GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Benet Beci i fal Broz Dodajt 600 MLN lekë për fasadat e pallateve, tenderi pa garë

12:36 - 07/12/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Bebet Beci i fal Broz Dodajt 600 MLN lekë për fasadat e pallateve, tenderi pa garë

Bebet Beci i fal Broz Dodajt 600 MLN lekë për fasadat e pallateve, tenderi pa garë

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci ka vendosur t’i ndajë të gjitha paratë e tenderave me pronarin e firmës “Ndërtuesi 2000” shpk. Dhjetë kontrata i ka firmosur Beci biznesmenit Broz Dodaj që nga dita që ka hyrë në zyrën e kryetarit. Pasi i dha paratë e rikonstruksionit të një çerdheje, Beci menjëherë i ka dhënë kësaj kompanie një projekt të ri.

Dy muaj më parë, më datë 6 tetor 2023, Bashkia Shkodër ka bërë të ditur përmes një njoftimit publik se do të rikonstruktohen pallatet e vjetra në rrugën “Isuf Sokoli” me një fond 70 milionë lekë (të reja).

Pas dy muajve reklamë tashmë Beci ka filluar në praktikë.

Më datë 6 dhjetor 2023. Beci ka firmosur tenderin me objekt “Rikualifikim urban bllok pallatesh, rruga Isuf Sokoli” me një fond limit 600 milionë lekë.

“Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” do të pësojë një rikonstruksion të plotë. Bashkia Shkodër, me një fond prej 70 milion lekë të reja me TVSH, do të financojë tjetërsimin e kësaj zone në qytetin e Shkodrës”, thuhet në njoftimin e 6 tetorit.

Dhe këto 600 milionë lekë, Beci i çon tek ndërtuesi “i besuar”. Për tenderin e mbyllur ditën e djeshme janë paraqitur 18 oferta, por këto ose regjistrohen formalisht, ose fiktivisht, pasi e dinë se kush është fituesi. Beci i ka skualifikuar 17 prej pjesëmarrësve që në fazën e parë. Pra, i ka hequr të gjithë pretendentët për t’i hapur rrugë firmës ”Ndertuesi 2000” shpk në pronësi të Broz Dodajt.

Kjo kompani si zakonisht, edhe këtë tender e ka firmosur direkt pa u përballur me konkurrentë të tjerë.

Prandaj Open Data Albania e vlerëson me “Red Flag” këtë prokurim, si një sinjal për korrupsion që bëhet me taksat vendore.

Dy ditë më parë Gijotina.com tregoi se si Beci i fali Dodjat projektin me objekt  “Rikonstruksion i plotë i çerdhes “Manush Alimani” – Zbatim” me fond limit 124 milionë lekë (pa TVSH). Ky tender është hapur si garë që në muajin tetor, ndërsa me 3 nëntor 2023 është mbyllur pranimi. Kur u këqyrën zarfat me ofertat, pas 1 muaji, është bërë publik emri i fituesit.

Pra shohim që pazaret i kanë bërë që dy muaj më parë, sepse edhe në atë rast Beci skualifikoi 11 firma dhe ia la në tavolinë vetëm dosjen e firmës ”Ndertuesit 2000” shpk.

Në pak ditë u dhanë 730 milionë lekë pa garë nga paratë e mbledhura me taksat e qytetarëve shkodranë.

Ndërkohë, vlen të shtojmë se në njoftimin e bërë në tetor, vetë Bashkia Shkodër e thekson se pallateve do t’u rregullohet fasada nga jashtë dhe do të vendosen disa lojëra për fëmijë. Epo 600 milionë lekë për të lyer dy- tre pallate është një numër cirku që vetëm kryebashkiakë si Beci mund ta bëjnë.

Lexo edhe: Beci ia çon 124 MLN lekë të tenderit të çerdhes kompanisë “offshore”

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimbenet becibroz dodajopen data albaniapalaltered flagrikosntruktimShkodërtender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
FOTO/ Sarah Berisha është shtatzënë? Motra e saj e ka një përgjigje

FOTO/ Sarah Berisha është shtatzënë? Motra e saj e ka një përgjigje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com