GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Historinë e bëjnë guximtarët”, Berisha paralajmëron protestën e radhës: Përballje me kryehajdutin Rama dhe bandën e tij

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Historinë e bëjnë guximtarët”, Berisha paralajmëron protestën e radhës: Përballje me kryehajdutin Rama dhe bandën e tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për mbyllje të çështjeve hetimore të tij dhe Belinda Ballukut.

Në fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar, Berisha u shpreh se Rama ka tentuar të mbyllë afera që sipas tij arrijnë në 1.2 miliardë euro.

Ai theksoi se situata kërkon reagim qytetar, duke bërë thirrje për protesta si mjetin e vetëm për të ndalur atë që e quajti “një e keqe e madhe” për vendin.

“Rama mendoi se mbylli afera te tij që shkojnë 1.2 mld të tij me Lubi Ballukun. E vërteta është që pas 3 muajsh ai i mbylli dyert përfundimisht organit të akuzës. E mbylli dosjen e tij me Ballukun, e mbylli me prokurorët. Pavarësisht se një seri vendesh të BE kërkuan që prokuroria e vendit të mos pengohej në funksionimin e saj. Sot ai mendon dhe ndihet më i fortë se kurrë, bazuar në aktet kriminale që ka marrë, prandaj sot beteja jonë është më jetike se kurrë në këtë vend. Në ndërgjegjen e cdo shqiptari duhet të jetë e qartë thellë se rruga e vetme për të ndaluar këtë të keqe të madhe është protesta. Rama nxori veten mbi ligjin, nuk pyet më për kushtetutë, as për partnerët tanë ndërkombëtare. Në këto kushte ne do ngrihemi edhe më fuqishëm, ky është misioni ynë. Ky mision sot është më i rëndësishëm se në cdo kohë. Nuk mund të mbyllë kurrsesi afera që i kanë kushtuar miliarda qytetarëve shqiptarë”, deklaroi lideri i opozitës.

Berisha deklaroi se përgjigjja ndaj mburojës që kryeministri i ka bërë vjedhjeve janë vetëm protestat, datën e të cilës tha se do ta njoftojë shumë shpejt.

“Të përgatitemi për kryengritjen e radhës më të fuqishme që ka njohur Shqipëria, për t‘i treguar atij se kurrë nuk pajtohemi ne me këtë veprimtari. Duhet të ngrihemi në emër edhe të atyre shqiptarëve që nuk ngrihen dot nga frika. Kështu është, historinë e bëjnë guximtaret, ndaj kryengritja tjetër duhet të jetë më e fuqishme. Kjo duhet të jetë përgjigjja jonë ndaj dhunës shtazore që përdori Rama në 17 prill. Kjo duhet të jetë përgjigjja ndaj mburojës së vjedhjes së tij. Ne nuk pajtohemi kurrë, ndaj pas kësaj mbledhje fillojmë përgatitjet për protestën e ardhshme, datën e të cilës do ta shpallim shumë shpejt”, tha Berisha.

 

Etiketa: berishaprotesteRama

Lajme të lidhura

E rëndë në Shëngjin, 18-vjeçari gjendet pa shenja jete në det
Aktualitet

E rëndë në Shëngjin, 18-vjeçari gjendet pa shenja jete në det

13:40 - 24/08/26
Emigranti udhëton 5 orë nga Greqia për të takuar Ramën: Ta shoh njëherë udhëheqësin dhe le të vdes pastaj!
Aktualitet

Emigranti udhëton 5 orë nga Greqia për të takuar Ramën: Ta shoh njëherë udhëheqësin dhe le të vdes pastaj!

13:16 - 24/08/26
Guroret kthehen në shqetësim për banorët e Dimalit: Na mbyti tymi!
Aktualitet

Guroret kthehen në shqetësim për banorët e Dimalit: Na mbyti tymi!

12:55 - 24/08/26
Para
Berisha: Rama po fsheh të vërtetën mbi integrimin, delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve

Berisha: Rama po fsheh të vërtetën mbi integrimin, delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve

Discussion about this post

TË FUNDIT

E rëndë në Shëngjin, 18-vjeçari gjendet pa shenja jete në det
Aktualitet

E rëndë në Shëngjin, 18-vjeçari gjendet pa shenja jete në det

13:40 - 24/08/26

Një 18-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin. I riu është gjetur pa shenja jete...

Lexo më shumë
Emigranti udhëton 5 orë nga Greqia për të takuar Ramën: Ta shoh njëherë udhëheqësin dhe le të vdes pastaj!

Emigranti udhëton 5 orë nga Greqia për të takuar Ramën: Ta shoh njëherë udhëheqësin dhe le të vdes pastaj!

13:16 - 24/08/26
Guroret kthehen në shqetësim për banorët e Dimalit: Na mbyti tymi!

Guroret kthehen në shqetësim për banorët e Dimalit: Na mbyti tymi!

12:55 - 24/08/26
Qëndrimi ndaj Ballukut/ Berisha: Gjykata Kushtetuese është strofulla e fundit e hajdutëve, njerëz pa dinjitet

Berisha: Rama dhe Lubia duan të vjedhin 130 milionë euro me aeroportin e Vlorës, e kanë vendin në burg

12:53 - 24/08/26
Irani sulmon me raketë edhe Turqinë, reagon Ankaraja: Kemi të drejtën për t’u kundërpërgjigjur

Irani kërcënon Bullgarinë: Nëse ndihmon SHBA, do të godasim burimin e sulmit

12:35 - 24/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com