GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Beniamini i Ballukut, Blendian Dalipi i jep ballakumen 1.4 miliard lekë Nuri Ballës me ofertën e shtrenjtë

14:02 - 09/12/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 7 min
A A
Beniamini i Ballukut, Blendian Dalipi i jep ballakumen 1.4 miliard lekë Nuri Ballës me ofertën e shtrenjtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues perve ç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”, ky është klasifikimi që i ka bërë Open Data Albania një tenderi të OSSH, që ka administrator Blendian Dalipin. Duke qenë beniamin i zëvendëskryeministres së pezulluar, Belinda Balluku, dyshohet se edhe ky prokurim ka qenë prorosi e shefes. Tenderi me vlerë 1.4 miliardë lekë është shënuar me “Flamur të kuq” që është sinjali i riskut të korrupsionit.

Sipas dokumenteve, letrat e tenderit janë firmosur nga drejtori rajonal i OSSHE, Lejdi Ranxha. Objekti i tenderit është “Rikostruksion i rrjetit TU me kabëll ABC dhe i kabinave në rrethinat e Elbasanit Loti I” me fondin limit 139 994 510,00 leë pa TVSH. Tenderi është mbajtur qysh më 21 gusht 2025, ndërsa fituesi është shpallur dy javë më vonë.

Megjithëse në këtë procedurë kanë marrë pjesë 4 kompani, fituesi ka qenë i paracaktuar. Në këto kushte janë eliminuar konkurrentët dhe është favorizuar kompania e Nuri Ballës, “ERGI” shpk.

Fiton oferta më e lartë!

Nuri Balla kishte e kishte ofertën sa 98% e fondit limit; 137 141 531,00 lekë pa TVSH, megjithatë u shpall fitues.

Ndërkohë operatori ekonomik “G.P.G COMPANY” ka bërë propozimin me vlerë më të ulët: 124.281.676 lekë pa TVSH. Po ashtu, shoqëria “K.M.K” shpk ka bërë ofertën 125,582,200 lekë pa TVSH.

Ofertuesit janë skualifkuar për probleme teknike me dokumentet, të cilat nëse do të komunikohej, mund të ishin rregulluar brenda afatit. Oferta e “Blerimi” shpk është skualifikuar sepse, sipas komisionit, “autorizimi i prodhuesit dhënë ndaj distributorit është i papërkthyer në gjuhën shqipe”.  Kurse për operatorin ekonomik “G.P.G COMPANY” shpk është konstatuar se “preventivit i janë hequr disa zëra”.

Dhe më tej kompania “K.M.K” shpk është skualifikuar sepse nga “dokumentacioni i ngarkuar ne SPE rezulton se pervec “K.M.K.” shpk, në sistem janë ngarkuar dhe dokumentet e shoqërisë “CAUSHI M” sh.p.k.”.

Nëse qëllimi i komisionit do të ishte të merrte në konsideratë ofertat më ekonomike bazuar në çmim, këto “të meta” mund të ishin ndrequr duke u kërkuar operatorëve t’i rregullonin brenda afatit. Një veprim tjetër do të ishte anulimi, sepse oferta e vetme që u “kualifikua”, ajo e Nuri Ballës, është shumë e lartë (e papërshtatshme).

Tendera nga të gjitha anët për Nuri Ballën

Fakti që janë disa institucione që në të njëjtën kohë i japin kontrata me vlera të mëdha Nuri Ballës, tregon se nuk merret parasysh kriteri i kapacitetit teknik, po ashtu nuk pyetet për cilësinë dhe afatet e punimeve. Jo më larg se muaji nëntor 2025, kompania  Nuri Ballës mori tenderin me objekt “Projektimi dhe ndërtimi i IEVP Kukës”, me fond limit 526 365 376lekë pa TVSH. Për këtë prokurim është zgjedhur procedura e prokurimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, “e Kufizuar”, “e Klasifikuar”, në nivelin “E kufizuar”. Pra, ky është një tender “sekret”. Por megjithatë ligji urdhëron që tenderi të bëhet me jo më pak se dy pjesëmarrës.

Për të kapërcyer këtë pengesë, Nuri Balla dhe komisioni i tenderit kanë ftuar një kompani që është partnere e vjetër biznesi me “Ergi” shpk. Partneri ka rolin që të bëjë pjesëmarrje fiktive duke lehtësuar vendimmarrjen në favor të Nuri Ballës.

Konkretisht, në tender operatori i dytë pjesëmarrës në tenderin e burgut të Kukësit ka qenë bashkimi i kompanive “Colombo” shpk, “Alba Construksion shpk”, “ZEQILLARI” shpk dhe “INSTITUTI DEKLIADA” shpk.

Kompania “Colombo” shpk ka qenë më parë partnere në tendera me “Ergi” shpk duke marë pjesë me ofertë të përbashkët dhe marrëveshje bashkëpunimi. Për shembull, në vitin 2021, Erion Veliaj iu dha këtyre dy firmave (bashkim operatorësh) kontratën me objekt “Ndërtimi i ri i shkollës në rrugën “Besim Daja”(Programi i Rindertimit). Vlera e kontratës ishte 139 200 124,00 lekë.

“U verifikua adresa e emailit e vendosur në dispozicion të komunikimeve për këtë procedurë prokurimi, të caktuar në ftesën për ofertë dhe rezultoi se në këtë adresë nuk ka asnjë kërkesë për njohje me dokumentet e tenderit dhe fillimin e procedurës për hartimin e ofertës teknike dhe ekonomike apo çfarëdo kërkesë tjetër lidhur me procedurën e prokurimit “Projektim dhe ndërtim i IEVP Kukës” nga BOE “ALBA Construction” shpk, “COLOMBO” shpk” sqaron komisioni i Drejtorisë së Burgjeve.

Në këto kushte, kjo ofertë nuk vlerësohet, sepse nuk shfaq interes! Pra, pjesëmarrja e kësaj kompanie është nul. Dyshohet se mes dy operatorëve pjesëmarrës ka pasur një marrëveshje të heshtur për koordinimin e ofertave.

Pas këtij “verifikimi”, për fazën 2 “Ftesa për Ofertë dhe Vlerësimi”, fitues shpallet kompania që konkurronte me veten, “ERGI” shpk.

Sqarojmë se oferta e Nuri Ballës është sa gati fondi limit: 522,122,580 lekë pa TVSH. Dy muaj më parë, i njëjti tender i ishte dhënë oligarkut Pëllumb Salillari në mënyrë të dyshimtë dhe ishte anuluar.

Biznesmeni i hetuar për pastrim parash

Pronari Nuri Balla në vitin 2017 ka qenë nën hetim prej Prokurorisë së Elbasanit. Në atë kohë akuza nisi të ashtuquajturin mega operacion hetimor për burimin e pasurisë së 67 personave, midis të cilëve gjendeshin edhe të afërm të ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini.

Lista voluminoze përmbante edhe emra të biznesmenëve të ndryshëm, mes tyre edhe Nuri Balla.

Ndërkaq, firma e tij është e lakuar sepse favorizohet vazhdimisht nga zyrtarët e Rilindjes. Në vitin 2022, Ballës i janë dhuruar 169 milionë lekë në tenderin që kishte si objekt për të siguruar automjetet që do të përdoren për shpërndarjen e mbetjeve brenda landfillit. Tenderin e zhvilloi “ECO ELB Sh.A”. Pjesëmarrës sipas dokumenteve ishte vetëm “ERGI” sh.p.k. që është shpallur edhe fitues.

Ky operator u zotua se do të siguronte mjetet që i duhen për transportin e mbetjeve të rënda, përfshirë dhe buldozerët për të shpërndarë mbetjet brenda landifllit. Kujtojmë se prej fundit të vitit 2021, Inceneratori i  Elbasanit u sekuestrua nga SPAK pas hetimeve për korrupsion me koncesionin. Por pazaret vazhdonin edhe më pas, ku ka përfituar Nuri Balla.

Kujtojmë se, më 19 qershor 2023, shoqëria “ECO-ELB”, që ka në administrim landfillin dhe inceneratorin “Albtek Enery”, i ka dhënë firmës “ERGI Sh.p.k”, të drejtën e modifikimit, testimit dhe ndezjes së inceneratorit të Elbasanit, kundrejt vlerës 27.5 milionë lekë.

Po ashtu, në favor të Nuri Ballës ka firmosur edhe kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Sako, me paratë e programit të Rindërtimit. Një nga këto është tenderi me objekt  “Ndërtim i ri gjimnazi Manëz, Njësia Administrative Manëz”, që iu dha Nuri Ballës me “flamur të kuq”. Kështu 3.1 milionë euro do të xhirohen tek llogaria Nuri Ballës.

Gjithashtu, kjo kompani është denoncuar edhe nga vetë deputetët e mazhorancës për tenderin 65.3 milionë lekë për mirëmbajtjen e rrugës Fier Shegan-Divjakë.

“ERGI” në bashkëpunim me një tjetër firmë në kontratë, nuk e kanë mirëmbajtur asnjë ditë të vetme rrugën duke e lënë atë në gjendje të mjerueshme. Kontrata e fundit ka nisur ne Gusht 2022 dhe ka patur zero mirëmbajtje nga ky grup kompanish nën kontratë, sipas denoncimit publik.

Tenderi për mirëmbajtjen me performancë të segmenteve rrugore Fier Shegan – Divjakë + K/Rr. Nacionale – Grabian + Strumë – Qafë Marinëz” u zhvillua në mars 2022. Në garë u paraqitën 5 oferta, por ARRSH shpalli fituese bashkimin e kompanive Ergi dhe BE-IS për vlerën 65.3 milionë lekë. Kontrata u lidh në gusht 2022 me afat 24 muaj.

Nuri Balla mashtron me situacionet e punimeve

Në 12 tetor 2020, Bashkia e Elbasanit, me firmën e ish nënkryetares Aulona Bylykbashi, ka shpallur fituese kompaninë Ergi shpk për tenderin me objekt ‘rikonstruksion, shtesë 4-kat dhe palestër, Shkolla Artistike “Onufri (e mesme e bashkuar)’. Fondi limit ishte 1.7 milionë euro, ndërsa oferta fituese rezulton rreth 1.6 milionë euro.

Fitues u shpall pronari i kompanisë së ndërtimit Ergi shpk Nuri Balla. Për mbikqyrjen e punimeve të rikonstruksionit, shtesë 4-kat dhe palestër, Shkolla Artistike “Onufri”, Bashkia Elbasan ka shpallur fituese kompaninë Erald-G shpk, duke skualifikuar 8 shoqëri të tjera. Pronar dhe administrator i kompanisë Erald-G shpk është Gëzim Islami.

Kompania Ergi shpk ka abuzuar me zbatimin e kontratës për rikonstruksionin, shtesë 4-kat dhe palestër, Shkolla Artistike “Onufri”, duke përvetësuar paratë publike. Shoqëria Ergi shpk, në bashkëpunim me kompaninë Erald-G shpk, kanë mashtruar me volumin e punimeve, kanë certifikuar punime të pakryera, pra kanë bërë situacione false, duke përvetësuar me të pa drejtë paratë publike. Kompania e zbatimit të punimeve e ka të pamundur të devijojë dhe manipulojë pa bashkëpunimin e kompanisë së mbikëqyrjes së punimeve.

Vjedhja e parave publike konstatohet nga një raport i Kontrollit të Lartë i Shtetit për auditimin e veprimtarisë së Bashkisë Elbasan. Sipas KLSH-së fituesit e tenderave janë shpallur pa plotësuar kriteret, ndërsa në rastet kur i kanë plotësuar, kanë mashtruar me zbatimin e kontratave.

Blendian Dalipi, njeri i besuar i Belinda Ballukut

Blendian Dalipi, drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes është denoncuar në SPAK vitin e kaluar. Dalipi ka përdorur kompaninë “IDK Konstruksion” të të atit të tij, Bajram Dalipi, përmes të cilës ka përfituar rreth 30 milionë euro punë publike. Kompania e Dalipit është favorizuar haptazi dhe në konflikt interesi nga Belinda Balluku.

Konkretisht në 2 gusht 2022, Ministria e Infrastrukturës ka shpallur njoftimin për dhënien me koncesion/PPP të autostradës Milot Thumanë. Disa muaj më pas, në shkurt 2023 do të shpalleshin fitues bashkimi i kompanive, Gener2 me “Illyrian Consulting Engineers” shpk në pronësi të Olset Haxhiut dhe “I.D.K- Konstruksion” dhe shpk në pronësi të Barjam Dalipaj, me afat 35 vite. Por Barjam Dalipaj është babai i Blendian Dalipaj, i cili prej 28 tetorit 2022 është administrator i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, institucion, në varësi të drejtpërdrejt të zv.kryeministres Belinda Balluku.

Sipas kushteve të kontratës, por edhe sipas ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesave, Dalipi nuk mund të fitonte këtë kontratë sepse është person i lidhur duke ngritur pikëpyetje se si Balluku e ka miratuar këtë ofertë nga grupi i kompanive fituese. Duke e ndjerë rrezikun, ministrja e Infrastrukturës ia ka deleguar firmosjen e kontratës zv.ministrit Ami Kozeli, i cili ia ka dhënë në konflikt interesi të mundshëm administratorit të institucionit që është në varësi të këtij të fundit. Por kontrata ka kaluar me Vendim të Këshillit të Ministrave dhe në fund të dhjetorit 2024, ministrja Balluku ka firmosur në cilësinë e zv/kryeministres duke qenë në konflikt interesi me detyrën.

Tashmë që Belinda Balluku është nën hetim për korrupsion, dosja e tenderit të Blendian Dalipit në favor të Nuri Ballës, mund të jetë një provë më tepër për implikimin e vartësit të saj.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Belinda BallukuBlendian Dalipinuri ballatender

Lajme të lidhura

Ndoja kundër Berishës: Tërheqja e firmave për Avokatin e Popullit është e pamoralshme
Aktualitet

Ndoja kundër Berishës: Tërheqja e firmave për Avokatin e Popullit është e pamoralshme

15:00 - 09/12/25
“I kemi tërhequr emrat për Avokatin”, Zegjineja “ironizon” Korreshit: Sheh ëndrra natën Ja si i përgjigjet deputeti i PD
Aktualitet

“I kemi tërhequr emrat për Avokatin”, Zegjineja “ironizon” Korreshit: Sheh ëndrra natën Ja si i përgjigjet deputeti i PD

14:45 - 09/12/25
Vrasja e Martin Canit, dënohet me 16 vite burg Mario Përlleshaj. Reagon babai
Aktualitet

Vrasja e Martin Canit, dënohet me 16 vite burg Mario Përlleshaj. Reagon babai

14:30 - 09/12/25
Para
EMRAT/ Gara për Drejtor Policie në 3 Qarqe, 6 kandidatët dalin nesër para komisionit

EMRAT/ Gara për Drejtor Policie në 3 Qarqe, 6 kandidatët dalin nesër para komisionit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndoja kundër Berishës: Tërheqja e firmave për Avokatin e Popullit është e pamoralshme
Aktualitet

Ndoja kundër Berishës: Tërheqja e firmave për Avokatin e Popullit është e pamoralshme

15:00 - 09/12/25

Deputeti demokrat Arjan Ndoja ka kritikuar vendimin e deputetëve të opozitës për t’u tërhequr nga mbështetja për kandidatët për Avokatin...

Lexo më shumë
“I kemi tërhequr emrat për Avokatin”, Zegjineja “ironizon” Korreshit: Sheh ëndrra natën Ja si i përgjigjet deputeti i PD

“I kemi tërhequr emrat për Avokatin”, Zegjineja “ironizon” Korreshit: Sheh ëndrra natën Ja si i përgjigjet deputeti i PD

14:45 - 09/12/25
Vrasja e Martin Canit, dënohet me 16 vite burg Mario Përlleshaj. Reagon babai

Vrasja e Martin Canit, dënohet me 16 vite burg Mario Përlleshaj. Reagon babai

14:30 - 09/12/25
EMRAT/ Gara për Drejtor Policie në 3 Qarqe, 6 kandidatët dalin nesër para komisionit

EMRAT/ Gara për Drejtor Policie në 3 Qarqe, 6 kandidatët dalin nesër para komisionit

14:15 - 09/12/25
Beniamini i Ballukut, Blendian Dalipi i jep ballakumen 1.4 miliard lekë Nuri Ballës me ofertën e shtrenjtë

Beniamini i Ballukut, Blendian Dalipi i jep ballakumen 1.4 miliard lekë Nuri Ballës me ofertën e shtrenjtë

14:02 - 09/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com