GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

“Bën gjeste të frikshme”-Fjolla Morina doli nga spitali psikiatrik…

në Show Biz
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë i ka ndodhur? Fjolla Morina përfundon në spital (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fjolla Morina habiti jo pak, kur muajin e shkuar doli në rrjetet sociale me akuza të forta. Këngëtarja kosovare përmendi jo pak emra, apo ngjarje, duke akuzuar drejtpërdrejt emra të përfshirë.

Megjithatë, gjithçka u konkludua me faktin se këngëtarja nuk ishte mirë dhe më pas u detyrua të shtrohej në spital. Këngëtarja është rikthyer sërish në shtëpi pranë fëmijëve të saj teksa është rishfaqur edhe në rrjetet sociale.

“Hello, iu përshdendesim krejtve! Faleminderit për fjalët e bukura që më keni shkruar. Unë jam mirë, në mënyrën psikologjike nuk kam qenë dhe shumë mirë, shpresoj të bëhem më mirë me ndihmën e mjekëve tonë në Prishtinë, Ju përshëndes dhe një herë. Faleminderit për fjalët e bukura”, tha këngëtarja në një video pas daljes nga spitali.

Pas këtij postimi, Fjolla ka publikuar edhe një foto nga butiku i saj, duke treguar se tashmë i është rikthyer edhe punës. Muajin e shkuar ajo është parë në një gjendje të rënduar emocionale, teksa shpesh ka hyrë edhe “live” në “Instagram” dhe ka bërë akuza kundrejt kolegëve të saj.

Nëna e saj, Selvete Rexha është rrëfyer për mediat kosovare në atë kohë, duke kërkuar edhe ndihmë. Ajo ka thënë se distancohet plotësisht nga publikimet e saj dhe u kërkon falje publikisht personave të përmendur në videot e Morinës. Mamaja e saj tha se këngëtarja ka probleme psikike, prandaj edhe po vepron në këtë mënyrë.

“Fjolla, vajza ime nuk është mirë me shëndet ka disa muaj që të gjithë familjarët ndihen në rrezik kur jemi me të. Prej 4 muajsh jam larguar edhe unë nga banesa ku jetoja me Fjollen më është kundërvënë disa herë dhe nuk kam qetësi kur po e shoh në këtë gjendje. Unë bashkë me familjen time distancohemi nga akuzat e saj, nuk i njeh ata persona, ajo vetëm po shpik gjëra që nuk ekzistojnë”, tha nëna e Morinës.

Mes tjerash tha se është e shqetësuar për gjendjen e vajzës së Fjollës e cila është vetëm 7 vjeçe dhe me veprimet e nënës së saj përballet çdo ditë.

“Po më dhimbset jashtë mase edhe vajza e saj, veç 7 vjeçe dhe po e sheh Fjollën në atë gjendje të rëndë çdo ditë duke bërë gjeste të çuditshme dhe të frikshme”, tha ajo.

Në lidhje me akuzat e rënda që Fjolla bënte, ka reaguar edhe Fisnik Syla, duke zbuluar se edhe më herët, këngëtarja është kuruar për shëndetin mendor.

“Fjolla Morina shkon te psikiatri, me letra, me gjëra. Në fytyrën e saj shihet që nuk është në rregull. Prej momentit që kemi qenë bashkë deri në fund të lidhjes ajo ka jetuar si një princeshë me mua. Ka blerë me paratë e mia gjithçka ka dashur edhe bizneset e saj, edhe pushimet luksoze”, tha Fisnik Syla.

Kujtojmë se dyshja i dhanë fund martesës vjet, por akuzat me njëri-tjetrin viojnë. Historia e këngëtares ishte e denjë për film, ku fillimisht u ndalua në doganën e Morinës pasi u kap me armë më vetë, njëra prej të cilave ishte çakmak.

Para se të shkonte në Gjykatë, ajo solli një eko ku thuhej se ishte dy muajshe shtatzënë dhe për këtë kërkonte lirim nga burgu, por pas nënshtrimit të një tjetër vizite nga gjykata mjekët gjinekologë dolën në përfundimin se këngëtarja nuk ishte shtatzënë dhe se e kishte sajuar të gjithë këtë për t’i shpëtuar burgut.

Fjolla u arrestua më 19 korrik 2021 në lokalin e saj në Prishtinë, ndërsa u refuzua ekstradimi në Shqipëri. Këngëtarja Fjolla Morina u lirua nga paraburgimi më 15 shtator.

Drama ‘Fjolla’ është komentuar pafund në rrjet por edhe nga vetë personat që ajo ka akuzuar, të cilët kanë thënë se dukshëm ajo nuk është në gjendje të qëndrueshme psikologjike.

Në video live, ajo është parë shpesh në gjendje të rënduar, nisur nga akuzat, paraqitja e saj dhe të shpërthimet emocionale në lot dhe shpeshherë edhe në të shara. Por aktualisht ajo i është rikthyer jetës së mëparshme, ku edhe vijon angazhimin me biznesin e saj, por edhe me kurën, që do të vijojë edhe për disa kohë jashtë spitalit.

 

Etiketa: fjolla marinapsikiatri

Lajme të lidhura

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë
Aktualitet

Kërcënoi me armë pronarin e studios muzikore, Gjesti dënohet me dy vite burg dhe 6 mijë euro gjobë

17:22 - 07/09/26
Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 6 shtator 2026/ Zbuloni shenjat më me fat

07:42 - 06/09/26
Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur kryeinspektorja Anela Osmani
Aktualitet

Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur kryeinspektorja Anela Osmani

19:21 - 02/09/26
Para
“Policia mos lëviz”, si ju grabit çifti në Tiranë teksa kryenin marrëdhënie seksuale

“Policia mos lëviz”, si ju grabit çifti në Tiranë teksa kryenin marrëdhënie seksuale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë
Sport

Skënderbeu rikthehet në Korçë, Tiranën e pret një transfertë e vështirë

14:45 - 11/09/26

Java e katërt e Superiores nis sot me një përballje interesante mes Skënderbeut dhe Tiranës. Takimi do të luhet në...

Lexo më shumë
Bardhi nuk i ndahet! Depoziton informacione shtesë në SPAK për Ballukun: Vjedhja hapur e 5 mln € nuk mund të zvarritet

Bardhi: SPAK duhet të rikthejë kërkesën në Kuvend për imunitetin e Ballukut

14:23 - 11/09/26
Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

14:21 - 11/09/26
Shpopullimi nuk ndalet, afro 30% e shqiptarëve kanë plane për të ikur nga vendi

68 mijë shqiptarë ikën në një vit! Vendi po boshatiset: 875 mijë leje qëndrimi, popullsia në rënie të lirë

14:01 - 11/09/26
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

13:35 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com