GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Benet Beci i dhuron 972 MLN lekë Luan Kaprit, tenderi për pastrimin e 4 fshatrave të Shkodrës

12:02 - 06/07/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Benet Beci i dhuron 972 MLN lekë Luan Kaprit, tenderi për pastrimin e 4 fshatrave të Shkodrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Rama i ka dhënë “çekun e bardhë” Benet Becit dhe ky nuk po ngurron ta shpërdorojë! “Nëse nuk qëndron në Shkodër dhe nuk e pastron qytetin ta kam gati zëvendësuesin” i tha kryeministri Rama kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci, kur e kishte të ftuar në podcastin e tij. I stimuluar nga kjo deklaratë, Beci e ka nxjerrë jashtë logjikës prokurimin e buxhetit të bashkisë. Sepse nuk është pak të shpenzosh 972 milionë lekë për të pastruar vetëm një cep të Shkodrës.

Po flasim për tenderin më të fundit  të firmosur nga Beci, që ka si objekt “Shërbimi i pastrimit zona “Perëndimore“”, zonë që përfshinë njësinë Dajç, Anën e Malit, Bërdicë dhe Velipojë. Pra, vetëm për pastruar rrugët në këto katër njësi do të nxirren nga buxheti i bashkisë 972 milionë lekë. Është e kuptueshme pastaj sa do të shpenzojë Beci për pastrimin e të gjithë bashkisë që drejton, sidomos në qytet ku ka edhe më shumë nevojë.

Me shpërdorimin e fondit duhet të merrem më shumë këshilli bashkiak dhe institucionet monitoruese, se me këtë ritëm Beci do ta zhysë Shkodrën në borxhe, më keq nga sa e ka lënë paraardhësi i tij.

 

Mungesë konkurrence

Ndërkohë, Beci që është i stërvitur me aferat në tendera, ka bërë një gol me paratë. Fondi i ka bërë dhuratë njërit prej oligarkëve të njohur, Luan Kaprit. Sikur shihet në dokumentin e publikuar, vetën firma “Rej shpk” e Luan Kaprit ka paraqitur ofertë, me një çmim sa 95% e fondit limit.

Sigurisht që kjo ofertë e kompanisë fituese është e lartë dhe nuk duhej të merrej në konsideratë, aq më pak në këtë rast ku Kapri nuk ka patur konkurrentë të tjerë përballë. Sepse kështu e kërkon ligji i “Prokurimeve Publike”.

Por, Beci që gëzon mbështetjen e kryeministrit Rama, nuk pyet për ligjin! Shpejt e shpejt Beci e ka shpallur fituese firmën e Kaprit dhe ka lidhur kontratën abuzive për 3 vjet. Nuk do të jetë çudi kur të shohim edhe tenderët për zonat e tjera të Shkodrës t’i fitojë sërish Kapri.

Oligarku Luan Kapri

Luan Kapri është një biznesmen i njohur që mbledh gjithë tenderët e bashkive. Kompania e themeluar prej tij dhe që sot e zotëron në masën e 80 % të aksioneve, sipas të dhënave të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ka fituar një numër të madh tenderësh nga bashkitë e majta dhe ka arritur të zgjerojë ndjeshëm aktivitetin dhe kapitalin.

Luan Kapri është gjithashtu dhe kushëriri i parë i një ish-kryebashkiaku të njohur të Partisë Demokratike në Pogradec. Megjithatë ai ka fituar tenderë të majmë edhe nga kryebashkiakët socialistë, sidomos në 3 vitet e fundit. Epo kur vjen çështja tek ndarja e parave të shtetit, të djathtë e të majtë bëhen bashkë dhe e gjejnë zgjidhjen!

Etiketa: “Rej shpk”abuzimbnet becifondiLuan Kaprishkodrestender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
“Po na privohet e drejta e lirisë së lëvizjes për punësim”, protesta e studentëve të Mjekësisë spostohet para Kuvendit

"Po na privohet e drejta e lirisë së lëvizjes për punësim", protesta e studentëve të Mjekësisë spostohet para Kuvendit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com