GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Benet Beci i mbush xhepin Kastratit, i jep pa garë 460 milionë lekë për naftë për vetëm 5 muaj

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Benet Beci i mbush xhepin Kastratit, i jep pa garë 460 milionë lekë për naftë për vetëm 5 muaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në qytetin e tragjedive, ku gratë hidhen në lumë bashkë me fëmijët, zjarri përpin një treg të tërë në mes të qytetit dhe uji përmbyt në dimër shtëpitë, ka një kryetar bashkie. Është zyrtari përgjegjës për korrupsionin me paratë e taksapaguesve shkodranë.

Por të gjitha këto gjëra të zymta, Benet Beci i mbyll dhe i kalon me ndonjë postim në Facebook. Dhe ndërkohë që Shkodra digjej, Beci kishte një punë tjetër.

Kryetari po bënte pazar me Kastratin për tenderin e radhës. Sigurisht, Beci ia ka deleguar zëvendësit të tij të firmosë, por përgjegjësia është e kryetarit. Prokurimi që po raportojmë ka objekt: Loti i Parë: “Blerje gazoil (Bludiesel) për automjete për nevojat e Bashkisë dhe të Institucioneve të Varësi së Bashkisë”. Më tej renditen Loti II, Loti III që kanë vlerë më të vogël.

Dhe vetëm për këtë pjesë të tenderit, ku blihet naftë, ishin vënë në dispozicion 370 milionë lekë.

Por do të jenë edhe dy lote të tjera që zhvillohen paralelisht dhe në total fondi për këtë prokurim shkon në 460 milionë lekë.

Dhe ky shpenzim bëhet për vetëm 5 muajt e mbetur t֝ë vitit 2024. Fondi limit është fryrë si pasojë e përvetësimit të buxhetit. Le të bëjmë një krahasim: Në vitin 2019, bashkia Shkodër për gjithë vitin blinte 71 milionë lekë naftë, nga e njëjta kompani. Ndërsa tani i jepen 370 milionë lekë sërish Kastratit. Në vitin 2020, Kastratit i xhiroheshin për këtë furnizim 100 milionë lekë.

Në muajin Gusht 2022, ky shpenzim u realizua me fondin limit 20 821 273 lekë. Një pjesë e këtij fondi limit të rritur ka përfunduar direkt si fitim tek Kastrati, i cili në vitin 2019 e kishte ofertën me fitim 12 %, ndërsa këtë vit e ka fitimin e deklaruar afro 20%.

Sipas dokumentit të mëposhtëm, “Kastrati” ka dalë fitues për dy lotet e para të tenderit të sapombyllur.

Ndërkohë që në lojë është loti III për gazoilin e kaldajave me vlerë 55 milionë lekë, për të cilin nuk kemi informacion për fituesin, por kuptohet se cili do të jetë.

Është bërë e zakonshme që në tenderat për blerjen e karburantit në bashkinë Shkodër, dorëzon ofertë vetëm firma “Kastrati”. E habitshme që nuk ka të tjerë të interesuar, sidomos kur bëhet fjalë për këtë shumë parash. Po si të marrin pjesë kur fituesi dihet, se është i paracaktuar?

Çudia vazhdon akoma! Gjithmonë Kastrati ka oferta sa 100% e fondit limit ose maksimumi mund të ulet deri në 95% të fondit limit. Kjo është një tjetër shkelje, por kryetari vazhdon pzarin e tij.

Për mungesën e konkurrencës, Open Data Albania i ka vendosur tenderit ‘Flamurin e Kuq”, që është sinjali për riskun e korrupsionit.

Kështu “Kastrati” i oligopolit të tregut të karburanteve, po favorizohet nga zyrtarë si Benet Beci të monopolizojë edhe furnizimin e institucioneve me karburant.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: a buzimbenet beciKastratinaftepen datashkleje ligjitender

Lajme të lidhura

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë
Breaking Views

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

20:36 - 11/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
Arrihet dakordësia për votën e diasporës, Bylykbashi: Do të votojë çdo shqiptar që ndodhet jashtë…

Arrihet dakordësia për votën e diasporës, Bylykbashi: Do të votojë çdo shqiptar që ndodhet jashtë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26

Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e...

Lexo më shumë
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com