
Ndeshjen e radhës, “Red Devils” do ta kenë përballë Estonisë, më 12 shtator, një mundësi e mirë për të siguruar tre pikë të tjera, shumë me vlerë, për kualifikimin drejt Euro 2024./m.b /gijotina.com
Discussion about this post