GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Bënte në orarin zyrtar eko për klinika private, arrestohet mjeku imazherist në spitalin e Fierit

10:07 - 01/11/25
në Uncategorized
Kohë leximi: 2 min
A A
Bënte në orarin zyrtar eko për klinika private, arrestohet mjeku imazherist në spitalin e Fierit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një mjek imazherist në Fier është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se shpërdoronte me detyrën e tij shtetërore. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasit me inicialet G. T., 66 vjeç. Mjeku akuzohet se shpërdoronte detyrën pasi gjatë orarit zyrtar të punës, vizitonte pacientë në 2 klinika private në Fier.

NJOFTIMI I POLICISE

I merrte shuma parash pacientëve për të kryer ekot, vihet në pranga mjeku imazherist në spitalin rajonal Fier. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve se mjeku imazherist në spitalin e Fierit iu merrte para pacientëve për të kryer ekot, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, organizuan punën në bashkëpunim me Prokurorinë Fier.

Për këtë rast, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithëm Fier, ka regjistruar procedimin penal nr.929 datë 01.07.2025, për veprën penale të dyshuar “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, hetim i cili pas 4 muajësh u finalizua me arrestimin në flagrancë të shtetasit G. T., 66 vjeç, banues në Fier, me detyrë mjek imazherist në spitalin rajonal Fier.

Ky shtetas u kap në flagrancë duke marrë një shumë parash një pacienti që do të kryente ekon abdominale.

 

 

Gjithashtu, ky shtetas, shpërdoronte detyrën pasi gjatë orarit zyrtar të punës, vizitonte pacientë në 2 klinika private në Fier.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u sekuestrua si provë materiale, shuma e lekëve që 66-vjeçari i mori qytetarit, në kundërshtim me ligjin si edhe shuma prej 1.857.000 lekë të reja, 39.155 euro, 2.370 paund dhe 75 dollar që iu gjetën gjatë kontrollit të banesës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

gijotina.com/

Etiketa: Arrestim

Lajme të lidhura

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Uncategorized

Këmbimi valutor 20 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:46 - 20/03/26
Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik
Breaking Views

Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik

08:30 - 12/03/26
Para
Gjendet një ambient në fshatin Mukje, i përshtatur për tharjen e kanabisit

Gjendet një ambient në fshatin Mukje, i përshtatur për tharjen e kanabisit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Korçë/ 55-vjeçarja bie nga kati i dytë, dëgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës
Aktualitet

Ra nga muri në kalanë e Beratit teksa bënte foto, plagoset turistja holandeze

15:04 - 21/03/26

Një shtetase e huaj është dëmtuar pasi dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga një mur në lagjen “Kala” në qytetin...

Lexo më shumë
Drejtuesit e rinj të PS në 12 qarqet, Rama i beson Ballukut sërish drejtimin e Fierit

Drejtuesit e rinj të PS në 12 qarqet, Rama i beson Ballukut sërish drejtimin e Fierit

14:51 - 21/03/26
Berisha: Rama po mashtron, raporti për integrimin nuk është votuar, por Shqipëria mbeti në klasë

Berisha: Rama po mashtron, raporti për integrimin nuk është votuar, por Shqipëria mbeti në klasë

14:40 - 21/03/26
Në Shqipëri çmimi rritet çdo ditë, qeveria e Malit të Zi ul akcizat e naftës: Qytetarët janë më të rëndësishëm

Në Shqipëri çmimi rritet çdo ditë, qeveria e Malit të Zi ul akcizat e naftës: Qytetarët janë më të rëndësishëm

13:35 - 21/03/26
“Po mban sekret thesarin”/ Berisha: Rama fsheh shpenzimet e shtetit për të mbuluar vjedhjet

Shqipëria rrezikon negociatat me BE-në gjatë qeverisjes së tij, Rama i rikthehet refrenit: Fajin e ka Saliu!

13:18 - 21/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com