GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Beograd – Protestat e studentëve bëjnë jehonë përtej kufijve të Serbisë

23:14 - 04/02/25
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Beograd –  Protestat e studentëve bëjnë jehonë përtej kufijve të Serbisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Askush nga ne nuk e priste që diçka e tillë të ndodhte. Kështu thotë sot një studente e Fakultetit të Arteve Dramatike në Beograd – ku më 26 nëntor të vitit të kaluar u organizua bllokada e parë në Serbi – pasi pyetet nëse priste që ajo bllokadë të shkaktonte protesta masive në të gjithë këtë vend.

Tre muaj pas shembjes në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 15 persona, protestat e studentëvevazhdojnë. Atyre u janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë që i mbështesin.

Bashkëbiseduesja e lartpërmendur e Radios Evropa e Lirë thotë se merr pjesë në to që nga fillimi.

Ajo nuk do që të identifikohet me emër e mbiemër, sepse studentët në protesta këmbëngulin që të dalin në publik “si një dhe të bashkuar”, apo se “mesazhet e shumicës janë më të rëndësishme se individët”.

Një grup studentësh nga Fakulteti i Arteve Dramatike e mbyllën në mënyrë simbolike atë, më shumë se dy muaj më parë, pas një sulmi ndaj studentëve dhe profesorëve, që morën pjesë në një ceremoni përkujtimore për viktimat në Novi Sad, para atij institucioni të arsimit të lartë.

Më pas, atyre u janë bashkuar kolegë nga dhjetëra fakultete në Serbi, duke kërkuar përgjegjësi politike dhe penale për aksidentin në Novi Sad.

“Ato vetëm kanë shpërthyer… dhe e gjithë Serbia është ngritur në këmbë. Një sasi jonormale e mbështetjes dhe dashurisë ka ardhur nga njerëz në të gjitha anët. Kjo, padyshim, është një prej arsyeve që na ka ndihmuar të vazhdojmë. Në mesin e njerëzve është zgjuar një solidaritet”, thotë studentja e Fakultetit të Arteve Dramatike në Beograd.

Sot, lajmet për protestat në Serbi i transmetojnë shumë media në rajon dhe në botë, derisa në shumë prej tyre mblidhen dhjetëra mijëra njerëz.

Mesazhe përcillen edhe prej jashtë kufijve të Serbisë, si dhe nga personalitete të njohura.

Ylli botëror i popit, Madonna, i ka mbështetur studentët në Serbi përmes rrjeteve të saj sociale.

Pse një jehonë e tillë?

Jellena Klleut, profesoreshë e Studimeve të Komunikimit në Fakultetin Filozofik në Novi Sad, thotë se në Serbi është krijuar një energji solidariteti, e cila rrjedh kudo ku përfshihen studentët.

Sipas saj, studentët që bllokojnë universitetet, paraqiten “në dritën më të mirë të mundshme”.

“Janë të organizuar shumë mirë, kujdesen për shumë detaje, për të cilat duket se jo shumë prej tyre janë interesuar në protestat e mëparshme. Ofrojnë siguri të mirë në protesta, përpiqen që çdo gjë të shkojë mirë. Ndaj dhunës nuk reagojnë me dhunë, por përpiqen që çdo çështje ta zgjidhin në mënyrë sa më paqësore”, thotë Klleut.

Si shembull, ajo përmend përfundimin e protestës në Novi Sad më 2 shkurt, kur studentët, së bashku me qytetarët tjerë që i kanë përkrahur, kanë pastruar zonën që më parë e kishin bllokuar për 27 orë.

“Thjesht, më duket se kanë futur një paradigmë të re komunikimi mes njerëzve, e cila bazohet në unitet, ndihmë për njëri-tjetrin dhe solidaritet. Këtë e shohim në disa vepra të vogla kujdesi, që qytetarët tjerë bëjnë ndaj studentëve, dhe studentët më pas përgjigjen me shumë ngrohtësi”, thotë Klleut.

Sipas saj, këtë e dëshmon edhe gjesti i disa qindra taksistëve të Beogradit dhe Novi Sadit, të cilët kanë transportuar studentë dhe qytetarë nga Novi Sadi në Beograd pa pagesë, më 2 shkurt.

“Do të qëndrojmë këmbëngulës në protesta”

Për studenten e Fakultetit të Arteve Dramatike në Beograd, protestat në Serbi janë bërë më të mëdha se studentët.

“Askush nga ne nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas, sepse gjërat ndryshojnë orë pas ore, jo ditë pas dite. Kështu që është e paqartë edhe për ne. Por, sigurisht, e dimë se çfarëdo që të ndodhë, mbështetja do të jetë aty dhe ne jemi të lumtur për këtë. Ndaj, nuk do të dorëzohemi”, thotë ajo për REL.

Etiketa: beogradSerbi

Lajme të lidhura

Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar
Kosovë & Rajon

Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar

10:21 - 22/12/25
Miftaraj: VV partia me më shumë kandidatë për deputet të përfshirë në raste penale!
Aktualitet

Miftaraj: VV partia me më shumë kandidatë për deputet të përfshirë në raste penale!

13:50 - 20/12/25
Një tjetër shtet njeh pavarësinë e Kosovës! Vjosa Osmani ndan lajmin e mirë: Vendim historik!
Breaking Views

Një tjetër shtet njeh pavarësinë e Kosovës! Vjosa Osmani ndan lajmin e mirë: Vendim historik!

18:59 - 19/12/25
Para
Kur është koha më e mirë për të pirë kafe?

Përfitimet shëndetësore të kafes turke

Discussion about this post

TË FUNDIT

LEGJIONARËT/ Armando Broja në “pole–position” me golin, shkëlqejnë edhe Hoxha, Asllani e Ismajli
Sport

LEGJIONARËT/ Armando Broja në “pole–position” me golin, shkëlqejnë edhe Hoxha, Asllani e Ismajli

11:05 - 22/12/25

Futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë zhvilluar një tjetër javë pozitive me klubet e tyre respektive, duke dhënë kontribut të rëndësishëm...

Lexo më shumë
Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

Altin Dumani i kalon stafetën kreut të ri të SPAK, Klodian Braho

10:38 - 22/12/25
Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar

Aksident në autostradën Beograd-Nish, humb jetën çifti shqiptar

10:21 - 22/12/25
PD: Protesta e 11 Korrikut, kundër premtimeve të pambajtura të Ramës

“Kupa u mbush…”, Këlliçi zbulon kërkesën e qytetarëve në prag të protestës së sotme

10:11 - 22/12/25
Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

Fermerët grekë vazhdojnë protestat edhe gjatë Krishtlindjeve, bllokadë 3-orëshe në Kakavijë

09:59 - 22/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com