GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Benet Beci i xhiron 200 milionë lekë Ilir Tabakut, “njeriut maskë” të Plator Mehmetit të OSHEE-së

17:51 - 07/06/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 5 min
A A
Benet Beci i xhiron 200 milionë lekë Ilir Tabakut, “njeriut maskë” të Plator Mehmetit të OSHEE-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi është marrë nën hetim nga SPAK për korrupsion, Benet Beci nuk e ka problem të firmosë edhe ca tendera në shkelje të ligjit. Një nga këto është procedura e prokurimit me objekt “Investime në kuadër të projektit Bashki të Zgjuara Energjie”. Janë 200 milionë lekë që Beci i ka dërguar në llogarinë e Ilir Tabakut, personit që del si “prestanome” e dy oligarkëve të tjerë.

Kështu, për të çuar në vend porosinë, komisioni i Benet Becit ka ndjekur rrugën më të shkurtër. “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, me këtë vlerësim është shënuar tenderi i Becit nga Open Data Albania. Për shkeljet i është dhënë edhe një “Flamur i kuq” që është shenja e riskut të korrupsionit.

Paratë e tenderit vijnë në kuadër të financimit të projektit SEMP midis Qeverisë Zvicerane dhe Qeverisë Shqiptare, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Bashkia Shkodër.

Me fondi limit 19 995 416,00 lekë pa TVSH parashikohet të vendoset ndriçim me panele diellore në disa rrugë dhe sheshe të qytetit Shkodër.

Data e njoftimit të tenderit, sipas dokumenteve ishte më 17 prill 2025, ndërsa afati për dorëzimin e dokumenteve ishte më 8 maj 2025. Të gjitha shenjat janë se ky ishte një tender fiktiv.

Megjithëse ishin 6 operatorë pjesëmarrës, në këtë procedurë është eliminuar konkurrenca përmes skualifikimeve për të meta në dokumente që mund të eliminoheshin në bashkëpunim me operatorët.

Ndërkohë që oferta fituese pa TVSH është 16 941 645,00 lekë, ka pasur propozime në vlerë më të ulët që janë skualifikuar nga gara.

Kështu, operatori ekonomik “NDERTUESI 2000” ka propozuar ofertën me vlerë 13,779,465 lekë, që është më ekonomike. Oferta është skualifikuar me arsyetimin e është anomalisht e ulët, por nuk kompanisë nuk i është dhënë e drejta ta argumentojë shifrën.

Kush fshihet pas Ilir Tabakut?

Kompania fituese HTM shpk me letra është e Ilir Tabakut, por pas tij fshihen emra të fuqishëm që e përdorin këtë firmë për pastrim parash. Kompania HTM është themeluar në Shkodër në 3 gusht 2009.

Më 1mars 2011, miku i Tabakut, Plator Mehmeti blen 90% të aksioneve. Pas 1 viti, më 15 mars 2012, është larguar ortaku Plator Mehmeti dhe ia ka lënë 100 % të kuotave të besuarit të tij Tabakut. Drejtori i OSHEE, Durrës, Plator Mehmeti e ka kaluar firmën në emrin e Ilir Tabakut, i cili është thjeshtë një mbulesë e skemës së korrupsionit. Përmes kësaj kompanie, Mehmeti ka marrë rreth 20 milionë euro para publike, duke i pastruar paratë përmes investimit në pasuri të paluajtshme.

E njëjta skemë është ndjekur me kompaninë tjetër REAR sh.p.k. Nga dokumentet e regjistrimit në QKR, figuron se deri në tetor të vitit 2013, kur maxhoranca e majtë sapo kishte ardhur në pushtet, Plator Mehmeti ka qenë administratori i REAR sh.p.k. Saktësisht në datën 28 tetor 2013, Mehmeti ka dhënë dorëheqjen nga posti i administratorit duke emëruar në të Ilir Tabakun. Paralelisht siç tregojnë dokumentet, Plator Mehmeti ka shitur edhe aksionet tek babai i tij, Qani Mehmeti. Të gjitha këto lëvizje ishin të lidhura me faktin se vetëm dy javë më vonë, Plator Mehmeti do të emërohej me detyrë kryeinxhinier i OSHEE në Durrës. Kompania është administruar gjatë gjithë kohës nga Ilir Tabaku, por është vënë formalisht si pronar emri i kushëririt Spartak Mehmeti, i cili në fakt është thjeshtë një punonjës i tij. Pjesë e kompanisë janë dy vajzat e Plator Mehmetit, Redona Mehmeti dhe Arba Mehmeti, si dhe vëllai i tij Adnand Mehmeti. Kompania herë herë ka marrë tendera të drejtpërdrejtë nga OSHEE, por kryesisht kamuflohet si nënkontraktore.

Plator Mehmeti është dënuar të paktën katër herë me vendime të formës së prerë. Numri i dënimeve tregon se Mehmeti ka fituar njëfarë imuniteti nga veprimi i drejtësisë. Ai është dënuar në vitin 2004, me vendim nr. 52 të Gjykatës së Durrësit për vjedhje të energjisë elektrike, me 250 000 lekë gjobë.

Plator Mehmeti është dënuar edhe me vendimin Nr.229, datë 25.04.2006, të Gjykatës Durrës për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve të kryer në bashkëpunim sipas nenit 186/3 dhe 25 tëK. Penal. Ai është dënuar përfundimisht me 1 (një) vit burgim dhe 50,000 lekë gjobë. Dënimi me burgim është pezulluar dhe i pandehuri është vënë në provë për një periudhë prej 2 (dy) vitesh.

Plator Mehmeti nuk ndalej. Mehmeti u arrestua dhe dënuar me 10 muaj burg në vitin 2007 për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifkikim dokumentesh. Ai u shpall fajtor pasi në bashkëpunim me drejtues të tjerë të KESH-it në Durrës, gjatë viteve 2003-2006, i kanë shkaktuar shtetit 3 milionë euro dëm.

Në vitin 2014, Mehmeti u emërua kryeinxhinier i OSHEE në Durrës. Ai paraqiti një dëshmi penaliteti sikur nuk ishte i dënuar.

Më vonë, Plator Mehmeti plotësoi formularin e dekriminalizimit, duke fshehur të gjitha dënimet dhe aktivitetin e tij të paligjshëm.

Prokuroria verifikoi formularin dhe ballafaqoi vendimet e dënimeve. Pas hetimit, Prokuroria mori të pandehur Plator Mehmetin, i cili u dënuar edhe një herë më datë 11.04.2018, për veprën penale falsifikim të formularëve, stampave dhe vulave.

Plator Mehmeti u dënua me 4 muaj burg, që është konvertuar me shërbim prove. Me 4 dënime për vjedhje, shpërdorim detyre, falsifikime dhe shkleje të barazisë në tendera, Plator Mehmeti vijon të jetë drejtor i OSHEE në Durrës.

Ndërkaq, më 13 prill 2016 afrohet në lojë një nga oligarkët e fuqishëm, Hamz Islamaj, që gëzon mbështetje në piramidën e qeverisë dhe krahas tenderave të mëdhenj, është përfitues koncesionesh.

Hamz Islamaj kishte marrë koncesionin e ndërtimit të hidrocentralit Kalivar në Mat. Kjo u kalua fillimisht tek kompania BE – IS SH.P.K dhe më pas pronësia i mbeti me letra kompanisë BE-IS Energy, që rezulton formalisht në pronësinë e Tabakut

Beci zyrtarisht nën hetim nga SPAK

Më 4 nëntor 2024, kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci është marrë zyrtarisht nën hetim nga SPAK. Ai u paraqit të premten në Prokurorinë e Posaçme ku dha deklarime për rreth 40 minuta para prokurorëve.

Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar procedimin penal për veprën e korrupsionit. Ai ka drejtuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit të cilin e ka drejtuar që në kohën e qeverisë “Berisha” dhe në vazhdim në qeveritë “Rama”, më pas në krye të KESH deri në 2021, kur kandidoi për deputet dhe më pas kryetar bashkie.

Gjatë hetimeve për Evis Berberin, Prokuroria e Posaçme ka ushtruar kontroll në banesën e ish-kreut të ARRSH-së dhe sekuestroi celularin e tij dhe të bashkëshortes, që u zbërthyen më pas nga hetuesit e BKH-së.

Burimet bëjnë me dije se bashkëshortja e Berberit ka qenë zyrtare e Koorporatës Elektroenergjitike shqiptare dhe në celularin e saj janë zbuluar komunikimeve me Benet Becin, atëkohë drejtues i Korporatës, që lidheshin me disa kontrata për shitblerjen e energjisë.

Pas sigurimit të këtyre të dhënave, SPAK thirri në pyetje dhe më pas i komunikoi kryebashkiakut se është nën hetim, ndërsa janë marrë dëshmitë e dhjetëra zyrtarëve e ish-zyrtarëve të KESH.

Burimet thonë se veç Benet Becit nën hetim janë dhe persona të tjerë, përfshirë dhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

KESH në jo pak raste është vënë në qendër të akuzave për çmime apo kontrata abuzive për shitblerjen e energjisë. Hetimi pritet të hedhë dritë mbi implikimin e zyrtarëve, por edhe dëmin që mund ti jetë shkaktuar buxhetit të shtetit.

Tenderi që raportuam më sipër mund të jetë një provë e re në dosjen e SPAK për korrupsionin me tenderat nga Beci në favor të oligarkëve.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: benet beciIlir TabakuPlator Mehmetitender

Lajme të lidhura

Tragjedia në Indi, kamerat kanë fokusuar çastin rrëqethës të ngritjes dhe rrëzimit të avionit
Botë

Tragjedia në Indi, kamerat kanë fokusuar çastin rrëqethës të ngritjes dhe rrëzimit të avionit

21:04 - 12/06/25
Dalin rezultatet e provimit të Maturës/ Skënder Cena “maturanti” 74-vjeçar diplomohet pasi kalon provimin e anglishtes
Aktualitet

Dalin rezultatet e provimit të Maturës/ Skënder Cena “maturanti” 74-vjeçar diplomohet pasi kalon provimin e anglishtes

20:19 - 12/06/25
Petrit Maho i fut paratë e pista poshtë vezëve “Beata”, lidhjet nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti, tek Taulant Balla dhe Bledi Çuçi
Fact-Checking & Analize

Petrit Maho i fut paratë e pista poshtë vezëve “Beata”, lidhjet nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti, tek Taulant Balla dhe Bledi Çuçi

18:39 - 12/06/25
Para
Sulmet izraelite vrasin rreth 50 palestinezë në Gaza, qindra të plagosur

Sulmet izraelite vrasin rreth 50 palestinezë në Gaza, qindra të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tragjedia në Indi, kamerat kanë fokusuar çastin rrëqethës të ngritjes dhe rrëzimit të avionit
Botë

Tragjedia në Indi, kamerat kanë fokusuar çastin rrëqethës të ngritjes dhe rrëzimit të avionit

21:04 - 12/06/25

Më shumë se 290 persona humbën jetën kur një avion i Air India me destinacion Londrën, me 242 persona në...

Lexo më shumë
Dalin rezultatet e provimit të Maturës/ Skënder Cena “maturanti” 74-vjeçar diplomohet pasi kalon provimin e anglishtes

Dalin rezultatet e provimit të Maturës/ Skënder Cena “maturanti” 74-vjeçar diplomohet pasi kalon provimin e anglishtes

20:19 - 12/06/25
Ekstradohen në Shqipëri 2 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Ekstradohen drejt Italisë 3 pjesëtarë në organizata kriminale – Emrat

18:47 - 12/06/25
Petrit Maho i fut paratë e pista poshtë vezëve “Beata”, lidhjet nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti, tek Taulant Balla dhe Bledi Çuçi

Petrit Maho i fut paratë e pista poshtë vezëve “Beata”, lidhjet nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti, tek Taulant Balla dhe Bledi Çuçi

18:39 - 12/06/25
Matura 2024/ Sot 28 mijë nxënësi i nënshtrohen provimit në ‘Gjuhën e huaj’!

Dalin rezultatet e provimit të Maturës në gjuhën e huaj, ja lista e notave

18:29 - 12/06/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com