GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Beogradi të sanksionojë Moskën, PE kërkon njohjen Kosovë-Serbi

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Beogradi të sanksionojë Moskën, PE kërkon njohjen Kosovë-Serbi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, bëri thirrje të martën që marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të mbështetet në njohjen e ndërsjellë dhe Serbia t’u bashkohet sanksioneve perëndimore kundër Rusisë, për shkak të agresionit të saj në Ukrainë. Thirrjet janë pjesë e raporteve të këtij komisioni për Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën e Hercegovinën, që më pas do të debatohen në Parlamentin Evropian.

Komisioni tha se mbështet bisedimet Kosovë – Serbi të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe “rithekson rëndësinë e angazhimit konstruktiv nga ana e autoriteteve të Serbisë dhe Kosovës për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjërisht të detyrueshme të normalizimit, të mbështetur në njohjen e ndërsjellë, që është thelbësore për të dyja vendet”.

Komisioni bëri thirrje që të gjitha marrëveshjet e kaluara të respektohen dhe të zbatohen plotësisht në mirëbesim dhe në kohën e duhur, duke përfshirë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Është kjo hera e parë që një komision i këtij parlamenti përmend njohjen e ndërsjellë. Thirrja u bë vetëm pak ditë pasi një gjë të tillë e kërkoi edhe kancelari gjerman, Olaf Sholz gjatë një vizitë në Prishtinë dhe në Beograd, duke nxitur reagimin e zemëruar të Serbisë e cila kundërshton pavarësinë e Kosovës.

Komisioni bëri thirrje Serbisë që të harmonizojë qëndrimin e saj ndaj Rusisë me politikat Bashkimit Evropian si veprim “përcaktues i përparimit të përgjithshëm të Serbisë në procesin e anëtarësimit”. Serbia është vendi i vetëm në rajon që nuk u është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë.

Të hënën ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, tha se Serbia duhet të vendos nëse “pozicioni neutral” është i qëndrueshëm. Ambasadori amerikan u tha gazetarëve në Beograd se ajo që po ndodhë në Ukrainë është sulm brutal dhe vazhdimi i vrasjes së civilëve, është krejtësisht i papranueshëm në këtë shekull. Një zhvillim i tillë, nuk është parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

“Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se bota ka ndryshuar që nga muaji shkurt dhe ne të gjithë duhet të mendojmë sërish se ku jemi, cili është pozicioni ynë dhe ku duam të jemi në të ardhmen”.

Muajin e kaluar, ambasadori Hill, tha në një intervistë me shërbimin serb të Zërit të Amerikës, se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian presin që Serbia t’u bashkohet sanksioneve kundër Rusisë, por është Beogradi ai që duhet të vendosë dhe nuk ka trysni mbi të për këtë çështje. Ambasadori Hill tha se Serbia duhet të mendojë sërish, nëse beson se Rusia do ta ndihmojë rreth çështjes së Kosovës./VOA

Etiketa: Kosoveparlamenti europianSerbi

Lajme të lidhura

Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Jam i habitur që tentojnë të lidhin Vetëvendosjen me ato
Breaking Views

Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Jam i habitur që tentojnë të lidhin Vetëvendosjen me ato

18:28 - 31/10/26
Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë në Kosovë
Aktualitet

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë në Kosovë

13:15 - 30/10/26
Vrasja e Arlinda Zekajt, nis protesta në Kosovë! Përplasje me policinë para godinës së qeverisë
Kosovë & Rajon

Vrasja e Arlinda Zekajt, nis protesta në Kosovë! Përplasje me policinë para godinës së qeverisë

09:55 - 30/10/26
Para
Ambasadorja Kim takon presidentin Bajram Begaj, ja çfarë diskutuan

Ambasadorja Kim takon presidentin Bajram Begaj, ja çfarë diskutuan

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta/ 6 persona të arrestuar dhe tre të proceduar. Dy të tjerë shpallen në kërkim
Aktualitet

Protesta/ 6 persona të arrestuar dhe tre të proceduar. Dy të tjerë shpallen në kërkim

10:22 - 01/11/26

Policia ka arrestuar 6 persona, mes tyre dy të mitur, në vijim të hetimeve për aktet e dhunës të regjistruara...

Lexo më shumë
“Një kuti me mijëra euro”/ SPAK zbulon foton në dosjen e Ballukut: E shkrepur te vila në Dhërmi!

“Një kuti me mijëra euro”/ SPAK zbulon foton në dosjen e Ballukut: E shkrepur te vila në Dhërmi!

09:56 - 01/11/26
KLSH gjen shkelje pa fund në buxhetin 2025, miliona euro dëm ekonomik

KLSH gjen shkelje pa fund në buxhetin 2025, miliona euro dëm ekonomik

09:37 - 01/11/26
Aksident te “21 dhjetori”/ Makina del nga rruga dhe përplas shtyllën e semaforit  

Aksident te “21 dhjetori”/ Makina del nga rruga dhe përplas shtyllën e semaforit  

09:28 - 01/11/26
Këmbimi valutor 1 nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Këmbimi valutor 1 nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

09:01 - 01/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com