GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Berberi mbush gropat tek “Plepat”, iu fal 1.2 MLD lekë Varakut dhe Memës

14:04 - 13/09/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Berberi mbush gropat tek “Plepat”, iu fal 1.2 MLD lekë Varakut dhe Memës

Berberi mbush gropat tek “Plepat”, iu fal 1.2 MLD lekë Varakut dhe Memës

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tender, asfalt, fonde, degradim, tender sërish. Kjo është rruga ku zhduken paratë e mirëmbajtjes së akseve rrugore. Prej shumë vitesh nuk është vënë dorë tek nyja Shkozet-mbikalimi Plepa, që vazhdon të jetë një nga rrugët me gjendjen më të degraduar në vend.

Në gusht të këtij drejtori i ARRSH, Evis Berberi vendosi të nënshkruajë një kontratë për riparimin e kësaj rruge. Por siç duket në dokumentin më poshtë, ai e finalizoi prokurimin në shkelje të ligjit.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt  “Riveshje dhe sistemim asfaltim nyja Shkozet mbikalimi Plepa”, për të cilin do të shpenzohen 1.2 miliardë lekë.

Sigurisht që për këto projekte me vlera të majme janë vënë në lëvizje të gjithë “ujqërit e tenderëve”. Në kontratë tregohet se 17 firma kanë paraqitur ofertat e tyre. Por, duke i qethur të gjitha nga lista, Berberi ia fali tenderin pa garë firmës  A.L-ASFALT, në pronësi të biznesmenëve të njohur për abuzime me fondet, Astrit Varaku dhe Luan Mema. Pavarësisht se një tjetër kompani kishte ofertë më ekonomike, drejtori i ARRSH nuk e përfilli këtë kriter.

Asfalti do të vonojë të hidhet deri sa të ndahet paraja publike mes “ujqërve të tenderëve”. Një prej operatorëve ekonomikë ka ankimuar procedurën “Supervizion punimesh Riveshje dhe sistemim asfaltim nyja Shkozet mbikalimi Plepa”.

Por, pavarësisht ankesave nga operatorëve dhe të dhënave abuzuese që janë nxjerrë në pah nga vlerësuesi i Open Data Albania, Berberi ka vendosur që këtë tender t’i dhurojë firmës A.L-ASFALT.

Kështu, më datë 12 shtator 2023, është publikuar kontrata, ku shihet fituesi.

Janë 12 miliardë lekë që ikën nga taksat e qytetarëve dhe bashkëpunimi do të vazhdojë me mikun që Berberi kishte përzgjedhur këtë herë.

Sa i përket rrugës, është e ditur që do të ndodh si me çdo rrugë tjetër, do t’i mbulohen me një shtresë asfalti gropat e krijuara.

Ndërkohë vlen të theksojmë se sipas raportit të KLSH,  ër Autoritetin Rrugor Shqiptar janë akorduar fonde buxhetore shtesë në vlerën prej 1,400,000,000 lekë.

Nëpërmjet të cilit është kryer likuidimi i të gjithë detyrimeve të prapambetura, për kontratat e mirëmbajtjes.

Në fund të vitit 2021 detyrimet arrijnë vlerën prej 133, 711, 658 lekë, për shkak të detyrimeve të krijuara rishtazi, dhe përbëhen vetëm nga vendimet gjyqësore. Për vitin 2022 Shpenzimet operative janë realizuar gjithsej në vlerën prej 3,209,203,000 lekë ose 99.7 % e parashikimit. Në përbërjen e këtyre shpenzimeve 93.46 % ose 2,999,456,360 lekë e zënë kontratat e mirëmbajtjes dhe 7.54 % ose 209,746,640 lekë e zënë shpenzimet administrative.

Shpenzimet për investime kapitale janë realizuar gjithsej 14,399,404,000 lekë, nga ku 76 % ose 10,942,684,363 lekë janë shpenzime kapitale me financim të brendshëm dhe 24 % ose 3,456,720,000 lekë janë shpenzime kapitale me financim të huaj. Ja me këto arnime i vjedh fondet Berberi!

Lexo edhe: Nipi i Sadri Abazit ankohet për tunelin e Kërrabës, Berberi “qeth” 4 mln Euro

Etiketa: abuzimARRSHErvis BerberikontratamiremebajtjesplepaShkozettender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Dhuna e Rrajave, Prokuroria kërkon riekspertim mjeko-ligjor për Bilbil e Jashar Majën

Dhuna e Rrajave, Prokuroria kërkon riekspertim mjeko-ligjor për Bilbil e Jashar Majën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

Kristjan Asllani pritet të jetë në stol ndaj Fenerbahçes. Trajneri Sergen Jalçin do të befasonte kështu mesfushorin shqiptar, pikërisht para...

Lexo më shumë
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com