GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Belindi, beteja e Davidit kundër Goliath

15:12 - 09/05/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Lajmet që servir Rama dhe ajo që shohin shqiptarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Hysni Gurra

Belind Këlliçi në rrjetin e tij social Facebook numëron 71-mijë ndjekës, Erion Veliaj 541-mijë (gjysmë milioni).

Këlliçi s’ka asnjë pushtet në dorë. S’ka as punonjës bashkie (patronazhistë+akt1vistë), as para (fonde partie nga KQZ), por nuk ka as ndonjë ushtri mercenarësh që të merren me rrjetet sociale. Të gjitha këto Erion Veliaj i ka me tepricë.

Pse marr krahasim rrjetet sociale?

I marr sepse është i vetmi vend ku gara është reale dhe nuk është në dorën e Veliajt që ta manipulojë.

Dikur mjeti i vetëm propagandistik ishte radio. E shfrytëzoi Hitleri dhe bëri namin. Është mjet që nuk përdoret shumë, por aq pak sa përdoret, e shfrytëzon Erioni.

Më pas u shpik një mjet tjetër propagande, televizioni.

Në vitet ‘60 në USA u zhvillua gara presidenciale Nixon-Kennedy, ku u zhvillua debati i parë i famshëm në televizion.

Fitoi imazhi, ose thënë ndryshe, fitoi më i bukuri, Kennedy.

Që prej asaj kohe e deri më sot imazhi u bë “mbret”!

Erion Veliaj ka qenë nga fillimi i aktivitetit të tij publik e politik e deri më sot një krijesë tërësisht mediatike, prodhim 100% i propagandës audio-vizive.

Sot radioja dhe televizioni po bëhen gjithmonë e më shumë relike. Fuqinë e kanë marrë në dorë mjetet e reja të propagandës, interneti dhe çdo gjë që është nënprodukt i tij. Ndaj, siç e kam përmendur edhe njëherë tjetër rastin e Trump, aktiviteti në rrjetet sociale është matja më e mirë e pëlqyeshmërisë së një kandidati.

Gara presidenciale në USA Trump – Hillary në 2016 u dominua në rrjetet sociale me epërsi nga Trump, njëlloj si Këlliçi sot.

Hillary dilte fituese në televizione, sepse i kontrollonte establishmenti, njëlloj si Veliaj këtu. Madje edhe në sondazhet televizive, fiks si Veliaj, fitonte thellë Hilari. Sondazhet që shihni në media janë të porositura, siç porosisni një picë, edhe picieri të pyet: e do vegjetariane, pikante, apo ta bëj me ton…? Dhe hyzmeqarët e pushtetit në media ia japin ‘tonin’ që duan pastaj në analizat e tyre.

Me gjithë këto, në SHBA, në fund fitoi Trumpi!

Trumpi nuk fitoi se ishte më i bukur se Hillary, si rasti i parë Nixon – Kennedy. Trump fitoi sepse përcolli më mirë mesazhin e tij dhe jo vetëm imazhin e tij.

Radio, televizioni dhe interneti janë të gjitha mjete propagandistike. Pra, nuk është se radio dhe tv kanë ndonjë mision më shumë se interneti.

Sot në rrjetet sociale njerëzit janë të lirë të pëlqejnë një politikan, janë të lirë ta bllokojnë fare (mos ta ndjekin, janë të lirë t’i futen poshtë çdo postimi dhe ta kritikojnë apo lëvdojnë si t’u dojë qejfi.

Erion Veliaj ka një ushtri të tërë “skllevërish dixhitalë” të cilët i detyron që ta ndjekin, ta lëvdojnë, të ndajnë postimet e tij…etj. Belind Këlliçi nuk e ka këtë mundësi, madje as deputetë, apo anëtarë forumesh të partisë nuk ka si i imponon që t’i shpërndajnë mesazhet në rrjetet sociale.

E me gjithë këtë, nga matjet, Belindi e mund Veliajn në këtë drejtim.

Pse e mund?

Secili mund të ketë një përgjigje të tijën, unë mendoj se e mund sepse është BIO, i vërtetë, i hapur dhe me një projekt në këtë garë.

Televizioni dhe radio janë mjete propagande më të dëmshme se rrjetet sociale.

Ato janë mjete propagande të një establishmenti, cilido qoftë ai.

Thënë më thjeshtë.

Ne kemi 30 vite që shohim në tv e dëgjojmë në radio të njëjtët njerëz, të cilët i janë imponuar publikut për t’i dëgjuar e parë, nuk i ka zgjedh publiku. Pra, poshtë një zhgualli ka gjithmonë vetëm një breshkë ose një kërmill.

Me përhapjen e rrjeteve sociale publiku ka mundësi zgjedhje.

Duke llogaritur faktin se shqiptarët, përgjithësisht, në rrjetet sociale komentojnë ato që shohin në TV, del në pah një element tepër i rëndësishëm në këtë epërsi të Këlliçit. Ai u censurua në medien tradicionale pikërisht dhe qëllimisht që të mos jetë i pranishëm as të komentohet në rrjetet sociale, por ka ndodhur e kundërta.

Shqiptarët i kanë këputur vargonjtë e censurës së medies tradicionale dhe mund të jetë rasti i parë që komentojnë, ndjekin aktivizohen për një politikan që nuk e shohin 24/24 në televizion.

Mund të blesh televizionet, sondazhet, hyzmeqarët mediatikë, por nuk mund të blesh dot një popull të tërë.

Etiketa: Hysni GurraKelliciOpinionVeliaj

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Abuzim seksual dhe dhunë në familje, Policia e Durrësit arreston 4 persona, procedohet 1 tjetër

Gjendet e pajetë në breg të detit 69-vjeçarja në Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com