GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Beqaj me 4 akuza/ SPAK kërkoi 5 në burg, GJKKO liron dy prej tyre! Në listë 8 masa sigurie, u miratuan 7

16:31 - 05/07/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Beqaj me 4 akuza/ SPAK kërkoi 5 në burg, GJKKO liron dy prej tyre! Në listë 8 masa sigurie, u miratuan 7
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rrëzohet pjesërisht kërkesa e SPAK për masat e arrestit për grupin e Beqajt. Prokurorja Elida Kackini  kishte kërkuar “arrest me burg” për Ilir Beqajn, Ermal Kurtulajn , Alfred Nikollën , Gazmend Haxhiun dhe Elton Marinin, ndërsa gjyqtarja Rudina Palloj pranoi vetëm për 3 të parët dhe për Haxhiun dhe Marinin vendosi arrest shtëpi.  SPAK kishte kërkuar “arrest në shtëpi” për Bledar Lekën,  Marinela Jazoj  dhe Jona Zijaj.

Ndërkohë, Gjykatës së Posaçme i janhur dy javë për të marrë vendimin për caktimin e  masave të sigurisë  në lidhje me dosjen “Saspac”. SPAK e ka dërguar kërkesën ne gjykatë më 21 qershor 2024 ndërsa vendimi është dhënë në 3 korrik 2024.

I vetmi që ka katër akuza është ish ministri Ilir Beqja ndaj të cilit spak ka ngritur akuzat e korrupsionit pasiv, mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë, mashtrimit, dhe pabarazisë në tendera. Ndërsa të proceduarit e tjerë akuzohen për korrupsion aktiv dhe pasiv si dhe për mashtrim.

Por gjyqtarja e hetimit paraprak Rudina Palloi pranoi pjesërisht kërkesën e SPAK dhe caktoi vetëm 3 masa “arrest në burg”, 2 të tjerë i la në masën “arrest në shtëpi” dhe dy në masë më lehtësuese “detyrim paraqitje”.

Për shtetasen Marinela Jazoj, për të cilën SPAK thotë se dyshohet se ka kryer veprën “korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë publikë” parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal, GJKKO vendosi të mos pranojë kërkesën e prokurores për të caktuar masë ndaj saj.

Kjo e fundit sipas dosjes është drejtore ekzekutive në shoqatën e Investitorëve të Huaj “FIAA” dhe sipas SPAK se në dy raste kjo shoqatë ka blerë shërbime tek restoranti “Gzona” për organizimin e eventeve.

Në të paktën një rast, është kryer pagesë nga shoqata “FIAA”, me drejtore Marinela Jazoj, tek shtetësja nën hetim M.T, e cila ushtronte detyrën pranë SASPAC, si nëpunëse finance në projektet e monitoruara SASPAC dhe njëherësh rezulton se ka kryer veprime për hartimin e dokumenteve për efekt të plotësimit të dokumentacionit të tenderave, shumë pas në kohë, se sa procedurat duhet të ishin realizuar faktikisht.

Këtë të premte, Ilir Beqaj dhe 5 personat nën masë sigurie dolën para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë, por seanca u shty të shtunën në orën 12.30 pasi avokatët e tyre kërkuan kohë të njihen me fashikullin hetimor. Ndërkohë që masa ‘arrest shtëpie’ ndaj Gazmend Haxhiajt nuk është ekzekutuar pasi ndodhet jashtë vendit.

gijotina.com/

Etiketa: Ilir BeqajKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje
Breaking Views

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26
Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë
Aktualitet

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

16:16 - 03/04/26
Para
Apeli lë në burg Elvis Mirin, mashtronte në tenderat e mbetjeve spitalore

Apeli lë në burg Elvis Mirin, mashtronte në tenderat e mbetjeve spitalore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti
Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një grua në Kamëz, dyshohet bashkëshorti

16:37 - 03/04/26

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Kamëz. Nga informacionet paraprake, një grua është plagosur aksidentalisht,...

Lexo më shumë
Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

Çfarë ndodhi te Vllaznia? Lojtarët përplasen me njëri-tjetrin në stërvitje

16:30 - 03/04/26
Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

16:16 - 03/04/26
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

16:09 - 03/04/26
Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

15:55 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com