GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Benet Beci blen 136 MLN lekë kamera për zjarret, fiton pa garë kompania që nuk ka licencë

12:51 - 12/07/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Benet Beci blen 136 MLN lekë kamera për zjarret, fiton pa garë kompania që nuk ka licencë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Benet Beci nxjerr lekë edhe nga zjarret. Në mes të kësaj vere të nxehtë, kryetari i Bashkisë Shkodër ka gjetur momentin e duhur për të zbritur nga arka e bashkisë paratë për instalim kamerash në pyje, që të monitorohen vatrat e zjarrit. Dhe më këtë rast i xhiron lekët në llogarinë e biznesmenit që po favorizohet.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt ‘Furnizim vendosje i sistemit te detektimit te zjarrit ne pyje’, me fond limit 136 milionë lekë.

Në dokumentet specifike të tenderit përcaktohet se me kamerat duhet të zbulojnë shenjat e zjarrit në kohë reale bazuar në analizën automatike të imazhit. Duhet të zbulojnë automatikisht zjarrin 10 km larg, ndërsa në modalitet manual deri në 20 km.

Gjithashtu, duhet të dallojnë zjarrin gjatë ditës dhe natës, si dhe të ruajnë të gjitha imazhet që lidhen me alarmet e detektimit të zjarrit.

Deri këtu, nëse do të vihet një sistem funksional mund të konsiderojmë të nevojshëm këtë investim, por kjo nuk mbulon dot abuzimin që po bën Beci përmes këtij projekti. Më konkretisht, siç tregon tabela e mallrave, e gjithë puna përmblidhet për instalimin e 5 kamerave dhe një serveri.

Stacioni i Monitorimit do të vendoset në kodrën e fshatit Bardhaj në Njësinë Administrative (NjA) Rrethina, Bashkia Shkodër. Aktualisht, në këtë vend ndodhet një antenë e telefonisë celulare dhe kështu është e mundur lidhja me energjinë elektrike dhe internetin.

Vendi në të cilën propozohet të vendoset Stacioni i Monitorimit është pjesë e pronës së Bashkisë Shkodër dhe është në një zonë të pyllëzuar: Pruemos Sheldi.

Kjo shtrihet në pjesën lindore të qytetit të Shkodrës, ka një sipërfaqe totale prej 3,572 ha.

Shohim se deri më datë 14 qershor 2024, kur ka qenë edhe afati i fundit për të paraqitur ofertat, kanë shfaqur interes 3 firma me propozime të ndryshme. REAL COM sh.p.k kishte ofertën më të lirë, por u skualifikua se nuk ka dorëzuar broshurat me specifikimet e produkteve. Për të njëjtën arsye është skualifikuar që në fazën e parë, edhe firma RATECH sh.p.k. .

Përjashtimi i këtyre dy ofertave më ekonomike bëri që në fazën finale të kalojë vetëm firma “Synapse ATS” sh.p.k, e cila pa garë fare u shpall fituese. Kjo ishte si një dhuratë për kompaninë e Bernard Toçit, por bashkia Shkodër mund të kishte kursyer të paktën 20 milionë lekë, nëse do të ishin marrë parasysh ofertat më ekonomike.

Në këto kushte ku abuzohet me fondin limit, mund të kuptohet lehtë se qëllimi i organizatorit ka më tepër lidhje me përvetësimin e parave se sa me problemin e zjarreve.

Ndërkohë, Open Data Albania i ka vendosur tenderit ‘Flamurin e Kuq’ për të treguar riskun e korrupsionit.

Por, ka edhe fakte të tjera që përforcojnë këtë ide. Pas një shqyrtimi që i bëmë dokumenteve të tenderi në një pikë theksohej se operatori fituese duhet të jetë pajisur me një licencë tipi : NS 13-A Niveli A.

“Operatori ekonomik ofertues duhet të jetë i pajisur me licencë profesionale sipas modelit të lëshuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e cila të përmbaje kategoritë e mëposhtme: Punime speciale ndërtimi: NS 13-A Niveli A ”Impiante dhe linja telefonie, telekomunikacioni”, thuhet në dokumentet standarde.

Ndërsa nga shqyrtimi i të dhënave në QKB rezulton se kjo kompani nuk ka asnjë licencë në dispozicion, e sigurisht as licencën që i nevojitet në këtë prokurim. Kjo tregon një shkelje tjetër që është bërë në kontratë dhe ngre më shumë alarmin se kemi të bëjmë me një rast abuzimi.

Kompania është favorizuar edhe në raste të tjera nga zyrtarët, duke marrë fonde në kushte të mungesës së konkurrencës.

Një rast i tillë ka të bëjë me një tender të KESH. Beci në atë kohë, kishte marrë mandatin e deputetit dhe ishte larguar nga detyra e drejtorit të KESH, por e kishte zëvendësuar shoku i tij Ergys Verdho.

Tenderi i kryer në 1 mars 2023 quhej “Përmirësimi i rrjetit fizik dhe wireless, kontrolli i aksesit në rrjet dhe riorganizimi i dhomës teknike KESH Qendër” dhe e kishte fondin 24 769 000,00 lekë. Pasi u verifikua në filtrat e Open Data Albania, edhe ky tender mori “Flamur të kuq” për shkeljet.

Për lidhjet që paska me zyrtarët e mësipërm, tashmë nuk kemi dyshim se kjo kompani ka qenë e paracaktuar ta marrë edhe fondin e kamerave të zjarreve në bashkinë Shkodër.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: .abuzimBashkia Shkoderbenet becikamera per te monitoruear zjaretpa licencred flagtender

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
“Berisha simbol i opozitarizmit”, Meta akuzon: Ushtria po përdoret për të mbjellë drogë

“Berisha simbol i opozitarizmit”, Meta akuzon: Ushtria po përdoret për të mbjellë drogë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje
Breaking Views

Qindra turistë të bllokuar në aksin Librazhd-Bulqizë, Autoriteti Rrugor dhe Policia në heshtje

13:41 - 11/01/26

Një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore të viteve të fundit në zonën lindore të vendit, rruga e re Librazhd-Bulqizë,...

Lexo më shumë
Daily Mail: Pas “pushtimit të Groenlandës” fshihet plani i fshehtë i MAGA-s ndaj NATO-s

Daily Mail: Pas “pushtimit të Groenlandës” fshihet plani i fshehtë i MAGA-s ndaj NATO-s

13:19 - 11/01/26
Arrestohet në Tiranë i dënuari në Itali me 6 vjet e gjysmë burg për trafik droge

Arrestohet në Tiranë i dënuari në Itali me 6 vjet e gjysmë burg për trafik droge

13:10 - 11/01/26
Kapet autori, zbardhet seria e vjedhjeve të banesave në Korçë

Kapet autori, zbardhet seria e vjedhjeve të banesave në Korçë

13:08 - 11/01/26
Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”

Meta me fjalë të mëdha për Arben Ahmetajn: “Patriot…lider i të gjithë socialistëve të mashtruar”

13:04 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com