GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bëmat e Ballukut/ E blen energjinë 305 euro por e shet…

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Bëmat e Ballukut/ E blen energjinë 305 euro por e shet…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shqipëria importoi 1.4 miliardë kWH energji elektrike gjatë vitit 2022 me një kosto totale prej 503 milionë eurosh ndërsa eksportet e vendit në prill dhe dhjetor ishin 194 milionë kWH me të ardhura prej 38 milionë eurosh, pasi çmimi i eksportit ishte ndjeshëm më i ulët se sa çmimi i importit.

Të dhënat e detajuara të publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë tregojnë se KESH importoi përgjatë të gjithë vitit me përjashtim të dhjetorit ndërsa eksportoi një sasi të vogël energjie në prill si dhe në nëntor e dhjetor.

Çmimi mesatar i blerjes së energjisë ishte 305 euro për MWh, çmimi më i lartë i shënuar ndonjëherë në histori, ndërsa çmimi i shitjes së energjisë në kushtet kur reshjet ishin të shumta, ishte 174 euro për MWh.

KESH shiti një sasi energjie me vlerë totale 2 milionë euro në prill të vitit të kaluar, me çmim shitjeje pre 143 euros për MWh ndërsa në të njëjtin muaj, bleu 10 milionë euro energji me çmim 209 euro për MWh.

Në nëntor, KESH importoi energji me çmimin 210 euro për MWh ndërsa e eksportoi për 196 euro për MWh.

Çmimi më i lartë i importit u shënua në muajt gusht dhe shtator kur u pagua mbi 480 euro për mWh. Çmimi i shitjes së energjisë te konsumatorët familjarë është më pak se 10 cent të euros për kWh, ose 100 euro për MWH.

EFT AG ishte kompania kryesore e furnizimit të Shqipërisë me energji. Blerjet nga kjo kompani ishin mbi 100 milionë euro. Kompanitë e tjera të mëdha ishin AlbEsp, Ayen Energy Trading, GSA dhe TID.

Çmimet e energjisë elektrike ishin jashtëzakonisht të larta në Evropë gjatë vitit të kaluar si pasojë e krizës së shkaktuar nga lufta e Rusisë në Ukrainë.

Shqipërisë iu desh të importojë më pak se 11% të totalit të konsumit të vet me kosto shumë të lartë. Konsumi i energjisë elektrike në Shqipëri u ul gjatë vitit të kaluar në krahasim me vitin e mëparshëm, por jo mjaftueshëm sa për të reduktuar nevojën për importe. Konsumi u ul me 5.4%, nga ku të gjitha reduktimet u shkaktuan nga biznesi që furnizohet në treg të hapur me çmime reale.

Kostoja e stërmadhe e energjisë së importuar u mbulua nga taksapaguesit.

Humbjet e energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes ishin 1.57 miliardë kWh, shifër kjo pak më e lartë se sa energjia totale e importuar. Humbjet në rrjet shkaktohen nga vjedhjet si dhe nga mosmirëmbajtja e duhur e pajisjeve të sistemit. Humbjet kanë pësuar reduktim minimal përgjatë katër viteve të fundit, pavarësisht se çmimi i shitjes, me përjashtim të vitit 2022, ka përfshirë kostot e nevojshme të mirëmbajtjes së rrjetit, të cilat, teorikisht do të duhej të kishin sjellë reduktim të humbjeve./BW/

Etiketa: Ballukublihet 305 euro por shitet...energjia elektrike

Lajme të lidhura

Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Ne po bëjmë revolucion, s’ka Botëror që na ndalon!
Breaking Views

Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Ne po bëjmë revolucion, s’ka Botëror që na ndalon!

19:59 - 22/06/26
Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu
Breaking Views

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu

18:45 - 22/06/26
Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO
Breaking Views

Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

17:41 - 22/06/26
Para
Rama do të nxjerrë Shqipërinë nga Arbitrazhi, Meta: I çmendur

Rama do të nxjerrë Shqipërinë nga Arbitrazhi, Meta: I çmendur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Ne po bëjmë revolucion, s’ka Botëror që na ndalon!
Breaking Views

Protestuesit kalojnë pranë ‘Fan Zone’: Ne po bëjmë revolucion, s’ka Botëror që na ndalon!

19:59 - 22/06/26

Ka nisur në kryeqytet dita e 23-të e protestës jopartiake. Një pjesë e qytetarëve janë grumbulluar në sheshin ‘Skënderbej’, ndërsa...

Lexo më shumë
Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu

Çfarë po e mban gjallë protestën në Shqipëri? Flasin për DW Artan Fuga dhe Blendi Kajsiu

18:45 - 22/06/26
Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

Dosja “Partizani”/ Vajza e Fatos Lubonjës, ish-juriste e Kthimit të Pronave, dëshmon në GJKKO

17:41 - 22/06/26
Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

Projektligji/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin!

17:31 - 22/06/26
Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

Macron riafirmon mbështetjen: Mirë se erdhe i dashur Edi Rama!

17:11 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetmeritbet girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabetJojobetGrandpashabet Giriş