GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Benet Beci i dhuron kontratën 130 MLN lekë biznesmenit me dosje penale

14:50 - 22/04/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Benet Beci i dhuron kontratën 130 MLN lekë biznesmenit me dosje penale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Benet Beci, kryetari i bashkisë Shkodër, po shpenzon 130 milionë lekë për të blerë zhavorr dhe asfalt. Ndërkohë, lufta për ta marrë fondin ka pasur prapaskenat që dëmtojnë procedurën e prokurimit.

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-98379-03-13-2024 dhe objekt ‘Blerje zhavorr, stabilizant, binder, asfalt etj”. Menjëherë, Open Data Albania e ka klasifikuar me “Flamur të kuq”, që tregon riskun e korrupsionit. Kishte edhe kompani të tjera që u ofruan për të konkurruar, por Beci nuk i ka lejuar të vazhdojnë garën duke i skualifikuar.

Dy nga tre oferta të paraqitura u përjashtuan që në fazën e parë me argumentin se nuk kanë paraqitur raport analizë ose raport testimi për mallrat.

Në këtë pjesëmarrësit duhet të lajmërohen për mungesat që kanë në dokumentacione dhe t’i plotësojnë.

Kshtu kryetari Beci ka dhënë menjëherë fitoren firmës “SMO VATAKSI” SHPK, në pronësi të Xhevat Vataksit. Ky biznesmen është përmendur më parë se ka përfituar tendera pa konkurrencë i favorizuar nga zyrtarët.

Tenderat e Xhevat Vataksit dhe dosjet penale

Xhevat Vataksin, qysh në kohën e kryebashkiakes Voltana Ademi është furnizuar mirë me tendera pa garë. Por, ai është bërë edhe pjesë e dy skandaleve në 2018 dhe në vitin 2020.

Në muajin maj të vitit 2018, firma e tij ishte duke ndërtuar rrugën Shkodër – Velipojë. Për shkak të një mosmarrëveshje me pronarët e tokave, ndaj Vataksit u qëllua me  armë. Një atentat që kishte për qëllim eliminimin e biznesmenit, por fatmirësisht 3 nga plumbat e prekën vetëm në gjymtyrët e poshtëm. Më herët Xhevat Vataksi është akuzuar se ka përfituar dhjetëra tenderë klientelistë nga kryebashkiakët e mëparshëm.

Ndërsa në vitin 2020 kujtojmë se bëri bujë në media lajmi që policia arrestoi Xhevat Vataksin, 62 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për ndërtim të paligjshëm” dhe Afërdita Basha, 48 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

“Mbi bazën e këtyre fakteve Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Durrës është drejtuar me kërkesë në Gjykatë për caktimin e masave të sigurimit ndaj tyre dhe me datë 14.10.2020 është bërë ekzekutimi i masave të sigurimit të caktuara ndaj shtetasve ,Xhevat Vataksi, Agron Hasa, Kastriot Braha , Aferdita Basha, Dhurata Lazaj, Astrit Zenelaj, Spartak Tarka, Lek Tushaj, Rezart Arkaxhiu.

Dhe një herë shprehim vendosmërinë e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për zbatimin me korrektësi të ligjit me qëllim vënien para përgjegjësisë penale të gjithë atyre punonjësve shtetëror të cilët në mënyrë të kundraligjshme përfitojë nga funksioni që i është dhënë dhe nxjerrin përfitime materiale për të  tretët ose për vete duke dëmtuar pasurinë shtetërore dhe duke sjellë pasoja të rënda për interesat e shtetit dhe të shtetasve në përgjithësi“, thuhet në njoftimin zyrtar të prokurorisë në atë kohë.

Por edhe pas këtij arrestimi, Vataksi ia hodhi paq dhe tashmë vazhdon të jetë i favorizuar në tendera pa garë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimaflatbenety becitender red flagXhevat Vataksi

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Ten Hag drejt shkarkimit, nisin bisedimet me trajnerin gjerman

Ten Hag drejt shkarkimit, nisin bisedimet me trajnerin gjerman

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com