GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Berisha: 20 shkurti është dita “o burra të shpëtojmë Shqipërinë”

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Berisha: 20 shkurti është dita “o burra të shpëtojmë Shqipërinë”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“20 shkurti është dita, ‘o burra të shpëtojmë Shqipërinë’, është dita e të gjithë shqiptarëve që zotohen ti dalin zot kombit nga ky shkatërrim”, iu drejtua mbështetësve të tij ish-Kryeministri Sali Berisha, në tubimin e pasdites së sotme, ndërsa kreu demokrat prej 30 dhjetorit është vendosur në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Berisha tha se 20 shkurti më shumë se çdo gjë tjetër është dita e dinjitetit tonë.

“Sot ne jemi njerëzit më të përçmuar të Ballkanit, të Europës dhe më gjerë.

Sot ne jemi njerëzit më të nëpërkëmbur. Regjimi që sundon Shqipërinë, kontrollon vullnetin dhe votën tonë.

Shkatërron çdo ëndërr, mundësi dhe alternativë ndryshimi. Si asnjë komb tjetër ne përjetojmë një mobokraci, një diktaturë bande.

20 shkurti është dita të marrim Shqipërinë në dorë, është dita ti dalim vetes tonë, është dita të vendosim në piedestal dinjitetin tonë, është dita të ndahemi përgjithmonë nga tiranë të cilët përçmojnë dhe shkelmojnë dinjitetin dhe qenien tonë.

Ne jemi njerëzit më të përçmuar.

Ne jemi njerëzit më të shpërfillur sepse të gjithë sa jemi këtu dhe kudo që ndodhemi, më shumë se gjysmën e të njohurve tanë nuk i kemi më në Shqipëri.

Janë larguar nga një tokë e bekuar sepse Edi Rama dhe klika e tij, organizata e tij kriminale, rilindja e tij kriminale e shndërroi Shqipërinë, dheun e tyre në tokë të mallkuar.

Ka shumë sot që e quajnë kombin tonë, një komb që po merr fund, që po shuhet, një komb që gradualisht po vdes. Dhe këta nuk janë armiq të Shqipërisë, por vëzhgues, soditës.

Mjerisht shqiptarët vetë janë të tillë. Kurrë ndonjëherë këtë katastrofë kombëtare nuk duhet ta pranojmë.

Nuk duhet të pranojmë këtë proces shkatërrimtar mbi qenien tonë kombëtare.

20 shkurti është dita, ‘o burra të shpëtojmë Shqipërinë’.

20 shkurti është dita të përballemi me më të keqen që kombi ka njohur në histori.

20 shkurti është dita e guximit pra, është dita në të cilën ne duhet të ftojmë për mbi 1 milionë shqiptarë që u larguan nga Shqipëria të përzënë nga kushtet e këtij regjimi.

20 shkurti është dita e të gjithë shqiptarëve që zotohen ti dalin zot kombit nga ky shkatërrim, si asnjë luftë tjetër”, tha Berisha.

Etiketa: berishaKryesore1protesta

Lajme të lidhura

DW: Kryeministri Rama përjashtoi dorëheqjen, studentët vijojnë protestat në Tiranë
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestave, Gjykata e Tiranës liron 8 të mitur

14:46 - 22/10/26
U la në “arrest me burg”/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së për Ergys Agasin, ja akuzat që rëndojnë ndaj biznesmenit
Aktualitet

Ergys Agasi kërkon në GJKKO kthimin e kamerës së sekuestruar në zyrën e tij

14:30 - 22/10/26
IDC-CDI thirrje Ramës: Shqiptarët e përcaktojnë vetë të ardhmen, angazhohuni për krijimin e një qeverie teknike
Aktualitet

IDC-CDI thirrje Ramës: Shqiptarët e përcaktojnë vetë të ardhmen, angazhohuni për krijimin e një qeverie teknike

14:13 - 22/10/26
Para
Meta: 20 shkurti, mundësi e shkëlqyer që qytetarët të…

Meta: 20 shkurti, mundësi e shkëlqyer që qytetarët të...

Discussion about this post

TË FUNDIT

DW: Kryeministri Rama përjashtoi dorëheqjen, studentët vijojnë protestat në Tiranë
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestave, Gjykata e Tiranës liron 8 të mitur

14:46 - 22/10/26

Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e tetë të miturve të arrestuar gjatë protestave të ditëve të fundit, pasi ka...

Lexo më shumë
U la në “arrest me burg”/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së për Ergys Agasin, ja akuzat që rëndojnë ndaj biznesmenit

Ergys Agasi kërkon në GJKKO kthimin e kamerës së sekuestruar në zyrën e tij

14:30 - 22/10/26
IDC-CDI thirrje Ramës: Shqiptarët e përcaktojnë vetë të ardhmen, angazhohuni për krijimin e një qeverie teknike

IDC-CDI thirrje Ramës: Shqiptarët e përcaktojnë vetë të ardhmen, angazhohuni për krijimin e një qeverie teknike

14:13 - 22/10/26
Të rinjtë zhvendosen te Kryeministria dhe rrëzojnë stolat e gurëve të Ramës: Nuk ka dialog, jep dorëheqjen!

Të rinjtë zhvendosen te Kryeministria dhe rrëzojnë stolat e gurëve të Ramës: Nuk ka dialog, jep dorëheqjen!

13:54 - 22/10/26
Pas tensioneve në Kuvend, studentët dhe pedagogët marshojnë drejt Kryeministrisë

Pas tensioneve në Kuvend, studentët dhe pedagogët marshojnë drejt Kryeministrisë

13:44 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com