GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bënin “kërdinë” me vjedhje në Milano, në pranga 4 “skifterët” në Itali

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Bënin “kërdinë” me vjedhje në Milano, në pranga 4 “skifterët” në Itali
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

4 grabitës shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane. Shqiptarët grabisnin banesat në zonat e ndryshme të Milanos. Grabitësve i është gjetur një pistoletë, municione, para dhe bizhuteri.

Tre shtetasit shqiptarë të moshës 22, 28 dhe 37 vjeç u gjurmuan brenda një shtëpie në fshatin Millepini në Rodano (MI), ndërsa anëtari i katërt i dyshuar i 27 vjeç, i gjurmuar në një apartament milanez në zonën Niguarda, rezistoi për t’u kontrolluar nga agjentët dhe tentoi për t’u arratisur, duke shfaqur një prirje veçanërisht të dhunshme. Ndaj tij rëndon një tjetër masë sigurie, e lëshuar nga Prokuroria Publike e Monzws për një tentativë vrasjeje, pas një grabitjeje shtëpie të kryer në korrik 2021.

“Skifterët” shqiptarë konsiderohen përgjegjës për vjedhjet e kryera dhe tentuara në zona të ndryshme të Milanos dhe hetimet për ta nisën pas identifikimit të një makine me fuqi të madhe, të cilën ata e kishin vjedhur dhe e përdornin për të kryer veprat kriminale.

Banda shqiptare i vendoste mjetit targa që herë pas here i vidhnin nga makina të tjera për të vështirësuar gjurmimin e automjetit në hyrje-daljet e qytetit.

Shërbimet e vëzhgimit kamerat e sigurisë, por edhe përgjimi telefonik dhe ambiental, u kanë dhënë mundësi efektivëve që të identifikojnë makina të tjera në përdorim nga grupi kriminal dhe të mbledhin prova mbi përgjegjësinë e tyre, duke i lidhur me katër vjedhje banesash të kryera nga data 22 deri në 23 qershor.

Grabitjet e shqiptarëve kryheshin me teknikën e ngjitjes ose zbritjes nga çatitë e vilave. Ndërkohë, nga kontrollet e banesave të të arrestuarve, u bë e mundur gjetja e njërës prej makinave të fuqishme të përdorur për kryerjen e vjedhjeve dhe brenda saj një pistoletë e kalibrit 7.65, e përdorur për të kërcënuar viktimat.

Gjithashtu, janë gjetur dhe sekuestruar veshje të veshura gjatë vjedhjeve, mjete të përshtatshme për vjedhje, pishtarë, municione të kalibrave të ndryshëm, çelësa makinash, para të gatshme, bizhuteri dhe ora. Në fund, gjatë hetimit janë kontrolluar edhe tre shtetas të tjerë shqiptarë, të cilët udhëtonin në bordin e njërës prej makinave të përdorura gjatë grabitjeve. Të treve iu gjetën rreth 10,000 euro para cash, ndërsa vetëm njeri përfundoi pas hekurave pasi kishte me vete edhe 70 gramë hashash.

 

 

 

Lajme të lidhura

Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Mbyllen fjalimet, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

20:28 - 06/10/26
Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi
Aktualitet

Monika Lubonja denoncon në polici Adrian Hilën: I besova një të pabesi

20:22 - 06/10/26
Ndërron jetë në Spitalin e Traumës burri që ra nga skela në Sarandë
Aktualitet

Ndërron jetë në Spitalin e Traumës burri që ra nga skela në Sarandë

20:03 - 06/10/26
Para
Atentati ndaj drejtoreshës në Shkodër, pistat, si grupet kriminale tentuan ta gjobisnin

“Ke tritol poshtë makinës”, si vetë atentatorët i shpëtuan jetën drejtoreshës në Shkodër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tym i bardhë? PDK-ja pranon Shiroka-Pulën për presidente, pritet votimi
Breaking Views

Tym i bardhë? PDK-ja pranon Shiroka-Pulën për presidente, pritet votimi

23:21 - 06/10/26

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se e pranojnë kandidaten e propozuar nga kryeminsitri Albin Kurti,...

Lexo më shumë
Fitore dramatike me San Marinon, dy golat e Asllanit i japin 3 pikët Shqipërisë dhe kreun e grupit

Fitore dramatike me San Marinon, dy golat e Asllanit i japin 3 pikët Shqipërisë dhe kreun e grupit

22:46 - 06/10/26
“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të

“Jep dorëheqjen! Arresto Ballukun!”, parullat në mbyllje të protestës së 129-të

21:47 - 06/10/26
Liga e Kombeve/ Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me San Marinon

Liga e Kombeve/ Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me San Marinon

21:43 - 06/10/26
Zhbllokohet sfida me San Marinon, Kristjan Asllani kalon në avantazh kuqezinjtë me një supergol

Zhbllokohet sfida me San Marinon, Kristjan Asllani kalon në avantazh kuqezinjtë me një supergol

21:07 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com