GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Bëri bashkë krimin, politikën dhe biznesin/ Festa e Ergys Agasit në resortin në Tiranë

në KRYESORE, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Bëri bashkë krimin, politikën dhe biznesin/ Festa e Ergys Agasit në resortin në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Klodiana Lala

Ish-numri dy i qeverisë, Arben Ahmetaj, dikur i etiketuar si TIGRI i qeverisë e tashmë një i shumëkërkuar ndërkombëtarisht, për aferën e incenetorëve, ngre akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ai flet për takime të Ramës me bossë të mafias në zyrën e tij brenda godinës së qeverisë.

“I takon bosët e mafias në zyrën e tij në selinë e kryeministrisë, e kam parë”, thotë Ahmetaj.

Ai akuzon si ndërmjetësues të takimeve të Ramës me botën e krimit, Ergys Agasin, sot një prej njerëzve më të besuar të Ramës, që i ka besuar qarkun e Durrësit.

Report sjell në kujtesë edhe një takim të Ramës me Luftar Hysën, që sipas shkrimit konsiderohet nga autoritetet kanadeze si një ndër pastruesit e parave kryesorë për kartelin e “Sinaloas”.

“E kam takuar vetëm një herë dhe pastaj kurrë më”, përgjigjet Rama kur pyetet nga gazetari Italian, sipas asaj që kanë zbardhur mediat në vendin fqinj.

Dy muaj pas këtij takimi – thekson më tej shkrimi ne mediat italiane – biznesmeni Hysa mori liçencën për të hapur një kazino në një hotel luksi në Vlorë.

Këto janë pak a shumë vetëm disa nga pikat ku ndalet investigimi. Por të kthehemi të realiteti shqiptar.

Ergys Agasi, është një emër i lakuar për lidhje të mundshme me njerëz të krimit. Ai mori frerët e PS-së në Durrës, duke u shndërruar në njeriun besnik të Ramës, pas “rënies” së Vangjush Dakos. Një emër, që sot kontrollon çdo qelizë të institucioneve në qytetin bregdetar.

Çdo emërim drejtori në postet kyçe në administratë, kërkon emërimin e tij.

Me një fjalë, për të treguar sa fuqi ka ky person po ju rrëfej vetëm një detaj.

Pak kohë më parë, ai organizoi një festë në një resort në periferi të Tiranës, ku bëri bashkë krimin, politikën dhe biznesit.

Policia i ka faktet në dorë. Detajet e festës janë të filmuara, SPAK ka mundësinë t’i hetojë.

Në lidhje me Luftar Hysën, që për shumëkënd ishte një person i panjohur për shkak se biznesin e kishte ngritur në Meksikë dhe Kanada, autoritetet (SPAK) së fundmi ka shkëmbyer informacion me partnerët në lidhje me të, edhe pse detajet mbahen në sekret të plotë.

Që në Shqipëri qeveria është e kapur nga krimi, kjo dihet dhe faktet janë publikuar nga mediat në Shqipëri rast pas rasti.

Që në Shqipëri pastrohen para në kulla e grataçela, edhe ky është një fakt që dihet botërisht.

Që zgjedhjet blihen edhe ky është një fakt i pakundërshtueshëm.

Ndaj nisur nga investigimi i emisionit REPORT në televizionin italian “Rai 3” SPAK ka detyrën të çelë një dosje penale.

Të hetojë dhe zbardhë nëse kryeministri pret në zyrë bosë të mafias, çfarë iu ka kërkuar dhe çfarë ka marrë në këmbim.

Të bllokojë paratë e krimit dhe të zbardhë krimet zgjedhore. Është detyrë e prokurorëve specialë.

Emërimet e Ergys Agasit në Durrës:

Xheni Beqaj (kunati i Fatmir Troplinit) – Drejtor i Targave dhe Patentave;

Gerti Hoxha (djali i hallës së Ergys Agasit);

Drejtor rajonal i OSHEE-se për Qarkun Durrës;

Arsen Agasi (djali i xhaxhait te Ergys Agasit) shef i AKU për Portin;

Klesti Cela, kunati i Agasit –  Drejtor ASHK Tirana Rurale;

Lista është me e gjatë, do ta përditësoj pasi të bëj verifikimet

Një Gjush i 339 bie, mijëra ngrihen!

*Marrë nga “FB” i autores

Etiketa: Edi RamaErgys AgasiKlodiana LalaKryesore1

Lajme të lidhura

As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot
OP-ED

As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot

11:53 - 11/07/26
Ambasadori i OSBE, Michel Tarran: Protestat, pjesë normale e demokracisë! Nevojitet dialog
Breaking Views

Ambasadori i OSBE, Michel Tarran: Protestat, pjesë normale e demokracisë! Nevojitet dialog

23:05 - 10/07/26
Nesër thirrje për protestë kombëtare/ Protestuesit: Qeveria nuk shpërndan bukë për popullin, por bileta falas për Kanye West
Breaking Views

Nesër thirrje për protestë kombëtare/ Protestuesit: Qeveria nuk shpërndan bukë për popullin, por bileta falas për Kanye West

21:18 - 10/07/26
Para
Babai plagos me thikë djalin. Detajet çfarë ndodhi në familje

Fier/ Një 65-vjeçare i jep fund jetës, hidhet nga ballkoni

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: Kryengritja paqësore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare
Aktualitet

Berisha: Kryengritja paqësore qytetare po gjen mbështetje të madhe ndërkombëtare

12:51 - 11/07/26

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se protesta 41-ditore qytetare po merr mbështetje të gjerë ndërkombëtare. Në një bashkëbisedim...

Lexo më shumë
Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, qytetarët: Disa akoma s’janë kthyer në banesat e tyre pas tërmetit

Qeveria dha 4 mln euro për Kanye West, qytetarët: Disa akoma s’janë kthyer në banesat e tyre pas tërmetit

12:39 - 11/07/26
“O Rame, ky nuk e di ku bie Shqipëria!” Aktivisti Gent Progni zbulon gafën e Kanye West, këngëtari s’e ka idenë se ku do të këndojë

“O Rame, ky nuk e di ku bie Shqipëria!” Aktivisti Gent Progni zbulon gafën e Kanye West, këngëtari s’e ka idenë se ku do të këndojë

12:21 - 11/07/26
As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot

As Edi Rama, as Kanye West s’i mposhtin dot flamingot

11:53 - 11/07/26
Zhupa shprehet se  realiteti kërkon dorëheqjen e Ramës, reagon Balla: Zogjve të bufit ju duket vetja si flamingo

Zhupa nxjerr videon: Aeroporti në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë, si gënjeu Balla në Strasburg!

11:38 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com