GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Belind Këlliçi: SPAK të hetojë krimin e blerjes së votave në Durrës dhe gjithë vendin, PD nuk do të heshtë

09:18 - 09/06/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Belind Këlliçi: SPAK të hetojë krimin e blerjes së votave në Durrës dhe gjithë vendin, PD nuk do të heshtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përfaqësuesi i PD-së, Belind Këlliçi, është paraqitur sot në Gjykatën Penale ndaj të cilit kreu i OSHEE ka ngritur një padi për shpifje.

“U njoha me një akuzë, akuzohem për shpifje për shkak se kam bërë publike dy kallëzime të bëra në SPAK për krime zgjedhore nga ana e Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar në lidhje me masakrën zgjedhore që është zhvilluar më 25 prill, vendi kur është ekzekutuar kjo masakër zgjedhore, në mënyrë perfekte, pa diskutim ka qenë Qarku i Durrësit, qyteti i Durrësit, ku vetëm javën e fundit zgjedhore, 5 ditët e fundit, janë disbursuar 6 milionë Dollarë nga fondi i rindërtimit.”- u shpreh Këlliçi në një prononcim për mediat nga gjykata e Apelit.

Prononcimi i plotë:
Sot erdha në seancën ku duhet të përballesha me “viktimën” akuzuese Adrian Çelën, drejtorin famoz të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes të Energjisë Elektrike. U njoha me një akuzë, akuzohem për shpifje për shkak se kam bërë publike dy kallëzime të bëra në SPAK për krime zgjedhore nga ana e Partisë Demokratike dhe Opozitës së Bashkuar në lidhje me masakrën zgjedhore që është zhvilluar më 25 prill, vendi kur është ekzekutuar kjo masakër zgjedhore, në mënyrë perfekte, pa diskutim ka qenë Qarku i Durrësit, qyteti i Durrësit, ku vetëm javën e fundit zgjedhore, 5 ditët e fundit, janë disbursuar 6 milionë Dollarë nga fondi i rindërtimit.

Ku janë dhënë me mijëra leje ndërtimi. Tani që po shemben shtëpitë e qytetarëve, janë dhënë certifikata legalizimi, janë shpërndarë cash etj… Kjo është një tentativë sigurisht e dëshpëruar për të shantazhuar opozitën, për t’i mbyllur gojën kujtdo që ngre zërin dhe kërkon transparencë mbi masakrën zgjedhorë të ndodhur më 25 prill dhe një tentativë për të zhvendosur vëmendjen.

I tmerruar nga fakti që nuk e lërkon vetëm PD dhe Opozita e Bashkuar transparencën për zgjedhjet e 25 prillit por tashmë edhe partnerët tanë strategjikë Adrian Çela me sa duket ka marrë porosi për të shantazhuar drejtuesit e opozitës me këto pseudopadi. E prita “viktimën” akuzuese në seancë për t’u përballur, sigurisht si shokët e tij, si Erjon Veliaj, nuk erdhi.

Unë këtu do të jem. Nëse mendojnë se na shantazhojnë, nëse mendojnë se ka ndonjë drejtues, funksionar politik, apo individ brenda PD që do të heshtë për atë çka ndodhur realisht më datë 25 prill e kanë gabim. Aq më tepër një njeri si unë që çdo ditë përballet me dhjetëra të rinj që largohen për shkak se shansi i fundit i tyre ishte 25 prilli për të qëndruar në këtë vend.

Atë mandat të vjedhur, atë shpresë të grabitur që i kanë bërë të rinjve mbi të gjitha ta harrojnë se ne do ta lëmë pa përmendur dhge do të ulim zërin.

Etiketa: Belind KelliciPD

Lajme të lidhura

Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës
Breaking Views

Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

11:28 - 03/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë
Breaking Views

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

11:19 - 03/04/26
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK
Breaking Views

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Para
Shkarkimet masive, Pjerin Ndreu po përballet me një valë padish

Shkarkimet masive, Pjerin Ndreu po përballet me një valë padish

TË FUNDIT

Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës
Breaking Views

Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

11:28 - 03/04/26

Në Gjykatën e Posaçme po mbahet gjyqi në themel për Erion Veliajn, i cili ndodhet në burg që prej shkurtit...

Lexo më shumë
Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

11:19 - 03/04/26
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26
Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com