GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Berberi i fal 740 mijë € djalit të Valentina Leskajt pa garë

14:10 - 03/10/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Berberi i fal 740 mijë € djalit të Valentina Leskajt pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i ARRSH, Evis Berberi,  do të shpenzojë 740 mijë euro vetëm për studimin dhe projektimin e një rruge dhe paratë do t’i marrë djali i Valentina Leskajt. Këto para mund të kurseheshin, sepse Autoriteti Rrugor Shqiptar i ka kapacitetet teknike ta sistemoj projektin (madje e ka gati), por drejtori Ervis Berberi ndjek planet e bëra me oligarkët për shpërndarjen e fondeve.

Këtë herë bëhet fjalë për prokurimin me objekt  “Studim Projektim aksi rrugor Elbasan – Lekaj, Korridori 8”, me fond limit 831 milionë lekë, ose 740 mijë euro.

Tenderi është dizajnuar për të zhvatur lekët e buxhetit të shtetit, pasi rruga e re që pretendohet të projektohet do të jetë sërish në gjurmët e së parës. Ajo që ndryshon është vetëm pikënisja që do të jetë bypass i Elbasanit. Sipas projekt idesë që shoqëron dokumentet e tenderit, segmenti me gjatësi 40 km do të jetë “rrugë interurbane kategoria A”.

Megjithatë, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka vendosur ta shesë atë që ekziston si një projekt të ri, ndërkohë që me këtë fond mund të riparohej rruga e lënë pas dore.

Për këtë tender janë paraqitur 6 oferta, por siç tregohet në dokumente, 5 prej tyre janë përjashtuar që në fazën e parë të garës. Kështu i është hapur rruga ofertës së paraqitur nga bashkimi operatorëve “PNI-2001”  & “G & K” & “GeoENG” & “ABKONS”, me vlerë 760 milionë lekë.  Tre kompani janë fasadë për oligarkun Leskaj që janë mësuar të marrë pjesën luanit në tenderë dhe koncesione.

Në këtë pikë tregohet qartë që këto kompani në bashkëpunim e përfituan tenderin pa konkurrencë. E pritshme të ndodhte kjo, kur dihet cili është në lojë.

 

E kemi fjalën për firmën “ABKONS, që është në pronësi të Besnik Leskajt, djali i ish-deputetes Valentina Leskaj.

Falë lidhjeve politike dhe posteve që ka gëzuar, Leskaj ka pasur privilegj në përfitimin e tenderëve me vlera të larta dhe koncesioneve.

Edhe ketë herë, Besnik Leskaj përfitoi bashkë me shokët e tij 740 mijë euro vetëm për të studiuar se ku do të kryhen punimet për një pjesë të aksit Elbasan – Lekaj. Me pak fjalë, paratë do të jenë për vizatimin e zgjerimit të rrugës ekzistuese. Të gjitha studimet bazë (relievi, gjeologjike, hidrologjike, kadastrale, teknike) ekzistojnë qysh kur rruga u projektua dhe u ndërtua me fondet e BE-së.

Këtu vlen të theksojmë se kishte oferta të tjera më të lira, por Leskaj ia doli t’i merrte këto para. Ndërkohë, siç tregohet në dokumentin më poshtë, për shkak të riskut të lartë të korrupsionit që përmban kjo procedurë, monitoruesi Open Data Albania e ka shënuar këtë tender me “Flamur të kuq”.

Lexo edhe: Nis me korrupsion hekurudha Durrës-Prishtinë, anulohet tenderi për djalin e Valentina Leskajt

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

Etiketa: \abzuzimBesnik leskajEvis BeberitenderValentina Leskaj

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Mblidhen deputetët e opozitës, të pranishëm Berisha dhe Bardhi

Mblidhen deputetët e opozitës, të pranishëm Berisha dhe Bardhi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com