GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Beqaria një ‘trend’, shtohen 40-vjeçarët që nuk martohen

17:07 - 01/07/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Të rinjtë ‘të tmerruar’ nga martesa? Ja ç’po ndodh në Shqipëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Martesat kanë rënë në mënyrë drastike në shumicën e vendeve të mëdha të Europës gjatë dekadës së fundit, të ndikuar nga një sërë faktorësh.

Kurorëzimet kanë rënë në nivelet më të ulëta historike në Francë, Spanjë, Itali, Irlandë, Poloni, Greqi, Danimarkë, e Britani.   Shembulli më i “frikshëm” është në Itali, aty ka pasur më pak se 200 mijë martesa vitin e kaluar, numri më i ulët që nga Lufta e Parë Botërore.

“Rënia ka qenë përtej çdo pritshmërie. Ka shkaqe kulturore dhe ekonomike për këtë fenomen”, tha kryetari i institutit në Itali, Antonio Golini. Sipas tij martesa është bërë më pak e rëndësishme nga pikëpamja fetare dhe civile, sepse shumë të rinj jetojnë së bashku pa u martuar.

Por ka edhe shkaqe ekonomike sepse martesa kushton shumë. Kështu që në një kohë krize si kjo, njerëzit zgjedhin të jetojnë në bashkëjetesë [të pamartuar].” Një studim i këtij viti zbuloi se pothuajse gjysma e njerëzve të moshës 18-30 vjeç në Evropë ende jetojnë me prindërit e tyre, sigurisht shkaku i parë është kostoja e lartë e qirasë. Ekspertët thonë se ky fenomen po godet rëndë edhe normat e lindjeve. Rekord mbajnë 40-vjeçarët të pamartuar ende.

Rënia e normave të martesave në Greqi, është përkeqësuar nga kriza e borxhit të vendit, thonë sociologët. Ndryshimi i stilit të jetesës dhe modeleve të sjelljes po aq sa presionet ekonomike kanë qenë shkaqet e rënies. Më shumë se 60% e të rinjve grekë janë të papunë, niveli më i larti në BE.

“Meqenëse shumë prej tyre kanë qasje të vështirë në një punë të paguar mirë pa orë të gjata jashtë orarit të papaguar, ata nuk janë të prirur të angazhohen ndaj detyrimeve të martesës dhe ta bëjnë këtë, nëse dhe kur, ndodh shtatzënia.” tha Aliki Mouriki, në Qendrën Kombëtare për Kërkime Sociale.

Rënia nuk kufizohet vetëm në “Evropën e vjetër”. Vitin e kaluar numri i dasmave në Poloni ra në nivelin më të ulët që nga viti 1945, ku 43% e 25-34-vjeçarëve ende jetojnë me prindërit e tyre. Witold Wrzesien, një sociolog, tha se polakët e rinj sot duan “pavarësi pa përgjegjësi. Ata duan të trajtohen me respektin që u jepet të rriturve, duke qëndruar nën sigurinë e krahëve të prindërve të tyre dhe duke mos marrë asnjë rrezik.”

Rasti i SHBA

Që nga viti 2021, 25% e 40-vjeçarëve në Shtetet e Bashkuara nuk ishin martuar kurrë. Kjo ishte një rritje e konsiderueshme nga 20% në vitin 2010, sipas një analize të re të Qendrës Kërkimore të të dhënave të Byrosë së Regjistrimit. Përqindja e 40-vjeçarëve në vitin 2021 që nuk ishin martuar kurrë varionte nga karakteristikat e mëposhtme demografike:

Sipas këtij sondazhi u vu re se 40-vjeçarët e bardhë kishin më shumë gjasa të martoheshin sesa me ngjyrë. Niveli arsimor: 40-vjeçarët pa një diplomë kolegji katërvjeçare kishin më shumë gjasa të ishin beqarë sesa ata që kishin përfunduar të paktën një diplomë bachelor.  Në fakt, rreth një në katër 40-vjeçarë që nuk ishin martuar në vitin 2001, ishin kurorëzuar në moshën 60-vjeçare. Nëse ky model qëndron aktualisht, një pjesë e 40-vjeçarëve të sotëm të pamartuar, kurrë do të martohen në të ardhmen.

Rasti i Shqipërisë

Zhvillimet e vrullshme social-ekonomike në Shqipëri, gjatë viteve të fundit, kanë sjellë pasiguri të mëdha në radhët e të rinjve. Duke u bazuar në statistikat zyrtare, sociologët thonë se rënia e ndjeshme e numrit të martesave dhe rritja e numrit të divorceve, e vendosin familjen shqiptare në krizë.

Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 110 mijë apo afro 64% e shtetasve që kanë emigruar në vitet 2011-2019, janë të rinj të moshës 15-34 vjeç dhe si pasojë grupmosha e 40-vjeçarëve beqarë në Shqipëri është e lartë.

Të paktën në dy dekada e fundit, mosha e martesës ka ndryshuar duke u vënë re një shtyrje të saj. Psikologia Marsida Simo, tregon në një analizë për Top Channel se dikur martesa ka qenë një etapë e jetës e cila shihej që duhej realizuar në rininë e hershme. Fëmijët këshilloheshin të lindeshin në moshë të hershme për arsye shëndeti, energjie dhe perspektive që të lindnin më shumë fëmijë në numër. Madje vajzat që në periudhën e pubertetit përgatiteshin që të ishin gratë e ardhshme ku duhet të dinin të ishin amvisa të zonja dhe të zotëronin disa aftësi që i kërkonte martesa, bashkëshorti, apo dhe farefisi i secilës palë. Me kalimin e kohës këto tradita dhe zakone janë zbehur, edhe pse janë ende funksionale kryesisht në zona rurale, apo zona më të thella. Vitet e fundit stili i jetës ka ndryshuar, i përshtatur edhe me frymën që vjen nga kultura të huaja, apo një ndryshimi të pa shmangshëm që po pëson në tërësi shoqëria dhe individi.

Përveç zbehjes së zakoneve, arsyet e shtyrjes së moshës së martesës janë kryesisht ekonomike dhe psiko-sociale. Së pari mund të përmendim se aspekti ekonomik lidhet me arsimin dhe formimin profesional i cili do të sigurojë të ardhurat. Ashtu si djemtë, edhe vajzat vendosin në përparësi situatën ekonomike. Këto kanë ardhur më së shumti prej sfidave ekonomike, por deri diku edhe me zhvillimin e rolit të vajzave dhe grave. Vajzat nuk e kornizojnë veten e tyre vetëm brenda familjes, por edhe jashtë saj, duke siguruar të ardhura apo duke u rritur profesionalisht.

Rritja e moshës së martesës sjell edhe uljen e numrit të fëmijëve, pasi dhe nga aspekti mjekësor doktorët këshillojnë një moshë optimale për të sjellë në jetë një fëmijë është 25-35 vjeç, pasi në të kundërt mund të rrezikojnë shëndetin e nënës, por edhe të vetë fëmijës.

Edhe bashkëjetesat si një formë e re e jetesës midis çifteve po zgjidhet si një mundësi e cila mund të reflektojë në një martesë në moshë më të vonshme. Kjo nënkupton se çiftet mund të nisin bashkëjetesën në një moshë më të re, por vendosin të legjitimojnë martesën disa vite më pas në një moshë më të madhe.

Emigrimi i djemve krijon një tjetër faktor për shtyrjen e martesës, pasi ka më shumë djem që largohen nga vendi duke prishur balancat në numra midis vajzave dhe djemve. /TCH/

Etiketa: beqaria

Lajme të lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Para
Primaret/ PD nxjerr afatin final për Tiranën, Durrësin e Elbasanin

Nga Hajdari te Berisha, garat formale për drejtimin e PD/ Historiku

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

Vëmendja më e madhe është e përqëndruar në Washington, aty ku po hidhet shorti i Botërorit. Nga 48 skuadra pjesëmarrëse,...

Lexo më shumë
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

“Alo… deputetë po pinë cigare në Kuvend”/ Inspektorati zbarkon në Parlament; Bardhi e Peleshi kundërshtojnë, Ministrja: Janë të autorizuar

19:36 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com