GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Berati dhe Tirana me rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore të familjeve

07:45 - 25/10/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Berati dhe Tirana me rritjen më të madhe të shpenzimeve mujore të familjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë 10 viteve të fundit, Berati është qyteti me ritmet më të larta të rritjes së shpenzimeve për konsum të familjeve, ndërsa nga ana tjetër, Gjirokastra është i vetmi qark ku shpenzimet e familjeve paraqiten me ulje -4% në raport me vitin 2009. Të dhënat u bënë publike nga INSTAT në seritë kohore që dolën nga anketat e buxhetit të familjeve.
Për shkak të bazës së ulët të shpenzimeve mujore, familjet në Berat shpenzuan në vitin 2020 mbi 43% më shumë se në vitin 2009. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në këtë qark, në vitin 2020, një familje shpenzonte mesatarisht 76,248 lekë nga rreth 53,114 lekë në vitin 2009.
Ndërsa, Gjirokastra ishte qarku i vetëm në të cilin shpenzimet e familjeve shënuan rënie. Në vitin 2020, një familje në Gjirokastër shpenzoi mesatarisht 72,923 lekë në muaj, nga 79,494 lekë në muaj në vitin 2009.
Sipas INSTAT, në vitin 20019, Gjirokastra ishte prefektura me nivelin më të lartë të shpenzimeve mujore të familjeve në rang vendi. Pas Gjirokastrës, shpenzimet më të larta i kishin familjet në Qarkun e Fierit me 76,242 lekë dhe në vend të tretë renditej kryeqyteti me 71,668 lekë në muaj.
Zhvillimet ekonomike dhe demografikë të viteve të fundit i kanë përqendruar burimet njerëzore dhe ato ekonomike në Tiranë. Kryeqyteti ka njohur ritme të larta të rritjes së shpenzimeve për familje në 10 vitet e fundit, teksa në vitin 2020 u rendit si qarku me nivelin më të lartë të shpenzimeve për frymë me 98,737 lekë në muaj.
Tirana ishte i vetmi qark me nivelin e shpenzimeve mbi mesataren kombëtare.
Në vitin 2020 janë së paku 7 qarqe që i kanë shpenzimet për familje më të larta se Gjirokastra. Ekonomia e rajonit të Gjirokastrës dominohet nga bujqësia (29.6% më 2020) tregtia dhe shërbimet (22.8%), aktivitetet e administratës publike (18.5%) pothuajse e pandryshuar gjatë 6 viteve të fundit, por ndërkohë popullsia e qarkut është plakur me shpejtësi.
Gjirokastra ka popullsinë më të plakur në vend, faktor ky që ndikon edhe shportën e shpenzimeve. Një popullsi më e plakur nuk shpenzon për argëtim dhe arsim, por gjithashtu ka një buxhet të kufizuar që buron më së shumti nga pensionet.
Zhvillimet në sjelljen e shpenzimeve konsumatore janë një sinjal për trendet e ardhshme të konsumit që burojnë nga plakja e popullsisë.
Gjatë 10 viteve të fundit ritmet më të larta të shpenzimeve të familjeve ishin të pranishme në qarqet e Beratit me rritje 43.6%, Tiranës me (37.7 %), Durrësit 37.3%, Korçës me 29.7%, ndërsa në anën tjetër, ritmet më të ulëta të rritjes/rënie ishin në Gjirokastër (-4.4%), Fier (4.7%), Lezhë (11.9%), Vlorë dhe Shkodër me nga 15% secila./Monitor

Etiketa: BeratirritjeshpenzimeTirana

Lajme të lidhura

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”
Aktualitet

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët
Aktualitet

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26
Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik
Breaking Views

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

08:01 - 12/03/26
Para
A duhet të vaksinohen gratë shtatzëna, mjeku jep informacion

Vaksinimi/ Kosova e para në rajon, Shqipëria dhe Bosnja të fundit në Europë

TË FUNDIT

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26

Shtetet e Bashkuara kanë autorizuar vendet te blejnë naftë dhe produkte nafte të Rusisë që aktualisht janë subjekt sanksionesh dhe...

Lexo më shumë
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
U dërgua me urgjencë në spital, humb jetën turisti austriak në Korçë

Nëna nuk e ushqeu me gji, foshnja 2 muajshe në Korçë rrezikon jetën

14:20 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com